Berisha garanton zgjedhje të standardeve, dhe kërkon vëzhgues; këtë punë ka bërë gjithë kohën

Postuar në 15 Mars, 2013 03:00

Berisha ka marrë pjesë në punimet e Samitit të partive popullore në Bruksel, dhe ka lëshuar një njoftim të tijin në facebook lidhur me këtë ngjarje. Pasi përmend faktin që u ka dhënë dorën të gjithëve, e ka shkëmbyer mendime me ta (“gjatë punimeve u përshëndeta dhe shkëmbeva shkurtimisht mendime me pothuaj të gjithë Kryeministrat, Presidentët dhe miqtë e tjerë të pranishëm në Samit”, shkruan ai), hidhet në çështjen kryesore.

“Në Samit mora fjalën [duhet të ketë rënë në sy dhe te të pranishmit,qëe Berisha e merr fjalën gjihtmonë. M.N.], dhe garantova pjesëmarrësit me vendosmërinë e PD-së dhe qeverisë për të garantuar zgjedhje të standardeve më të mira ndërkombëtare. Ftova të gjithë të pranishmit të dërgojnë nëpërmjet ODHIR-it vëzhguesit më të shumtë në zgjedhjet tona të përgjithshme, sikundër denoncova përpjekjet e opozitës dhe mbështetësve të saj për demonizimin e zgjedhjeve.”

Ky njeri ka 15 vjet që garanton për zgjedhje të standardeve, dhe fton gjithë të huajt të vinë sa më shumë të jetë e mundur të vëzhgojnë këto zgjedhje. Kjo duhet të jetë arsyeja që ne përmendemi nga të gjithë si vendi që nuk bëjmë dot zjedhje.

M. Nano

Comments

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.