Llogaritë e Kryeministrit dhe ato të një mësuesi të thjeshtë

Postuar në 15 Mars, 2013 13:01

 

Pëllumb Karameta në një shkrim te Shqip i përgjigjet deklaratave të Kryeministrit më 7 mars. Ndër të tjera dhe “ne transformuam shkallët e rrogave, në një hark të shkurtër ia kemi dalë që rrogat të rriten 120-140%.”

Dhe ai i bën llogaritë si një mësues:

Rroga, vërtet me bordero mund të shkojë deri në 590 mijë për shkollat e mesme, por ajo që ne marrim në dorë, pasi mbahen sigurimet, i bie tek 460 mijë lekë. Por po të hysh në llogari, rroga jonë është shumë më pak sesa ajo e 8 viteve më parë. Pse?! Shiko tregun, shiko sa konsumojmë, sa ditë të muajit nxjerrim me atë rrogë. Sa ditë, se muajin s’e nxjerrim kurrë. Rroga është gjysmuar, jo shumëfishuar. Unë marr 460. Sa ditë të muajit nxjerr unë si mësuese, në një familje me 4 persona nga kjo rrogë. Nëse bëhet llogaritja, as 15 ditë. Merrni rrogën, merrni çmimet, edhe të gjitha detyrimet tona që mund të kemi. Jo të mendosh për një jetesë luksi, por për një jetesë mesatare dhe nën mesatare. A e nxjerrim 15-ditshin? Jo! Është një përllogaritje e thjeshtë po të ulesh me laps në dorë dhe të nxjerrësh sa harxhon në ditë, sa janë çmimet, sa është buka”.

k.c.

e plotë:

http://gazeta-shqip.com/lajme/2013/03/14/s-berisha-vertet-mendoni-se-e-kuptoni-arsimin/

Comments

Submitted by Andon Nuriu (not verified) on

<p>Rritja e rrogave eshte shume here me e ulet se rritja e cmimeve ne treg keto vitet e fundit (inflacioni) dhe per kete arsye jetesa eshte bere e paperballueshme per nje konsumator mesatar. Kryeministri mund te vazhdoje me genjeshtrat e tij sa te doje gjate kesaj fushate, mjere ata qe ia besojne.</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.