Shënim: Homazh për Agim Qirjaqin, në tre vjetorin e ndarjes nga jeta

Ka pak njerëz që zotërojnë një talent superior, jo vetëm në profesion, por edhe në shpirt. Një nga këta ka qënë artisti i shquar Agim Qirjaqi. Të jesh student, pastaj regjisorë dhe mik i një njeriu të tillë është një shans që jo të gjithë mund ta kenë. Unë e pata atë shans.
I dashur profesor! Të jam mirënjohës për mundësinë e artë që më dhe për t’u bërë pjesë e suksesit tuaj. Ju ishin nga ata aktorë që nuk pranonit një sukses të zbehtë. Ju ndiçonit dhe tek të gjithë ne që ju rrethonim, projektohej drita juaj. Ju nuk pranonit të ishit asnjëherë figurant, as në kohën kur shtrohej dilema “të jetë a të mos jetë Teatri Kombëtat”. Ju në atë kohë ishit një protagonist i guximshëm, por ndryshe nga skena ku ne shikonim përmasat gjigante të talentit tuaj, aty ju shfaqët epërsinë e karakterit tuaj. Meritat dhe kontributin tuaj të paçmuar historia do ta marrë dhe do ta vendos në tempullin e lavdisë.
Ata që ju kanë njohur nga afër sot, në këtë përvjetor do të donin të thonin shumë për ju. I dashur profesor. Ju tani jeni bërë qiellor, por jehona e duartrokitjeve tona për ju do të mbërrijë gjithmonë aty lart. Kiço Londo (marrë nga DITA)
Foto LSA: Regjisori Dhimiter Anagnosti dhe gruaja e tij Roza Anagnosti, gjate homazheve për Qirjaqin, ne hollin e Teatrit Kombetar. Aktori u nda nga jeta ne moshen 59 vjecare në 28 Mars 2010
Comments
Vërtet një aktor i madh dhe i
<p>Vërtet një aktor i madh dhe i takojnë të gjitha nderimet të paktën kemi se me çfarë të mburemi në këtë hauz që po na mbyt</p>
Add new comment