Arkiv-Lajme

Sa herë që kemi zgjedhje, të tjerët parashikojnë rreziqe e destabilitet

Postuar në 15 Mars, 2013 12:11

Në mënyrë disi të papritur, po vinë mesazhe panik-ndjellëse nga qendra e agjenci të huaja lidhur me Shqipërinë.

Teuta Hoxha riakuzon Blendi Fevziun për biografinë e Enverit: përdori vetëm 25 dokumente!

Postuar në 15 Mars, 2013 09:08

 

Teuta Hoxha, nusja e të birit të Enver Hoxhës, në një intervistë te Panoramën i është kthyer librit-biografi të Blendi Fevziut për Enver Hoxhën, duke thënë se në total ai ka shfrytëzuar vetëm 25 dokumente.

Thotë znj. Hoxha:

Sa janë pasuruar pasunarët shqiptarë në katër vjetët e fundit?

Postuar në 15 Mars, 2013 07:37

Se sa janë pasuruar të pasunarët shqiptarë në katër vjetët e fundit mund ta dinë vetëm ata, por Ilir Beqja i PS-së dha disa shifra dje në emisionin Opinion të B.Fevziut, të cilat mund të na tregojnë tërthorazi se si ka qenë prirja. Shifrat që prezantoi Beqja ishin marrë nga raporti i Shoqatës së Bankave Shqiptare. Ato tregojnë se në vitin 2012, 5-përqindëshi më i pasur i depozituesve në banka zotëronte gati 60% të të gjitha parave të depozituara në to. Një vit më parë, në 2011-ën, ky grup depozituesish zotëronte 58% të të gjitha parave të depozituara në banka.

Edi Rama: Nuk flas për konfliktin me tim atë, pasi nuk dua të bëhem ushqim për qentë

Postuar në 15 Mars, 2013 06:23

Teza e Berishës për t’u njohur të drejtën e votimit edhe 16 vjeçarëve është shndërruar në një argument debati publik. Disa eksponentë të opozitës nuk kanë munguar ta thonë të tyren në këtë rast. Nuk është se kanë objeksione në parim, por u duket e parakohshme, pa e shpjeguar se ç’duan të thonë me përcaktorin “e parakohshme”.

“Gratë intelektuale” të Kosovës ngrihen kundër futjes së lëndëve fetare në shkolla

Postuar në 15 Mars, 2013 05:04

Në një lajm të Kohës Ditore thuhet, se “gratë intelektuale të Kosovës janë kundër përdorimit të simboleve fetare në jetën e mjediset publike e kundër futjes së lëndëve fetare në shkolla”.  Këto gra, ndër të cilat janë dhe Afërdita Saraçini Kelmendi, Edita Tahiri, Vlora Çitaku, etj, i kanë kërkuar Kuvendit të Kosovës, nëpërmjet një letre, të mos pranojnë futjen e mësimit të fesë nëpër shkolla.

Dom Gjergji “ndjen keqardhje” për mbulimin e dobët dhe të kursyer të zgjedhjes së Papës së ri

Postuar në 15 Mars, 2013 04:50

Gjergj Metës, alias Dom Gjergjit, nuk i ka rënë në sy për mirë mbulimi që mediat shqiptare i kanë bërë ngjarjes së zgjedhjes së Papës së ri, Françeskut I. Më saktë, ai ndjen keqardhje si për cilësinë e mbulimit, ashtu dhe për hapësirën që i është lënë lajmit.

Shqipëria është gdhirë nën ujë, ndërkohë që shirat nuk dinë të ndalen

Postuar në 15 Mars, 2013 04:34

Të përditshmet e Tiranës informojnë në numrat e sotëm mbi përmbytjet, që janë verifikuar pas shirave të rrëmbyeshëm në shumë zona të vendit, madje edhe në zona që nuk kanë pasur më parë probleme të kësaj natyre. Shkodra vijon të mbetet viktima më e parë, ku janë përmbytur toka në zonën Bahçallek, Ajasëm, në Lagjen Mark Lulaj, Pedonale, në Komunën Ana Malit, në fshatin Obot, në fshatin Gorricë, në fshatin Muriqan, në Komunën Guri i Zi, në fshatin Rrenc, në fshatin Kasape, në Komunën Berdicë, etj.

Berisha garanton zgjedhje të standardeve, dhe kërkon vëzhgues; këtë punë ka bërë gjithë kohën

Postuar në 15 Mars, 2013 03:00

Berisha ka marrë pjesë në punimet e Samitit të partive popullore në Bruksel, dhe ka lëshuar një njoftim të tijin në facebook lidhur me këtë ngjarje. Pasi përmend faktin që u ka dhënë dorën të gjithëve, e ka shkëmbyer mendime me ta (“gjatë punimeve u përshëndeta dhe shkëmbeva shkurtimisht mendime me pothuaj të gjithë Kryeministrat, Presidentët dhe miqtë e tjerë të pranishëm në Samit”, shkruan ai), hidhet në çështjen kryesore.

Papa i ri u ka rënë në sy të shumtëve për … thjeshtësinë

Postuar në 15 Mars, 2013 02:47

Analistët e komentatorët janë duke nënvizuar thjeshtësinë e Papa Françeskut, gjë që e kanë pikasur në emrin e zgjedhur (në homazh të Francesco d’Assisi-t, themeluesit të urdhërit të franceskanëve), në biografinë e tij të deritanishme (s’ka gjë se kanë zënë t’i vënë në diskutim momente të caktuara të jetës së vet), në faktin që më shumë e sheh veten si ipeshkvin e Romës se sa si mëkëmbësin e Jezu Krishtit në botë, dhe së fundmi tek mënyra se si u prezantua tek balkoni i bazilikës së Shën Pjetrit, pasi konklava mori vendimin e njohur.

Enver Hoxha hoqi dorë nga postet qeveritare për Kosovën?

Postuar në 14 Mars, 2013 17:21

Teuta Hoxha, bashkëshortja e njërit prej djemve të Enver Hoxhës dhe mbesë e pasardhësit të tij në pushtet, Ramiz Alia, ka dhënë një intervistë për gazetarin Roland Qafoku në Channel One, ku ndër të tjera pyetet për marrëdhënien e Enver Hoxhës me Kosovën. Teuta Hoxha është diplomuar për histori-arkivistikë dhe ka punuar gjatë në Arkivin e Shtetit. “Shumë historianë kanë publikuar disa teza si ajo që Enver Hoxha e shiti Kosovën. Ju si i komentoni këto deklarata? – e pyet Qafoku dhe Hoxha përgjigjet:

Pages

Subscribe to RSS - Arkiv-Lajme