Edi Rama: Nuk flas për konfliktin me tim atë, pasi nuk dua të bëhem ushqim për qentë

Teza e Berishës për t’u njohur të drejtën e votimit edhe 16 vjeçarëve është shndërruar në një argument debati publik. Disa eksponentë të opozitës nuk kanë munguar ta thonë të tyren në këtë rast. Nuk është se kanë objeksione në parim, por u duket e parakohshme, pa e shpjeguar se ç’duan të thonë me përcaktorin “e parakohshme”.
Rama nuk është prononcuar, por i është përgjigjur me “po” ftesës për të marrë pjesë në programin Top Show të Dudushit në Top-channel, në të cilin do të diskutohej mbi temën “kur unë isha 16 vjeç”. Është e qartë se organizatorët e programit janë nxitur në këtë diskutim nga teza e Berishës, por Rama aty ka folur për fëmininë e adoleshencën e tij, pa iu referuar diskutimit publik që po bëhet. Rama ka folur dhe për konfliktin me të atin, duke lënë të kuptohet se ishin të natyrës ideologjike e gjeneracionale. Por nuk është zgjatur shumë, pasi “nuk ka dashur të bëhet ushqim për qentë”. Merret vesh se ku hidhen spicat. Është Berisha ai që e ka pasur dhe e ka leitmotiv familjen e Ramës, dhe marrëdhëniet e tij me të atin.
Re.Pu.
Comments
Me gjithe simpatine qe kam

Me gjithe simpatine qe kam per Ramen me duhet te konstatoj se ka gabuar kur ben krahasimin me "qente" pasi do te ishte me e udhes te perdorte metaforen çakenjte apo hienat dhe e gjitha kjo ne respekt te kafshes besnike(canis lupus familiaris).

Me tej do te çmoja shume nese do te na tregonte me sinqeritet, ashtu si kryeministri, detaje te jetes adoleshente si per shembull: çfare bente ne diten e veres, ku e gjente bojen e kuqe per te ngjyer vezet e pashkeve, si i festonte krishtlindjet dhe çfare ushqimi konsumonte perveç proshutit krudo, mortadeles,çokollatave dhe veres qe i bente fshehurazi ne studion e babait ........ Faktin qe me disa shoke ( midis te cileve dhe Zheji) kishit bere nje mal me veprat e Enverit dhe pasi i kishit vene zjarrin kishit shkelur mbi prushin e tyre derisa ju kishte dale alkoli mos e permend se do duket si plagjiature e aventurave te çamarrokut te Vuçidolit.

E paska thene Edi Rama kete

E paska thene Edi Rama kete shprehjen kaq shume te bukur sa nuk ka nevoje te flasi fare per gjithe vitin ---

Sala eshte nje halabak qe nuk e ka haberin fare t enatyres njerezore, kur dihet se Kotnradikta midis brezave eshte nje nga kontradiktat me te mprehta te shoqerise ....

Te gjithe zihemi me prinderit dhe jemi zene edhe ne ate kohe , per floket ,e pantallonat , per shkollen e per sjllejen tone --por kjo nuk do te thote qe te dali pas 20 vjetesh nje malok koketrahse, si Sali rrembythja e te na beje moral duke bere rolin e qelbesires njerezore duke treguar se vuan me te vertet nga ....Cmenduria morale ky bir bushtre qe ka zaptuar Shqiperine keto 22 vjet dhe po i ve kazmen cdo gjeje qe i del perpara..

Add new comment