Arkiv-Lajme

Eksodi drejt perëndimit, 75 mijë shqiptarë non grata!

Postuar në 16 Mars, 2013 09:51

 

75 mijë shqiptarë janë persona të padëshiruar në vendet e Bashkimit Europian, siç deklaron vetë drejtori i Kufirit dhe Emigracionit, Pëllumb Nako, në një tryezë për lëvizjen e lirë, organizuar nga Instituti për Demokraci dhe Ndërmjetësim.

Pse duhet votuar një parti e vogël nëse dhe vetë kryetari kandidon si i PS?

Postuar në 16 Mars, 2013 07:53

Panorama dje publikonte lajmin se partitë aleate të koalicionit opozitar i kanë kërkuar Edi Ramës që të përfshijë krerët e tyre në listat e PS-së për deputetë. Ky lajm, sanksionon dhe de jure  inekzistencën e partive të vogla, që në të vërtetë reduktohen në emra individësh dhe jo në parti që përfaqësojnë grupe të vogla interesash.

Ngjela, Zogaj apo Kurt Kola, janë testi i Rilindjes së Ramës, shkruan Çili

Postuar në 16 Mars, 2013 07:46

Në një editorial te Mapo, H. Çili ngre pikëpyetjen e integrimit të disa figurave “problematike” si Ngjela, Zogaj apo Kurt Kola, në Rilindjen (që Çili e quan ‘të Edi Ramës’).

Ministria e Turizmit “vjedh” socialistët

Postuar në 16 Mars, 2013 05:31

 

Turizmi shqiptar dhe mënyra se si reklamohet në botë është kritikuar ditë më parë nga kanali prestigjioz amerikan CNN, raporton Tema.

Edi Rama do të tregojë me një editorial se ka nisur numërimin mbrapsht për këtë qeveri

Postuar në 16 Mars, 2013 03:55

Edi Rama numëron ditët mbrapsht të qeverisë. në një postim në blogun e vet, shkruan:

Mbetën 100 ditë nga ora e vendimit të popullit sovran për katër vitet e ardhshme.

Si një rastësi domethënëse numërimi i këtyre 100 ditëve të fundit të pushtetit të zvjerdhur të PD, bie mu në pervjetorin e tragjedisë së Gërdecit. Mandati i vjedhur i 2009-ës u përdor nga Saliu për të shkatërruar procesin gjyqësor dhe varrosur çdo shpresë të familjeve të viktimave për drejtësi.

Qeveria: media ka “kaluar kompetencat” duke raportuar rastin e abuzimit në Austri!

Postuar në 16 Mars, 2013 02:41

 

Qeveria akuzon mediat se kanë “tejkaluar kompetencat e tyre” në raportimin e vajzës së abuzuar në spital Austri. Këto çudira i prodhon qeveria shqiptare. Përmes Komisioneres për Mbrojtjen e të Dhënave Personale, Flora Çabej, qeveria ka akuzuar mediat shqiptare për tejkalim të kompetencave të tyre në raportimin e lajmit të F. P., studentes së mbijetuar në aksidentin e Himarës. Sipas mjekëve shqiptarë, vajza rezultoi të ishte abuzuar dhe, kishte ngelur shtatzënë gjatë periudhës së kurimit të saj në një klinikë të Austrisë, njofton SH sot.

Leka Bungo dhe një krahasim i Berishës me Benz Mercedesin

Postuar në 16 Mars, 2013 01:58

 

Leka Bungo, regjisor, publicist e aktor, i cili ka qenë Drejtor Artistik në TVSH dhe shef i propagandës në PD në vitet 90, i intervistuar nga Skënder Minxhozi te Java, flet për Berishën “e parë” dhe Berishën “e dytë”. 

Ai nuk ngurron të pohojë se kur shtatorja e Enver Hoxhës u tërhoq zvarrë, i ka pasë kaluar mendimi se në vendin e saj do duhet të vendosej ajo e Sali Berishës. Atëherë, Bungo e konsideronte Berishën si “një Benz Mercedes që sapo kishte dalë nga uzina dhe kishte një defekt të vockël, ata që e prodhuan kishin ‘harruar’ t’i vinin marshin indietro.”

Nëse Ilir Meta po e mendon një projekt pas 2013-s, atëherë ka vetëm një zgjedhje, “me PD”, sipas Shkullakut

Postuar në 15 Mars, 2013 14:01

 

Në një shkrim te MAPO, Armand Shkullaku analizon të ardhmen e Metës në bazë të vendimit që do të marrë ai për këto zgjedhje. Madje ky vendim po kushtëzon dhe fushatën e PS e PD, pasi Ditët numërohen me gishta dhe vendimi i LSI-së po kushtëzon deri diku edhe sjelljen e dy partive kryesore në këtë pragfushatë.”

Shkullaku nuk ngurron ta quajë “ofertë” (fjalë delikate në vend të “pazar”) zgjedhjen që duhet të bëjë LSI dhe shkruan se:

Ambasada amerikane konsideron si parti kryesore në Shqipëri: PD, PS, LSI, FRD dhe AKZ

Postuar në 15 Mars, 2013 13:16

Ndërkohë që eksponentë politikë të mazhorancës dhe analistë pranë saj i nënvleftësojnë ose përçmojnë publikisht dy partitë e reja, FRD dhe AKZ, Ambasada amerikane në Shqipëri i konsideron ato si dy nga 5 partitë kryesore.

Ambasada njoftoi sot se ka financuar një seri trainimesh mbi debatet politike për përfaqësuesit e Forumeve Rinore të pesë partive kryesore politike shqiptare, PD, PS, LSI, FRD dhe AKZ.

Llogaritë e Kryeministrit dhe ato të një mësuesi të thjeshtë

Postuar në 15 Mars, 2013 13:01

 

Pëllumb Karameta në një shkrim te Shqip i përgjigjet deklaratave të Kryeministrit më 7 mars. Ndër të tjera dhe “ne transformuam shkallët e rrogave, në një hark të shkurtër ia kemi dalë që rrogat të rriten 120-140%.”

Dhe ai i bën llogaritë si një mësues:

Pages

Subscribe to RSS - Arkiv-Lajme