TV Klan thotë se jemi perla sekrete e Mesdheut, sipas një reviste spanjolle
Televizioni me licencë Kombëtare “Klan” i kushton një kronikë sot, turizmit në Shqipëri. Kronika hyn “te lajmet nga bota” për Shqipërinë, sepse është asgjë më shumë sesa një përkthim i shkurtuar i një shkrimi të një reviste spanjolle, “Hola”, për turizmin këtu.
"Bregdeti shqiptar: një perlë sekrete në Mesdhe, e njohur si ‘Karaibet Evropiane". Ky është titulli. Kaq mjafton, që reportazhi entuziast të merret, punohet, të nxirren planet dhe ja: perla sekrete shkel në Kinostudio.
Në të vërtetë nëse sheh faqen online të revistës, të gjitha shkrimet për turizmin kalojnë me tituj sensacionalë. Kjo është zgjedhja e medias në fjalë. E lodhshmja këtu është që materiale të tilla promocioni merren nga turshitë mediatike në Tiranë e përsërisin pa ndalim rrëzëllitjen e mrekullueshme të këtij vendi që vetëm i tillë nuk është.
Cili idiot, se idiote nuk ka me përkufizim, do të mendonte se në Spanjë apo Itali, Greqi apo Kroaci dhe Francë do të shihnin për perlë një vend tjetër të Mesdheut? Që është një basen i mbyllur që karakterizohet nga një kulturë jetësore e përbashkët, ngjashmëri gjeofizike, kulinarike dhe klimaterike? Ku është perla, e ku llagëmi në këtë rajon që është tej e tej, i dëshirueshëm për t’u parë?
Çfarë vlere ka te shqiptarët promocioni i Shqipërisë sot? Pjesa më e madhe e qyetarëve e kanë shëtitur këtë vend dhe dinë të çmojnë se sa mirë është, sa shtrenjtë apo lirë e kështu me radhë.
Dhe a merr revista “Hola” materiale të redaksisë së lajmeve të Tv Klan për Spanjën? Ka rëndësi kjo pyetje edhe për të sqaruar komplekset e inferioritetit që nuk po i nxjerr asnjë parfum dhe asnjë lloj luksi në këtë vrimë kulturore të Europës.
s.zaimi
Comments
Kush ka vizituar Korfuzin( qe
Kush ka vizituar Korfuzin( qe eshte nje hedhje guri matane) e di fare mire se kush eshte perle, se kush e cili vend ka plazhe te fshehta, uje kristal, vije bregdetare me te bukur.....
Pra, cetem Korfuzi e ka bregdetin me te madh se ai i plazheve te Shqiperise dhe 10 here me te bukur.
E mos te krahasojme te gjithe Greqine apo Mesdheun.
Kroacia, Turqia dhe kjo shterpa jone qe e kemi memedhe Alvania, e moren pergjigjen kete vere.
Turistet gjermane ne Turqi shtriheshin ne llogacet e bregdetit te Alanyas perdhe, larg shezlloneve ku kurdet dinsiza te vine cdo 30 min e te detyrojne kafe ose pije freskuese sepse duhet te paguash shezllonin qe je ulur bedava.
Kam 4 vite qe frekuentoja Qipron turke, e lashe Turqine sepse fillluan te ripnin turistat pasi iu hyri tahmaja, nuk ndaleshin. .
Turqit qipriote ishin dhe jane esnafe, dallimi midis tyre eshte si nje sarraf kosovar dinsiz me nje shqiptar te zakonshem .
Kete vere po e kaloj ne Greqi, jashte Athines. E zgjidha pergjithmone, bleva nje apartment qe me kushtoi mbi 200 mije euro. Po kenaqem, e ku ka si ketu, nuk duan tia dine se jam musliman, femijet qe iu kam vene emra musliman I duan, I perqafojne, I flasin embel, ba sherbejne me byzeqeshje, ore na duan se jemi gjitone dhe nuk iu intereson feja jone.
Edhe vellezerit e mi qe jetojne ketu cuditen se si e gjej gjuhen me greket. Per cudi me rastis qe ka greke qe din turqisht dhe fillojne e flasin vete kur degjojne emrat musliman, nuk kane alergji ose neveri nga ne.
Shqiperi te kam dhjere ketu e 35 vite, qe kur te lashe, nuk me dhe asgje, e as po me jep. As nder e as lavdi. Oh sa mire te mos hesh shqiptar, por ja qe u lindem te tille e nuk mund ta mohojme.
Add new comment