Arkiv-Lajme

Rama flet në Shkodër si kryeministër i ardhshëm: “kush vjedh votën, të vjedh edhe shpirtin”

Postuar në 09 Mars, 2013 12:17

PS zbarkon në Shkodër për programin e Rilindjes. Shkodra vazhdon të ngelet bastion i djathtë, pavarësisht sesi qeveris e djathta. Ndoshta për këtë, Rama ka marrë me vete Tahirin, Kodhelin, Xhaçkën, Shalësin, figura me të cilat Shkodra mund të mos “ketë probleme”. Gjëja që bie në sy është se Rama ka folur si Kryeministër i ardhshëm.

Kreshnik Spahiu: fansat e shtetasit Berisha në Facebook? 85,441 janë serbë!!

Postuar në 09 Mars, 2013 10:01

Kreshnik Spahiu mund të akuzohet për shumë gjëra, por sigurisht jo për mungesë idesh fushate. Duke parë se Kryeministri e ka kthyer Facebookun në një mjet rinovimi të imazhit, Spahiu sot ka deklaruar në Gramsh se “85,441 mbështetës nga Serbia për shtetasin Berisha në rrjetin e tij në “Facebook”, ata që pëlqejnë Sali Berishën nga Serbia janë shtatë herë më shumë se sa shqiptarët nga Kosova. Ky njeri që simbolizon vetëm akte tradhtare duhet të sqarojë publikisht mbështetjen nga afro 100 mijë simpatizantët serbë.

200 romët e Fierit që do të vijnë të ndryshojnë rezultatin e Tiranës

Postuar në 09 Mars, 2013 09:56

Po importohen zgjedhës nga Fieri. Këtë e thotë Kryetari i PS-së së Fierit, Xhevit Bushi, cituar nga Shqip. Kujt ia thotë? Ambasadës Amerikane!! Ky është sinjali më i qartë i klimës së mosbesimit total në lidhje me zgjedhjet, jo vetëm mes opozitës e qeverisjes, por dhe kundrejt institucioneve të tjera. I vetmi institucion i besueshëm garancie dhe drejtësie, me sa duket mbetet Ambasada Amerikane.

Zogaj: aleanca me LSI nuk duhet diskutuar më!

Postuar në 09 Mars, 2013 08:33

Duke folur për MAPO-n, Preç Zogaj lëshon ndonjë shpotitje për Edi Ramën. teksa komenton situatën e mjergullt që është krijuar në PS lidhur me listat e kandidatëve për deputet.

Sa vlerë ka hyrja e Celibashit në politikë, nëse e vetmja gjë që ka valencë është kryetari?

Postuar në 09 Mars, 2013 07:34

Alfred Lela shkruan sot te MAPO mbi një bisedë të trajtuar në mënyrë të lirë me Ilirian Celibashin.

Greqia shqetësohet nga fotot dhe fyerjet e një shqiptari në FB!

Postuar në 09 Mars, 2013 06:44

 

Greqia ka vendosur të marrë masa ligjore ndaj një shqiptari që ka fyer simbolet e shtetit grek në FB. I dyshuari, sipas Balkanweb ka publikuar dhe fotografi ku paraqiten persona me kallashnikovë në duar. Dyshimi se është shqiptar vjen nga fakti se profili në FB është hapur nga një kompani shpërndarëse interneti në Shqipëri. Pak ditë më parë Gjykata e Tiranës ka pranuar kërkesën e dërguar nga autoritetet e Drejtësisë greke për të bërë verifikime dhe për të identifikuar personat në foto, dhe tani prokuroria po heton.

Umberto Eco flet për Beppe Grillon, dhe nuk e fsheh se ka dyshime

Postuar në 09 Mars, 2013 06:33

Intelektuali i njohur italian, semiologu Umberto Eco ka folur për herë të parë pas zgjedhjeve mbi fenomenin “Grillo”. Në një intervistë të shkurtër për të përditshmen la Repubblica, ai shprehet se “ka hezitimet e veta lidhur me Grillon, por ka një farë shprese tek grillinët [kështu quhen mbështetësit e tij] që janë zgjedhur si përfaqësues të Lëvizjes në Parlament, s’ka gjë se ende nuk dimë kush janë e si janë; dimë të paktën që janë ende të pakorruptuar”.

A kemi nevojë për Ambasadë në ShBA? Atje kemi Podestën...

Postuar në 09 Mars, 2013 05:27

 

Ka qenë Panorama që ka dhënë alarmin se Ambasada Shqiptare në Amerikë po falimenton. Ajo i referohet një letre të Ambasadorit  Gilbert Galaxhi, që shpjegon se Ambasada mbahet me shumë pak para, dhe tani i kanë hequr dhe shoferin dhe pastruesen. Mbase presin që Ambasadën ta lajë e shoqja e Ambasadorit dhe makinës t’i japë atasheu kulturor. Në të njëjtën kohë kur Podesta merr shuma nga qeveria shqiptare që i kalojnë fondet e kësaj ambasade disa herë.

Pjesë nga letra:

Drama e moderatorëve TV

Postuar në 09 Mars, 2013 04:28

Të gjithë moderatorët e programeve “talk show” duan Berishën në studio. Ai ka ca kohë që nuk u ka bërë vizita, dhe moderatorët kanë filluar të ndjejnë mungesën e tij. Sidomos, një pjesë syresh. Ca të tjerë kanë vite që e ndjejnë këtë mungesë. I kanë ndërtuar programet të tillë, që pa të, pa Ramën, pa Metën, pa Topallin, etj, nuk bëjnë dot. Fevziu ish zemëruar me Topallin që paska thënë se “në TV dal kur të dua unë”. Peka është i zemëruar që Berisha “është bërë gazetari politik i Fevziut”.

Moikom Zeqo flet për partitë si “klube të shokëve” dhe duket pesimist për prurjet e reja

Postuar në 09 Mars, 2013 04:11

Në një intervistë për Dita-n, shkrimtari dhe studiuesi Moikom Zeqo, flet edhe për prurjet e reja në politikë.

Pages

Subscribe to RSS - Arkiv-Lajme