Arkiv-Lajme
Shqipërisë i sjell fat fanella e bardhë me vija te kuqe
FOTO LAJM - Hamdi Salihi në momentin e shënimit të golit. (Kombëtarja kuqezi ka mposhtur ne shtepi, ne Oslo, Norvegjine me rezultatin e ngushte 1 me 0, me nje gol te shenuar nga Salihi ne minuten e 67-te. Minutat e fundit rezervuan mjaft ankth pas daljes me te kuqe te Lilës. Pjesa e pare u mbyll me rrjeta te paprekura. Kuqezinjte sot mbajtën nje fanelle te bardhe me vija te kuqe.
E kam lidhur fatin tim politik me këtë rezolutë - thotë Idrizi
Kreu i PDIU-së thotë se është i bindur se rezoluta çame do të kalojë në Kuvend. Në një intervistë për “Bugajski Hour”, Idrizi tha se e ka marrë nja premtim të tillë nga dy partitë e mëdha. Ai u shpreh se nëse rezoluta nuk miratohet, do të japë dorëheqjen. “Pa dyshim përpara zgjedhjeve, do ta quaja totalisht të paarsyetuar qëndrimin e dy partive kryesore politike nëse do ta shtynin për në kalendat greke, dhe siç është lënë dhe dakord, të mos bëhej brenda kësaj legjislature.
Të luftosh me trup në Parlament
Nuk është e pazakonshme për deputetët ukrainas të dalin nga ndërtesa e parlamentit me kostume të grisura dhe me fytyra të gjakosura. Fotot dhe filmimet me deputetë duke rënë dhe duke u ngritur mbi njëri tjetrin, bëjnë shpesh xhiron e botës.
Aflatoksina "misterioze" e Shqipërisë - shkruan REL
Autoriteti i Kontrollit të Ushqimit nuk e deklaroi asnjëherë nivelin e aflatoksinës të konstatuar në disa produkte të qumështit të tregtuara në Shqipëri, apo edhe të destinuara për eksport. Analizat u kryen jashtë vendit, në një laborator të specializuar dhe vërtetuan se niveli i aflatoksinës ishte dy apo tre herë më i lartë sesa norma që ka vendosur Bashkimi Evropian. Zyrtarët e Ministrisë së Bujqësisë thanë se megjithatë produktet janë të sigurta dhe se kjo normë në të gjitha rastet është deri në 8 herë më e ulët se ajo që zbatohet në SHBA për të njëjtën sasi qumështi.
Koalicion PS-AK pas 7 prillit? Me ç'kushte?
Gazeta Shqip citon sot anonimisht një zyrtar të rëndësishëm të selisë rozë të ketë thënë se të flasësh aktualisht për një formulë të sigurt fituese [për koalicionin PS-AK] është herët, pasi kemi të bëjmë me një fuqi ende virtuale, edhe pse të shprehur konkretisht me një pjesëmarrje popullore.
Marjan Gryka flet për Azemin e Berishën; por ai në një farë mënyre bën historinë e 23 viteve të “demokracisë”
Në numrin e sotëm të gazetës Dita ish publikuar një intervistë e ish rojes së trupit të Azem Hajdarit, dhënë disa ditë më parë radios kosovare “Zëri i Mitrovicës”. Është një intervistë që shpjegon në mënyrën e vet (ndoshta është mënyra më e saktë) gjithë historinë shqiptare të 23 viteve të fundit. Ja disa pohime të marra nga intervista:
Policia që i mëson vendimet e Gjykatës nga media (dhe “republika” e largët e Përrenjasit)
Shefi i Seksioneve të Krimeve të Rënda në Policinë e Tiranës, Luan Hamzollari është intervistuar nga gazetari Roland Qafoku lidhur me rastin ‘Prenjasi’. Gazetari ka këmbëngulur gjatë gjithë intervistës për të kuptuar pse policia nuk ka mbajtur nën vëzhgim një person me precedentë të qartë pedofilie dhe përse as nuk ka dyshuar tek ky person 4 muaj rresht pas denoncimit të zhdukjes së një fëmije pikërisht në zonën ku ky banonte. Zyrtari i lartë i policisë i shmanget vazhdimisht kësaj përgjigjeje, madje ai pohon se vendimin e gjykatës për Prenjasin e kanë marrë vesh këto ditë nga media.
Express i Kosovës, nga nesër vetëm online
Ajo që po ndodh në gjithë botën me shtypin e shkruar, nuk ka lënë pa prekur edhe Kosovën. Mbyllja e gazetave të shtypura, të cilat kanë qëndruar për një kohë të gjatë në treg, po bëhet fenomen edhe te ne. Pas mbylljes së gazetës së përditshme Infopress, rreth një vit më parë, të njëjtën gjë po e bënë edhe gazeta e përditshme Express, pas rreth një dekade qëndrimi në treg. Burime të reporteri.net, brenda kësaj gazete bëjnë të ditur se numri i nesërm i kësaj gazete, do të jetë edhe i fundit i daljes në treg në formatin e shtypur.
Një hollësi nga lirimi i "të Pestëve"
Ish-korrespodenti i Zërit të Amerikës Xhevdet Shehu ka vijuar një rrëfim në të përditshmen DITA lidhur me krizën mes Berishës e SHBA-ve në rastin e asaj që njihet si "gjyqi i të pestëve". Shkruan Shehu ndër të tjera:
Do shkoni në "mitingun festiv të 22 marsit"?
Kryetari i degës së Partisë Socialiste në Tiranë Saimir Tahiri shkruan në FB se ka marrë mesazhe nga qytetarë, mësues, mjekë, infermierë, studentë, nxënës, specialistë të administratës, në qendër dhe pushtetin vendor, ku e njoftojnë se janë të detyruar të marrin pjesë nesër në "koncertin festiv për 22 marsin".