Enver Hoxha hoqi dorë nga postet qeveritare për Kosovën?

Teuta Hoxha, bashkëshortja e njërit prej djemve të Enver Hoxhës dhe mbesë e pasardhësit të tij në pushtet, Ramiz Alia, ka dhënë një intervistë për gazetarin Roland Qafoku në Channel One, ku ndër të tjera pyetet për marrëdhënien e Enver Hoxhës me Kosovën. Teuta Hoxha është diplomuar për histori-arkivistikë dhe ka punuar gjatë në Arkivin e Shtetit. “Shumë historianë kanë publikuar disa teza si ajo që Enver Hoxha e shiti Kosovën. Ju si i komentoni këto deklarata? – e pyet Qafoku dhe Hoxha përgjigjet:
“…Ajo që e shiti Kosovën është e papranueshme, pasi të shesësh diçka do të thotë ta kesh pronën tënde. Enver Hoxha nuk kishte ku ta gjente Kosovën, kur kufijtë ishin të përcaktuara. Ai që në fillimet e luftës Kosovën e ka pasur një nga preokupimet e tij kryesore dhe të partisë komuniste, deri në dërgimin e divizioneve për çlirimin e Kosovës. Më pas ai ka bërë përpjekje të mëtejshme por aq sa mund t’i lejohej. Enver Hoxha arriti, dhe këtë e kam të dëgjuar nga Nexhmie Hoxha, që të hiqte dorë nga posti i kryeministrit dhe ministrit të jashtëm dhe të bëhej vetëm sekretar i parë, vetëm për Kosovën. Sepse nëse ai do të kishte ato dy poste qeveritare nuk do të mund të mbronte Kosovën sepse quhej ndërhyrje në punët e brendshme të Jugosllavisë…”
Teuta Hoxha thotë më pas se Hoxha nuk ishte në dijeni përshembull për demonstratat e vitit 1981. “… Ai mundi të mbronte Kosovën me aq sa mundi. Por, p.sh për demonstratat e ’81 ai nuk ishte në dijeni dhe këtu ngrihet një pikëpyetje të madhe, sesi sigurimi dhe ministria e brendshme nuk dinte asgjë. Ai ka qenë me pushime në Vlorë, dhe informacioni erdhi nga pedagogët që shkonin aty për të dhënë mësim. Ai kthehet urgjentisht në Tiranë dhe fillojnë publikimet e shkrimeve në ZP, disa me emrin e Enver Hoxhës, disa të ideuara nga ai që mbrojtën çështjen e Kosovës. Por mbrojtja që i bënte në atë kohë Shqipëria, ishte edhe për ta bërë problemin të njohur ndërkombëtarisht….” a.n.
Comments
Duke qene se jane bere rreth

Duke qene se jane bere rreth dy dekada qe jetojme jashte atdheut per shkak te uzurpimit kopuko-fashist te tij prej serbo-grekeve me ne krye dajen apo xhaxhane e kesaj se rese se Enver Hoxhes, Ramiz Alline, nuk kemi asnje dijeni se si e trajtojne historine 50 vjecare te kohes se socializmit tekstet e Historise se Shqiperise. Ne se eshte e mundur (shkak mund te jete preokupacionet e atyre qe i dijne keto gjera dhe njehohesisht dhe hapsira e kufizuar ne blogje) dikush le te na sjelle shembuj te trajtimit te kesaj historie. Une vete do tua dija per nder sikur edhe fare pak fragmente te tekstit te sillnin.

Prep ju me fotografine e

Prep ju me fotografine e kriminelit Enver Hoxha ?!?

Kjo femer ose eshte

Kjo femer ose eshte genjeshtarja me e madhe ne kete toke ose eshte injorantja me e madhe. Une kam punuar ne ATSH ne ato vite dhe e di shume mire se ne punonin me ore te zgjatura per te mbuluar demonstratat e studenteve Kosovare ne Kosove ne vitin 1981. Lajmet qe jepeshin ne buletin e posacem qe mbulonte zhvillimet ne Kosove i shkonin Enveri plus kater ( dmth kater anetaret e tjere te larte te Byrose, dy here disa raste edhe tre here ne dite). Plus ne kete kohe , familja Hoxha solli nusen e Sokolit, Lilianen , si nendrejtoreshe te ATSH. Dhe kjo do te na mashtroj qe Enveri nuk dinte per demnstratat ne Kosove. te lutem boll me keto genjeshtra... Sa kohe qe ne brezi qe e kemi jetuar ate kohe jemi akoma gjalle.

Megjithate mendoj se faji me madh eshte i shtypit te sotem qe ju le hapesire ketyre njerezve, qe pervec shtypjes dhe percmimit per cdo kend qe ishte nen ta, dhe mashtrimit deri ne pershtirosje, nuk dine gje tjeter.

Ti anonim ... as emrin e

Ti anonim ... as emrin e vertete nuk shkruan dot ne komentet e tua . Kjo nuk thote qe nuk i dinte , se te gjithe i kemi pare lajmet ke TVSH-ja . por e ka fjalen qe ti dinin paraprakisht nga informatoret e Sigurimit te Shtetit . pastaj kishim edhe antenat me kanoce qe nuk na i ndalnin dot dhe i merrnim vesh haberet nga bota . Mesa shoh ne ate kohe do e kesh pas mire me keta bllokmenet , kurse tashi ke nderruar pllaken , po prape legen bashkpunetor i tyre ngelesh , perderisa fshihesh . Ndoshte ke frike se mos prish miqesine me to ...

Add new comment