Kujt do t'ia jepte medaljen e parë Topalli? Po Berisha?

Në Kuvend ka mbërritur një propozim i Ministrisë së Drejtësisë për miratimin e një ligji të ri “Për Dekoratat, titujt e nderit, medaljet dhe titujt vendorë të nderit”, i cili ndër të tjera bën dhe shfuqizimin e gjithë legjislacionit që trajton këto çështje deri më tani, - raporton e përditshmja MAPO.
Sipas gazetës institucionet që kanë të drejtë të bëjnë propozime për dhënien e dekoratave apo titujve të nderit, sipas p/ligjit të ri janë 9 krerë institucionesh, si kryetari i Kuvendit, kryeministri, ministrat apo dhe krerët e gjykatave dhe të Akademisë së Shkencave. Ajo çka në fakt përbën risinë kryesore në këtë draft është do të ekzistojnë edhe medalje që tani e tutje do të jepen nga kryetari i Kuvendit, kryeministri dhe ministrat. Dekoratat dhe titujt do të vijojnë të jepen nga presidenti si shpërblim për akte të veçanta merite apo trimërie ndaj kombit dhe interesave të tij (ato do të përbëhen nga një medalje e madhe dhe një e vogël, të dyja të arta – detajon raportimi) ndërkohë që kryetari i Kuvendit dhe kryeministri do të kenë të drejtë të japin medalje si shpërblim për veprimtarinë e shquar në një fushë të veçantë profesionale. Presidenti mund të japë 12 lloje dekoratash dhe titujsh të ndryshëm, ndërkohë që Kuvendi me propozim të 1/5 së deputetëve jep medaljen “Qytetar Nderi i Republikës së Shqipërisë”, për personalitete shqiptare ose të huaja. Ndërsa kryeministri dhe ministrat mund të japin medaljen “Mirënjohje publike” dhe “Vlerësim profesional”. a.n.
Comments
saliu jozefines dhe jozefina
<p>saliu jozefines dhe jozefina saliut...</p>
Add new comment