Teuta Hoxha riakuzon Blendi Fevziun për biografinë e Enverit: përdori vetëm 25 dokumente!

Postuar në 15 Mars, 2013 09:08

 

Teuta Hoxha, nusja e të birit të Enver Hoxhës, në një intervistë te Panoramën i është kthyer librit-biografi të Blendi Fevziut për Enver Hoxhën, duke thënë se në total ai ka shfrytëzuar vetëm 25 dokumente.

Thotë znj. Hoxha:

Kam qenë kritike sepse ai libër që në titull ishte një mashtrim për opinionin publik, sepse titulli është biografi i mbështetur mbi dokumente origjinale dhe madje të pabotuara ndonjëherë. Së pari, nuk mund të thuash biografi e mbështetur mbi dokumente, sepse ajo detyrimisht duhet të jetë e mbështetur mbi dokumente. Biografia është paraqitja e jetës së një njeriu në tërësi, në këtë rast e Enver Hoxhës, por ajo ishte një biografi ku autori kishte marrë vetëm disa momente nga jeta e Enver Hoxhës, pra vetëm ato që i interesonin. Përveç kësaj, në këtë biografi autori ka shfrytëzuar vetëm 25 dokumente, pasi i kam numëruar. Libri është i ngritur më shumë në dëshmitë gojore të disa personave që sigurisht kanë qenë kundërshtarë të Enver Hoxhës. Nëse kërkon të bësh një biografi, atëherë duhet të marrësh edhe persona që mbështetin Enver Hoxhën dhe më pas si studiues bën balancën dhe del me një mendim tëndin. Edhe nëse shihje fotografitë e zgjedhura për botim në fund të librit, sheh tendencën e tij për të diskredituar Enver Hoxhën. Në pesë foto e nxjerr me rrobe banje dhe në tre si plaku i Vitit të Ri në një festë familjare. Problemi qëndron te cilësimi si një biografi, sepse nëse ai do të bënte një libër që do ta titullonte “Mendimi i Blendi Fevziut për Enver Hoxhën”, atëherë as do të më interesonte fare. Biografia në vetvete është një botim serioz, shkencor dhe i mbështetur mbi dokumente.
k.c.

Intervista e plotë:

http://www.panorama.com.al/2013/03/15/teuta-hoxha-e-verteta-e-ftohjes-mes-ramiz-alise-dhe-nexhmije-hoxhes-pas-vitit-1990/

Comments

Submitted by Anonim (not verified) on

<p>fotografia e redaksise se juaj eshte shume e gjetur. mjafton ajo foto per te kuptuar me ke ke te besh. shtrengoja fort doren Teuta!</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.