Arkiv-Lajme
Portret: Hugo Chavez
I lindur në vitin 1954, Hugo Rafael Chavez Frias ka thënë se dëshira e tij për të luajtur basketboll në ligën më të madhe kombëtare e ka nxitur të regjistrojë akademinë ushtarake. Ai i është bashkuar ushtrisë më 1975 dhe ka udhëhequr një njësi elite parashutiste. Në kohën sa ka qenë në ushtri, Chavez u është bashkuar oficerëve të tjerë për të formuar fshehurazi Ushtrinë Popullore Çlirimtare dhe ka nisur të takojë liderët e opozitës marksiste. Më vonë, ndërkaq, ka formuar Lëvizjen Revolucionare Bolivariane.
Ka vdekur në moshën 58 vjeçare Presidenti bujëmadh i Venezuelës, Hugo Chávez
Ka vdekur Hugo Chávez, 58 vjeç, i sëmurë me kancer prej dy vitesh. Ka patur frenat e drejtimit të vendit të vet prej vitit 1999, duke drejtuar me dorë të fortë, por duke i dhënë legjitimitet pushtetit nëpërmjet zgjedhjeve, të cilat i fitonte, nuk i vidhte.
Berisha në Ruzhdie: Nesër në qeveri heq çdo TVSH që lidhet me bujqësinë (në 20 dhjetor deputetët e Berishës e rrëzuan)
Berisha ka deklaruar sot ne Ruzhdie se “nesër ne qeveri do te heqe çdo TVSH qe lidhet me bujqesine”. Kjo pikë është një nga pikat kryesore të paraqitura publikisht këto kohë si pjesë e programit të ardhshëm qeverisës të PS-së, madje në dokumentin LEGJISLATURA XVIII - PROCESVERBAL - SEANCA E DITËS SË ENJTE, 20 DHJETOR 2012 ka një të dhënë vërtet interesante: Në faqet 93 – 94 është pjesa e proces-verbalit ku mazhoranca nuk miraton… propozimet e deputetëve të PS-së për heqjen e TVSH-së për imputet bujqësore Më poshtë pjesë nga proces-verbali:
Berisha thjesht kërkon të ruajë pushtetin – thotë ish-zyrtari i CIA-s dhe shton: Bashkimi? Ka dallime mes shqiptarëve të Shqipërisë e Kosovës
David Kanin, ish-zyrtar i CIA-s dhe aktualisht pedagog në Shkollën e Studimeve Ndërkombëtare të Universitetit Johns Hopkins, është intervistuar nga Zëri I Amerikës lidhur me “nacionalizmin” e papritur të Sali Berishës në Shqipëri dhe ndër të tjera thotë:
Në Rusi, ende ka nostalgji për Stalinin
FOTO LAJM: Disa qindra njerëz u mblodhën sot në Sheshin e Kuq të Moskës për të përkujtuar 60-vjetorin e vdekjes së Stalinit. Krerët e Partisë Komuniste kishin organizuar një procesion, kryesisht me njerëz të moshuar, për të vendosur lule në varrin e tij pranë Kremlinit. Në Rusi, ende ka nostalgji për Stalinin.
Dyshimet për çimka në KQZ dhe Berisha që flet si pa të keq për një “komplot të regjistruar”
Në momentet që Berisha po tentonte të negocionte me opozitën për votimin e 3 ligjeve, ai ka konsumuar edhe një batutë që citohet në shtypin e sotëm. “A doni të dini ju komplotin si u rrëzua Fatos Nano? T’jua them sot?”- pyeti ai, ndërsa nga pas shpine kryetarja e Kuvendit e nxiste ta tregonte. “Do jua sjell të regjistruar sesi u stis komploti nga Edi Rama me ca bashkëpunëtorë të mi...”
Po të ishte për Jozefinën asnjë biznesmen nuk do të lija në Parlament deputet (E thotë vetë Jozefina)
Këshilli i Rregullores, Mandatave dhe Imuniteteve ka dëgjuar sot në një seancë të posaçme deputetin e Partisë Socialiste, Fidel Ylli, lidhur me pretendimet e ngritura grupi prej 16 deputetë të Partisë Demokratike, për shkelje të Kushtetutës. Ligjvënësit demokratë akuzojnë se gjatë kohës që ushtronte mandatin e deputetit, Ylli ka qenë edhe pronar i një radio, frekuencat e të cilës, konsiderohen si pasuri publike.Citohet Ylli: “Unë kam ndjekur të gjithë hapat ligjore dhe rrugët institucionale në lidhje me radion lokale.
Shfaqen te Vasili simptoma të sindromës Topalli
Para disa ditësh kryetarja e Kuvendit konsumoi në një emision televiziv disa fraza të tipit “Berisha është partia. Kush mendon se ato vota janë të tjetërkujt, ato janë vetëm të Sali Berishës... Berisha, me i mbledh të gjithë ministrat bashkë dhe po deshe të gjithë maxhorancën bashkë, dhe opozitën, ia del i pari, del kampion, dhe tjetër nuk e ndjekin dot ma” etj.
Duket PS-ja e ka marrë seriozisht metaforën e Mustafa Nanos për qelbësirat kundër Saliut - i shkruajnë Berishës vëllezërit Shyti
“Listës së kandidatëve të PS për deputetë do t’i shtohet Dhori Sollaku me urdhër të prerë të organizatës kriminale “Hakmarrja për Drejtësi”, që sundon mbi z. Rama” – lexoi para dy ditësh zëdhënësja e Berishës (në foto). Fjalia ka kaluar pa shumë vëmendje nga mediat, por është e disata herë që Berisha ripërmend termin “Hakmarrje për Drejtësi” që lidhet më së shumti me gjykimin e vëllezërve Shyti. Dhe këta të fundit i janë përgjigjur sërish me një letër në agjensinë e lajmeve AMA, ku ndër të tjera lexohet:
Një bunker, 'kocka" betoni nga Spaçi dhe një copë nga muri i Berlinit përballë dritares së "Komitetit Qendror"
Kush ka kaluar në bulevardin e Tiranës këto ditë me siguri ka parë rrethimin e ndërtimit në hyrje të Bllokut përballë zyrave të Kuvendit (dikur komitet partie) dhe përbri bustit të sapovendosur të Ismail Qemalit. Vladimir Karaj i së përditshmes Mapo ka dhënë detaje mbi atë që po ndërtohet brenda atij rrethimi. Quhet “Post Bllok”. Është një memorial kushtuar persekutimit dhe vuajtjes në diktaturë dhe ka tri objekte përbërëse.
I pari, një konstrukt shtyllash betoni (të marra nga burgu i Spaçit) që duken si kocka të shtrembëruara dhe të vendosura mbi njëra tjetrën.