Arkiv-Lajme

PORTRET: Kush është koka e dytë e lëvizjes “5 yje” pas (ose bashkë me) Grillo-n?

Postuar në 02 Mars, 2013 09:28

Po ti biesh ziles së Beppe Grillos, për të kërkuar një intervistë me Sekretarit e Përgjithshëm të Lëvizjes me 5 yje, Grillo të kalon të birin 12 vjeç. Sepse, partia e tyre nuk ka poste, ka vetëm dy themelues. Sipas La Stampa, pjesa më interesante, sepse është më e panjohur është Gianroberto Casaleggio, për të cilin dihet shumë pak. Dihet se ka një zyrë në Milano, por shanset që aty të të hapin derën janë të vogla. Biografia e tij është e rrethuar me mjegull dhe mit. Dihet se ka pasur karrierë të shkëlqyer te Olivetti deri sa krijoi Associates Casaleggio, pasi kaloii nga Telecom.

Shkup, plas dhuna etnike ndaj shqiptarëve

Postuar në 02 Mars, 2013 08:29

 

Në Shkup mbrëmë ka mbretëruar situatë e tensionuar dhe e frikshme, pas sulmeve brutale nga huliganë të organizuar maqedonas ndaj shqiptarëve, njofton agjensia e lajmeve INA.

Debati Rama-Vorpsi mbi komplimentet në avion, dritëhije mbi komunikimin politik shqiptar

Postuar në 02 Mars, 2013 08:18

Tek Opinion i Fevziut, Edi Rama preferoi të bëjë publike një bisedë informale me zëdhënesën e PD, Laura Vorpsi, në avion ku kjo i bënte komplimente atij dhe bashkëshortes. Po tek Opinion, Vorpsi i ka kthyer përgjigje. Duket si një debat që prek disa standarte të deklaratave politike. P.sh., a duhet të merret një kryetar partie me një individ? A duhet të ketë një zyrtare partiake 2 qasje, një para kamerave e një jashtë tyre? A është partia si stash me çdo kusht?

Agimi i Artë dhe termi neo-nazist i përdorur nga disa media (edhe nga Respublica)

Postuar në 02 Mars, 2013 06:16

 

Para disa kohësh, në trajtimin e një lajmi mbi Agimin e Artë redaksia përdori termin “neonazistët”, për anëtarët e kësaj partie, çka u debatua dhe në blog nëse është i saktë apo jo. Del që termi, sa vjen e i afrohet së vërtetës. Anëtarët e kësaj partie, po përdorin metodat e “rinisë hitleriane” duke rekrutuar fëmijë 6 vjeç për t’i pregatitur shpirtërisht me filozofinë e tyre.

A ka sens përurimi i portalit të plotësimit të formularëve A1 dhe A1Z të maturës nga vetë Kryeministri?

Postuar në 02 Mars, 2013 05:38

 

Që fushata bëhet duke përuruar vepra të reja e të reja, ose dhe të pambaruara, ky tashmë është “stil i vjetër”. Por, nganjëherë arrihet deri në grotesk. Me dëshirën për të përururuar non-stop, ai ka përuruar dhe një... portal të plotësimit të formularëve A1 dhe A1Z për maturantët!! Që, ndër të tjera është projekt dhe financim i BE!

Stefani: Berisha po pret momentin për të aplikuar strategjinë e fshehtë, të ikë nga Perëndimi e të afrohet me Azinë

Postuar në 02 Mars, 2013 04:23

 

Ambasada Amerikane u kërkon anëtarëve të KQZ të shmangin situatat ku rezultati do preket me spirale ligjore “torturuese për logjikën”

Postuar në 02 Mars, 2013 03:20

 

Bulatović për kontrabandën me Millosheviçin: e luta Berishën të mbyllë sytë, e të ftillohet kontrabanda

Postuar në 02 Mars, 2013 02:21

 

Ish Kryeministrit të Ish-Federatës Jugosllave (Jugosllavisë së mbetur), Bulatovic i ka shpëtuar një frazë gjatë një interviste për televizionin malazez, Vijesti, e marrë dhe përkthyer nga revista Java. Ndërsa flet për periudhën e vështirë të luftës në Bosnje, atij i rrëshqet fjalia: “...unë shkoj në Shqipëri dhe e lus Berishën të mbyllë sytë, e të ftillohet kontrabanda, që të thyheshin sanksionet ndërkombëtare dhe njerëzit të fitonin para... Dhe e bëmë sistemin në të cilin të gjitha kanë funksionuar ashtu”.

Rikthehen marifetet me shtetësinë?

Postuar në 01 Mars, 2013 15:22

Flamur Noka (ministri i Brendshëm) garantoi disa ditë më parë në komisionin parlamentar të integrimit, se ndryshimet në ligjin për shtetësinë do të bëheshin “në dialog të gjerë me klasën politike dhe faktorin ndërkombëtar”. Por sipas një raportimi të televizionit TCH, pikërisht ministria e Nokës është bërë hartuesi i “disa ndryshimeve të proçedurave për dhënien e shtetësisë”. Për të shmangur ndryshimet në ligjin aktual, këto ndryshime janë bërë përmes një projektvendimi që televizioni në fjalë thotë se ka siguruar nga burime pranë Ministrisë së Brendshme.

A do të qeshin më tani me 'bulkthin'?

Postuar në 01 Mars, 2013 13:01

Grillo në italisht i thonë bulkthit. “Bulkthi në pushtet” e ka titulluar një analizë për Grillon Ardian Vehbiu, ku ndër të tjera shkruan: “Ka shumë frikë dhe dyshime, në Itali dhe në Europë, nga kjo forcë e re, e cila po gatitet të marrë në pyetje krejt sistemin politik italian, ende të ngecur në gërmadhat e sundimit gjysmë-shekullor demokristian-mafioz të Pasluftës. Ndërkohë, shumë profesionistë të politikës nuk arrijnë dot të lënë mënjanë, kur e konsiderojnë Grillo-n, të kaluarën e tij si artist.

Pages

Subscribe to RSS - Arkiv-Lajme