Ç’po ndodh me ‘Integrimin”?

Postuar në 27 Mars, 2013 17:09

Ende mungojnë analizat mbi domethënien dhe rrjedhojat e bojkotit të PD-së në seminarin Just BE organizuar nga përfaqësia e BE-së në Tiranë me pjesëmarrjen e komisionerit për zgjerimin, Stefan Fule, dhe kreut të delegacionit të Parlamentit Europian për Ballkanin, Eduard Kukan. Vulën e vuri një deklaratë e ministres së integrimit Majlinda Bregu (“burime pranë ministrisë bëjnë të ditur se Bregu nuk ka mundur të jetë prezent për shkak të angazhimeve të saj dhe axhendës së ngjeshur që ka pasur” – citonte Shekulli Online). Që ministrja e Integrimit të ketë punë më të rëndësishme se takimi me zyrtarin më të lartë të BE-së për Integrimin, kjo është vërtet mbresëlënëse.

Si do përkthehet kjo sjellje në Bruksel? Dhe pse komisioneri Fule e ‘zhvendosi’ këtë herë peshën e ‘misionit’ integrues nga partitë te shoqëria civile? “Ne gjithmonë kemi thënë se perspektiva evropiane nuk i përket vetëm qeverisë, por edhe shumë aktorëve të tjerë që duhet të marrin pjesë në këtë proces në mënyrë që pronësinë e këtij procesi ta kenë të gjithë dhe shoqëria civile është njëri prej këtyre aktorëve tejet të rëndësishëm – tha ai në një intervistë me Ilva Taren.

Të njëjtën gjë ka theksuar sot në një takim në Lushnjë i vetmi titullar institucioni shtetëror shqiptar i ftuar në panelin e Just BE, Avokati i Popullit Igli Totozani. Madje ky i fundit vëren edhe “pesimizëm” mbi integrimin. Citohet Totozani: “E ardhmja jonë nuk është as nacionalizmi, as pesimizmi mbi integrimin qoftë ky fals apo i vërtetë. E ardhmja është realizimi i ëndrrës së qytetarëve për tu bërë pjesë e vlerave dhe standardeve të Europës së Bashkuar. Procesi i integrimit është pronë e qytetarit shqiptar. Të mos lodhemi së kërkuari Europën…” a.n.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.