Arkiv-Lajme
Sondazhi i SH. Online, Rama del kandidati më i preferuar për Tiranën nga PS. Berisha, i dyti nga PD
PORTRET: Boris Berezovsky, miliarderi rus, armik i Putin, i gjendur i vdekur mbrëmë në Londër në rrethana misterioze
Fyle nesër në Tiranë, por nuk takon asnjë politikan! Hamëndesimet e medias
Fyle vjen në Tiranë të Hënën, dhe nuk do të takojë asnjë politikan, sipas mediave të Tiranës. Komisioneri për Zgjerim në BE, që ka në “dorë” integrimin e Shqipërisë, do të marrë pjesë në konferencën “Just BE” dhe do të takojë vetëm përfaqësues të medias, shoqërisë civile dhe biznesit.
Eduard Selami dhe lista e të dorëzuarve, në një shkrim të M. Nanos
Në një shkrim të sotëm te Shqip, Mustafa Nano vendos të shkruajë për Eduard Selamin, shtysë që i erdhi, siç thotë, pasi e pa në tribunën e PD “të lumtur si një fëmijë” dhe pasi e dëgjoi të thotë se “fitorja e PD është fitorja e Shqipërisë.”
Zv. Ministri Bozdo akuzon Ramën se i detyron deputetët të votojnë kundër
Eno Bozdo, zv/Ministër i Ekonomisë, ka akuzuar sot Edi Ramën si “mace e zezë e ekonomisë”. Bozdo ka rreshtuar shumë arsye pse ndodh kjo, duke e konsideruar Ramën përgjegjësin e vetëm që i “detyron” deputetët të votojnë.
Lista e akuzave të Bozdos, sipas Panoramës, ishte pak a shumësi më poshtë:
Pashaj e quan Berishën dashnor të fjalës së burgosur dhe të pushtuar
AK gjithashtu ka dalë në mbrojtje të Top Channel, e zbuar pas një vendimi gjyqësor të dyshimtë nga Ekspozita Shqipëria Sot, ku ishte nën një kontratë afatgjatë me vetë shtetin shqiptar. Nënkryetari i saj, Myslym Pashaj, njeriu që denoncoi i pari marrëveshjen e shitjes së ujërave Greqisë, është shprehur me tone të forta, duke ironizuar “dashnorin e fjalës së lirë”.
Gjinushi sulmon LSI, është gjysmë-molla (e korruptuar) e Sali Berishës
Gjinushi i është kthyer me një intervistë te MAPO çështjes së aleancave. Sipas tij: “..përfituese është padyshim partia e parë brenda koalicionit. Pra, ajo merr nga të tjerët. Dhe pyetja shtrohet: a do kthejë ndonjë gjë për të tjerët? Kaq. Marrëdhëniet e reciprocitetit, sinqeritet dhe të stimulimit reciprok… patjetër do gjetur një mënyrë”.
Nëse të gjithë deklarojnë para të huajve që do të fitojnë zgjedhjet, a mos do thotë që asnjëri s’do të pranojë humbjen?
Guvernatori Dean, ish-kandidat për president në SHBA, ka dhënë një intervistë për Vizion plus, ku është shprehur se “...të gjithë politikanët që takuam në Tiranë, thanë se do t’i fitojnë ata zgjedhjet dhe jo pala tjetër.”
Rama: Berisha me 10 mijë km rrugë të shtruara, paskërka asfaltuar një rruge të gjatë sa vija ajrore Tiranë – Tokio!
Në blogun e vet, Rama ka publikuar një koment mbi punësimin e asfaltimin e rrugëve, duke ironizuar premtimet dhe realizimet e ekzagjeruara të qeverisë. Shkruan:
Ngjarje historike: Dy papë që takojnë njëri-tjetrin. Të gjallë!
Ecin së bashku pas darke duke i përcjellë njëri tjetrit përshtypjet e tyre mbi prioritetet e Kishës. Dy papët, ai i riu e ai i vjetri, i flasin njëri tjetrit me "ju", siç raporton La Stampa, dhe në ajër ndjehet fakti që janë protagonistë të një ngjarjeje të paparë në histori. Pastaj imazhet e Qendrës Televiziive të Vatikanit tregojnë Papën Francis dhe Benedikt në bisedë, të ulur në një dhomë. Mbi tavolinën e ulët që i ndan, gjendet një kuti e bardhë dhe brenda kësaj ka një zarf të mbyllur.
Dy papët, të gjunjëzuar para imazhit të Zojës janë lutur së bashku.