Arkiv-Lajme
CNN shpall sloganin tonë turistik ndër më të këqinjtë në botë dhe sugjeron: Shqipëria, akoma nuk e dini ku jemi?
‘Albania, A New Mediterranean Love’ është një nga sloganët më të këqinj në botë. Klasifikimi vjen nga CNN, i cili rendit disa nga sloganët më të këqinj të fushatave publicitare turistike në të gjithë botën. ‘Albania – A new Mediterranean Love’ / ‘Shqipëria – një dashuri e re mesdhetare’ i eshte paraqitur publikut nëpërmjet tre spoteve, të transmetuara ndër të tjera edhe në CNN (permban imazhe dhe filmime të përzgjedhura nga i gjithë vendi).
Mustafa Nano: Berishën në studio? Do t’i kërkoja të zbërthente njëherë këmishën. Mero Baze tregon ç'ndodh kur përballen dhe shton: Jemi në gjak
“Në tërësi kam qenë i hapur dhe mbetem gjithnjë i hapur ndaj tyre. Unë jam një dashnor i fjalës së lirë, për rrjedhojë dhe i mediave të shkruara dhe atyre elektronike, por natyrisht obligimet e mia…” etj – shkruante Sali Berisha në një letër të hapur drejtuar botuesit të MAPO, Henri Cili pak ditë më parë. “Tri intervista për dashnorin e medias” e titullon e përditshmja DITA kryeartikullin e sotëm, (me një kapuç palaçoje vendosur mbi germën "S" në kopertinë).
Projeksion pesimist i Bodes për Buxhetin e Shtetit deri në 2020-ën
Gazeta MAPO raporton sot se një udhëzim i posaçëm me firmën e Rodvan Bodes ka shkuar në të gjitha institucionet buxhetore dhe ministritë e linjës, ku njoftohen për fondet tavan që do të kenë për secilin vit, deri më 2020. Në fakt, ky është planifikimi më afatgjatë që Ministria e Financave ka bërë ndonjëherë për fondet buxhetore.
Eduard Selami përballë Eduard Selamit, dhe një sofizëm i tij për t’mos u harruar
Eduard Selami ka bërë gati valixhet për t’u kthyer njëherë e mirë në Tiranë, dhe Arben Xhixho i Zërit të Amerikës i ka marrë intervistën e fundit si rezident në SHBA. Intervista është e dystë, monotone, e mbushur me fraza të llojit “unë jam krenar për PD-në, kam pranuar me kënaqësi të kandidoj për PD-në, nëse fiton PD-ja fitojnë të gjithë shqiptarët, PD-ja ka bërë aq shumë për Shqipërinë, etj, etj”. Po ka një moment që të tërheq vëmendjen. Është momenti kur gazetari kërkon ta vërë përballë qëndrimeve të tij në të shkuarën.
Isha prezent kur Noka telefonoi shefin e komisariatit për arrestimin tim - thotë kryebashkiaku i Kavajës
“Arrestimi im ka prapavijë politike. Urdhri u dha nga ministri Noka”, thotë kryebashkiaku i Kavajës, Elvis Roshi, i cili u arrestua dy ditë më parë në qytetin e tij, pas konfrontimit me trajnerin e Tiranës, Nevil Dede. Në një intervistë për GSH, Roshi tregon se si nisi konflikti pasditen e të dielës në stadiumin e Kavajës.
"Ndryshimi" i Berishës i ngjan asaj dramës ku i vdekuri është vetë varri - shkruan Majko
Askush nuk beson se Sali Berisha ka ndërmend ta dorëzojë “pa cmimin” e rrëmujës pushtetin që zotëron. Ai nuk ka ndërmend të bëjë zgjedhje të lira në vend megjithësë vendi është në prag të një rrëzimi të dytë moral dhe financiar. Ky fakt nuk është pesimizëm por realizëm. Pa pohuar vërtetësinë e dramës shqiptare është e kotë të diskutojmë zgjidhjen e saj – shkruan Pandeli Majko në një opinion lidhur me fushatën elektorale në Shqipëri, fokusuar tek kuptimi që mbart sipas tij, refuzimi që Berisha i bëri debatit publik televiziv me Edi Ramën.
Vetëvrasjet shtohen kur gazetat i raportojnë ato?
Ka më shumë se 100 studime ndërkombëtare që tregojnë se ekziston një lidhje mes raportimit të vetëvrasjes nga media dhe sjelljes vetëvrasëse. Një studim kritik “Vetëvrasja në lajme dhe informimi i medias”, i cili u zhvillua në 2010-n rivërtetoi edhe një herë qëndrimin dhe sjelljen e komunitetit në rastet kur lexojnë apo shikojnë raportimin e një rasti vetëvrasjeje.
Rezulton se ka një lidhje të fortë mes raportimit në media të rasteve të vetëvrasjeve dhe rritjes së rasteve të vetëvrasjeve apo tentativave të vetëvrasjeve.
Jo më pak se 40 vjet burg gjakmarrësit - thotë Halimi. Zbatojmë njëherë dënimin që kemi - përgjigjet Totozani
Vrasja për hakmarrje duhet të marrë ndëshkimin maksimal. Unë besoj se edhe në këtë rast, si vend na takon të kemi një dënim më të veçantë se të tjerët… - tha disa javë më parë Berisha dhe e përsëriti këto ditë kur (mediat pak rëndësi i kanë dhënë këtij zhvillimi) po diskutohen për herë të 13-të ndryshime në Kodin Penal të vendit.
Dëshmia e Kokëdhimës mbi pensionet që Greqia ka lidhur për banorët e jugut të Shqipërisë
Intervista e pardjeshme e Kokëdhimës dhënë Shekullit të vet (auto-intervistë, e quante dikush) tërhoqi vëmendjen për qasjen prej historiani e për planet e fshehta të të intervistuarit për t’u bërë deputet i PS-së (në fakt, nuk ka asnjë shenjë që e provon këtë hipotezë deri më tani), por në të jepej edhe një dëshmi interesante lidhur me pensionet që shteti grek ka dhënë për shumë kohë në jug të Shqipërisë me synimin – kështu është thënë gjithë kohën nëpër gazeta – për të greqizuar banorët e asaj zone. Ja se çfarë thotë Kokëdhima lidhur me dajot e vet:
Dëshmia e Kokëdhimës mbi pensionet që Greqia ka lidhur për banorët e jugut të Shqipërisë
Intervista e pardjeshme e Kokëdhimës dhënë Shekullit të vet (auto-intervistë, e quante dikush) tërhoqi vëmendjen për qasjen prej historiani e për planet e fshehta të të intervistuarit për t’u bërë deputet i PS-së (në fakt, nuk ka asnjë shenjë që e provon këtë hipotezë deri më tani), por në të jepej edhe një dëshmi interesante lidhur me pensionet që shteti grek ka dhënë për shumë kohë në jug të Shqipërisë me synimin – kështu është thënë gjithë kohën nëpër gazeta – për të greqizuar banorët e asaj zone. Ja se çfarë thotë Kokëdhima lidhur me dajot e vet: