Një hollësi nga lirimi i "të Pestëve"

Ish-korrespodenti i Zërit të Amerikës Xhevdet Shehu ka vijuar një rrëfim në të përditshmen DITA lidhur me krizën mes Berishës e SHBA-ve në rastin e asaj që njihet si "gjyqi i të pestëve". Shkruan Shehu ndër të tjera:
"Lirimi i tyre u bë disa muaj më vonë, në fillim të vitit 1995. Ndërkohë kishin ndryshuar shumë gjëra. Në radhë të parë, ishte larguar ambasadori Rajerson dhe vendin e tij e kishte zënë Entoni Llejk. Ndërsa marrëdhëniet e Berishës me Shtetet e Bashkuara vazhdonin të ishin të tensionuara. Atë ditë që do të bëhej lirimi i të Pestëve, ish-zëvendës ambasadori Kris Hill, (i cili ishte një diplomat karriere, më i fuqishëm se ambasadori dhe që më vonë do të ishte ambasador i Shteteve të Bashkuara në disa vende të rëndësishme, derisa do të bëhej Ndihmës Sekretar i Shtetit për Çështjet e Azisë Lindore dhe të Paqësorit) i ka telefonuar që në mëngjes Berishës. Në këtë rast kemi një gjest diplomatik të shkëlqyer. Hilli nuk i përcolli ndonjë ultimatum apo urdhër, por vetëm i tha përzemërsisht Berishës:
- - Zoti President, ju përgëzoj edhe në emër të Presidentit të Shteteve të Bashkuara për lirimin e pesë shtetasve shqiptarë me kombësi greke. Është një gjest që meriton të përshëndetet…
Berisha është kapur krejtësisht i papërgatitur, por ashtu i hutuar, vetëm sa ka belbëzuar:
- - Po ata nuk janë liruar akoma…
- - Janë liruar - i ka thënë Hill dhe pas një përshëndetje mbylli telefonatën.
Në fakt gjyqi u zhvillua disa orë pas kësaj telefonate. Dhe do të merrej pikërisht vendimi për lirimin e të Pestëve. Ndërkohë një zyrtar i ambasadës amerikane dhe zv/prokurori i Përgjithshëm Fatos Dervishi ishin “instaluar” pranë burgut të Tiranës për të parë lirimin e të pestëve, njëri nga të cilët ishte me shtetësi dhe pasaportë amerikane…. a.n.
Comments
E shikoni se kush është
<p>E shikoni se kush është patrioti Sali dhe se sa inteligjent që është lum ne që e kemi ALLAHU ti japi jetë që të na çojë nga fitore në fitore</p>
Add new comment