Arkiv-Lajme

Agora mbyllet? Jo, Agora “vazhdon"... me shpjegimet e protagonistëve për mbylljen

Postuar në 20 Mars, 2013 03:10

Rubrika e Mapos me titullin week-end, një si ballafaqim idesh mes Gjergj Metës e Gilman Bakallit, nga e cili ne të respublica-s ishim ngacmuar më se njëherë, është mbyllur. Tonin Gjuraj, pedagog në UET, ka bërë një shkrim, në të cilin shpreh keqardhjen që kjo rubrikë është mbyllur (shih linkun http://www.mapo.al/2013/03/18/59139/), dhe këtij shkrimi i është përgjigjur zv.kryeredaktori i Mapos, Alfred Lela, madje me ton polemik. E me këtë rast shpjegon dhe arsyet pse e kanë mbyllur.

Ndikim dhe efekt politik mbi mediat - thotë UG mbi vendimin për të nxjerrë TCH-në nga ish-Ekspozita

Postuar në 19 Mars, 2013 18:00

Unioni i Gazetarëve ka reaguar lidhur me veprimet e fundit ndaj disa ambienteve të televizionit Top Channel të vendosura në godinën e ish-Ekspozitës në Tiranë.  “Aleksandër Çipa, kreu i ketij Unioni e konsideron rrethimin e studiove televizive me policë, si dhunë dhe presion psikologjik ndaj gazetarëve – shkruan faqja online e TCH.

Niveli i diasporës si publik i artit lë shumë për të dëshiruar - thotë Vehbiu duke folur për një këngëtare "fotosh të tulta"

Postuar në 19 Mars, 2013 17:49

Edhe pse jashtë Ballkanit sot për sot jetojnë disa nga artistët më të mirë që ka nxjerrë ndonjëherë shqiptaria – në artet vizuale, në muzikë, në letërsi – niveli i diasporës si publik i artit shqip lë shumë për të dëshiruar; dhe nuk ka asnjë shans që të vijë gjë duke u përmirësuar, sa kohë që kjo e vetëquajtur “diasporë” nuk e sheh artin që konsumon, veçse si një lloj dopingu të çështjes kombëtare – shkruan Ardian Vehbiu në blogun e tij, I nxitur siç thotë sepse rastësisht “lexova të thuhej për një këngëtare, përndryshe të panjohur për mua, se “ka pasur sukses në diasporë”.

Kapelja e Jozefinës

Postuar në 19 Mars, 2013 13:47

Deklarata e Berishës se Papa e bekoi për fitoren e 23 qershorit dhe se qielli vegoi kur Berisha i Shqipërisë i shtrëngoi dorën Papës, po komentohet gjerësisht në forume; shumë e kanë marrë lehtshëm dhe tallen, të tjerë ndihen të irrituar.

Rama (pa koment) për Berishën në Vatikan: Ky garip pa caqe që lëshon dokrra hini po shkon drejt humbjes së ekuilibrit mendor

Postuar në 19 Mars, 2013 12:22

Edhe qielli vegoi kur i dha dorën Ati i Shenjtë, sipas Saliut. I cili e quajti duarshtrëngimin protokollar me Papa Françeskun, një bekim për fitoren e Partisë Demokratike në 23 qershor. Nëse këto dokrra hini, siç i quante Fishta lajthitje të kësaj shkalle, do t’i nxirrte goje kryeministri francez apo kancelarja gjermane, do ta kishin fort të zorshme të përballonin shastisjen e opinionit publik. Revoltën e kishës e të besimtarëve. Gajasjen e botës. Por në Shqipëri ndodh ndryshe. Sepse një pjesë e njerëzve mjaftohen me bindjen se ky kryeministër është i marrë.

Një foto e arkivës së CORBIS dhe Berisha (pa koment) për vizitën e sotme në Vatikan

Postuar në 19 Mars, 2013 11:06

Që nga viti ’92 e gjer më sot, para çdo fitoreje elektorale, unë kam pasur fatin e madh të jem në Vatikan e të takohem me Atin e Shenjtë, nga Papa Gjon Pali II tek Papa Francesko I, çka është në mënyrë të pamohueshme një bekim hyjnor për fitoren e ardhshme, për të mos thënë që edhe qielli vegoi. Por, të ecim të sigurt drejt 23 qershorit, drejt fitores së bekuar nga Ati i Shenjtë... Papa Francesko I dha meshën e tij madhështore, e ndjekur mbi 1 milionë besimtarë të ardhur nga mbarë bota dhe shumë prej tyre nga Shqipëria, në prani të kryetarëve të shteteve dhe qeverive të 130 vendeve.

Çështje sulltanatesh

Postuar në 19 Mars, 2013 08:01

Sulltanati i Omanit ka tragetet më të shpejtë në botë. Porti i këtij sulltanati quhet Muskat dhe gjendet në një gji të vogël, ku përditë ndalojnë për të pushuar kryqëzorët e mëdhenj turistikë. Në Muskat kanë bazën tragetet më të shpejtë të makinave në botë "Hormuzi" dhe "Shinas". Sulltani Qabos (në foto), sunduesi i Omanit që prej 33 vjetësh, nuk i ka blerë katamarët për të luajtur, por se ata kanë një rëndësi strategjike për politikën e brendshme. Tragetet e lidhin shtetin kryesor të dinastisë së Omanit me enklavën Khasab 500 kilometra në veri të Gadishullit Arabik.

Planet e Qipros për llogaritë bankare mllefosin miliarderët rusë (por me siguri, jo vetëm ata)

Postuar në 19 Mars, 2013 07:06

Parlamenti qipriot do të miratojë këtë të martë (19.03.2013) masat të cilat parashikojnë shpëtimin e këtij shteti nga falimentimi. Në fund të javës së kaluar për këto masa është votuar edhe në Eurogrup. Masat parashikojnë që krahas ndihmave financiare në vlerë prej 10 miliardë eurosh nga Fondi për shpëtimin e euros, pronarët e llogarive bankare në Qipro të bëjnë një pagesë. Sasia e pagesës ende nuk është caktuar.  

"Ndizet flakë" debati mbi ca ndryshime në standardin e gjuhës

Postuar në 19 Mars, 2013 05:08

Një debat mbi ca ndryshime që synohen t’i bëhen standardit të gjuhës shqipe po zhvillohet në faqet e së përditshmes shqiptarja.com. Është fjala për ca ndryshime që kanë të bëjnë me heqjen nga përdorimi të “ë”-së në një numër rastesh (fjala vjen, jo traumë, por traum, jo kauzë, por kauz, jo rruazë, por rruaz, jo ulçerë, por ulçer, etj), dhe me një tentativë gegnizuese të disa fjalëve të tjera (fjala vjen, jo hapësirë, por hapsinë, jo thyesë, por thysë, jo bliri, por blini, jo e dashur, por e dashun, etj).

Fule ironizon Berishën dhe përjashton takimet politike nga vizita e 25 marsit

Postuar në 19 Mars, 2013 04:18

Komisioneri për Zgjerim në Komisionin Europian, Stefan Fule, ironizoi dje qëndrimet e Kryeministrit Berisha për sa i përket nacionalizmit shqiptar me një "pyetje" në rrjetin social “Twitter”: “Shqipëria tregon ‘kreativitet’. A është nacionalizmi, në formën që e dëgjojmë nga Tirana, vërtet i bazuar në vlera euroatlantike?”, pyeti Fule.

Pages

Subscribe to RSS - Arkiv-Lajme