Debati Rama-Vorpsi mbi komplimentet në avion, dritëhije mbi komunikimin politik shqiptar

Tek Opinion i Fevziut, Edi Rama preferoi të bëjë publike një bisedë informale me zëdhënesën e PD, Laura Vorpsi, në avion ku kjo i bënte komplimente atij dhe bashkëshortes. Po tek Opinion, Vorpsi i ka kthyer përgjigje. Duket si një debat që prek disa standarte të deklaratave politike. P.sh., a duhet të merret një kryetar partie me një individ? A duhet të ketë një zyrtare partiake 2 qasje, një para kamerave e një jashtë tyre? A është partia si stash me çdo kusht?
Rama tha: Ka lidhje me vajzën (Laura Vorpsi). Është e fejuar apo e bashkëjetuar, sepse në Aeroportin e Milanos më erdhi një djalë goxha fisnik, më shprehu të gjithë konsideratën e tij për mua dhe donte të bënte një foto me mua. Bëmë fotografi dhe unë e përshëndeta dhe të fejuarën apo të bashkëjetuarën e tij, që ishte Laura, e cila më shprehu konsiderata marramendëse mua personalisht. “Zoti Rama, nuk ka burrë më fisnik dhe më të edukuar se ju, por ju nuk jeni për atë vend”, më tha Laura.
Ndërhyn Fevziu: Kështu kishe shkruar dhe për Erla Mëhillin te “Kurbani”…
Unë nuk po shkruaj librin tani, por po të tregoj një histori të jetuar vetë, në Aeroportin e Milanos, madje ishim ulur dhe afër njëri-tjetrit në avion dhe kemi dëgjuar komplimente për njëri-tjetrin, për mua dhe për Lindën, aq sa m’u duk një gjendje kaq e mjeruar e asaj vajze, që e vetmja gjë që mund të bëja ishte t’ia ktheja me fjalë të mira, pa dashur në asnjë mënyrë ta lëndoj për këtë lëndim të përditshëm që i bëjnë asaj apo ajo ia bën vetes. Por, është foltorja ku vendosen për të lexuar me detyrim të gjitha ato akuza dhe baltra që vijnë me telefon dhe po përdoret ajo foltore si stazh partie. Këta të rinj që dalin dhe dhunojnë veten dhe hidhen në erë si kamikazë me rrugaçërira të tilla, që çedukojnë të gjithë të rinjtë.”
Ndërsa, Zëdhënësja e Partisë Demokratike, Laura Vorpsi reagoi mbrëmë në emisionin “Opinion” duke thënë: “Mendoja se ishte fisnik por po shpif ulët për rastësinë e udhëtimit tim me të në të njëjtin avion. Kam respekt për çdo tironse ndaj dhe pranova me qejf ftesën e Ramës për të takuar bashkëshorten e tij. Mendoj që nuk duhet të merret personalisht me mua, por të bëjë transparencën që i ka premtuar shqiptarëve dhe që për dy muaj presin qoftë dhe një të vërtetë. Rama është i detyruar jo vetëm si person politik por dhe publik të mos merret me individin”, transkriptuar nga Panorama.
k.c.
Comments
Te dy palet e mediave (pro
Te dy palet e mediave (pro dhe kunder PS), nuk arrijne te kuptojne, se ne kete pike ai qe humb nuk eshte Zedhenesja e PDse, por Edi Rama. Qe nen pretekstin e nje "detaji" te sajuar, nuk tha asgje mbi te vertetat e pallatit dhe tokes ku po nderton vilen.
Sot te gjith e dime se kush eshte Berisha dhe femijet e tij, si dhe "transparencen" e tyre. Ate qe ne presim eshte nje Edi Rame tjeter, qe ne ndryshim me Berishen, dhe ne nje transparence te plote ofron qytetareve pergjigje konkrete dhe direkte mbi te ardhurat e tij. Vendosja e nje pikepyetjeje mbi aftesine e tij per te bere transparence, e ve Ramen ne te njejtin pjedestal me Berishen.
Pra pse duhet ne te votojm per nje Berish te 2te? Le tu themi jo qe te dyve!
Historia eshte shume e

Historia eshte shume e vertete. Rama dhe Linda takuan Laura Vorpsin ne Linjen Milano Tirane, pa e ditur qe kjo ishte vajza e selise se PD e cila, prej disa ditesh, dilte ne tv me deklaratat ala Berishe kunder Rames. Sjella adhuruese e vajzes ndaj Rames es hoqeruar me nje dridhje te lehte dhe zbehje te fytyres se bukur, ju duk normale ciftit. Vorpsi, nderkohe ,qe nuk vuri re asnje shenje merzie ne sjlelljen e tyre, shpertheu ne komplimenta dhe dashamiresi per te dy . I fejuari kerkoi te beje edhe nje foto me Ramen. Fakti qe ajo vajza detyrohet te thote sot - qe Rama shpif, eshte vertete per te ardhur keq se me cfare kosto e nisin karrieren dhe se e ndotur do te jete gjithe e ardhmja e tyre, jo vetem profesionale.

Nuk besoj se perbej ndonje

Nuk besoj se perbej ndonje fyerje kur e quaj Lauren nje prostitute "intelektuale".

Kjo, ashtu si edhe Erjoni, Erla, etj etj etj, ka rradhen e saj per te ngrene mutin qe prodhohet tek selia e PD. Ka edhe PD-ista, ose fansa te PD qe jane njerez te mire, e kane pa te keq, u duket vetja i djathte dhe preferojne te simpatizojne PD qe nuk ka asnje karakteristike te djathte. Por ne 99%, PD eshte nje parti qe reflekton anen e erret te Shqiperise, ka mbledhur njerezit me llum (Olldashi, Bulku, Pollo, Topalli uuuuuuuuu sa shume).

Kurse PS eshte ana tjeter e medaljes, ajo ane qe anon tek njerezit me te kulturuar, me te shtruar, me paqesore, me realist, me humane.

E pash para ca minutash

E pash para ca minutash "intervistën" e Ramës.

së pari, u mahnita e habita nga degjenerimi i Fevziut. Seç e mbaja mend më të përmbajtur.

Rama mundohej ta ngrinte çik nivelin kurse Fevziu si muhabet kafenesh, cubash...

Gjithsesi, përtej këtyre, unë nuk do të votoj për Ramën. Ka alternativa të tjera më të mira, gjykuar nga paraqitja mediatike dh ejo vetëm.

Shqiperine e morren hajdutet
Shqiperine e morren hajdutet i vune zjarr
Shqipetar mos rri por zhduku shqipetar
Ai vend nuk ka asnje shprese me kete klase politike. Dhe te gjithe ju qe mbroni njeren apo tjetren pale jeni thjesh mjerane ose sahanlepires!!!
Gerald,Jam nje burre i thyer

Gerald,
Jam nje burre i thyer ne moshe dhe desha qe, vetem me cilesine e te moshuarit, te te pergezoj per reagimin dinjitoz ndaj kuriozitetit te gazetareve per ceshtjen qe E. Rama permendi lidhur me te fejuaren tende. Nuk kam nje orientim te percaktuar politik, vetem deshiroj, si te gjithe, qe punet ne Shqiperi te ecin me mire. Kuptohet qe ky pozicion te afron me shume me opoziten. Por reagimi i Rames gjate emisionit televiziv ndaj te fejuares tuaj (Vorpsit) nuk ishte aspak qytetar. Ishte i patolerueshem, sidomos, per nje person qe pretendon te udheheqe politiken shqiptare ne te ardhmen. Turp, njemije here turp per E.R., e paste faqen e zeze, sic themi ne te moshuarit.
Pavaresisht politikes, edhe une e kisha klasifikuar si person “fisnik” Ramen!
Ne te vertete njerez si ti, qe nuk pranove te komentosh, demonstrojne sjellje fisnike ne shoqerine shqipare qe eshte zhveshur keqas nga fisnikeria si element etik, kaq i domosdoshem per nje shoqeri normale.
Aliu

Rama ka momente sinqeriteti,

Rama ka momente sinqeriteti, qe edhe mund te evitohen, por nuk e ka tepruar.Vajza Laura duhet te dije se po perdoret apo jo,ato sharje kunder Rames ne konferenca nuk ia ngrejne dinjitetin,perkundrazi.Une per vete urrej dyfytyresine,eshte vesi me i ndyre i njeriut dhe eshte me keq kur ky ves mesohet qe i vogel.Megjithate,shpresoj qe Rama te mos merret me ushtaret e radhes se pare, se ata jane ne fushen e shahut per tu konsumuar te paret.

Nuk jam dakord me burrin e

Nuk jam dakord me burrin e thyer ne moshe me siper, per disa arsye. Edi Rama eshte nder politikanet e fundit ne liste qe merret me individe dhe histori personale, sic eshte nder te paret ne liste qe eshte perfolur individualisht dhe familjarisht ne menyren me te paskrupullt nga politika e ndyre qe kemi. Qe ai e permendi rastin e sjelljes se Laura Vorpsit ne avion, ngjarje qe me ka cuditur shume edhe mua sepse rastesisht e kam degjuar nga njerez te pranishem aty..., pra ky rast, flet shume dhe vlen te degjohet se pari nga prinderit e te gjithe atyre te rinjve qe nuk e kane ne fre ambicien per karriere me cdo kusht....dhe sigurisht te degjohet nga te gjithe shqiptaret per te kuptuar se cfare percudnimi ne personalitet e formim ben sot kjo politike pacavure. Luura Vorpsi nuk e fshehu dot admirimin per Ramen kur u perball me te, nisur edhe nga njohje e lidhje te perbashketa , por kur Berisha i dorezon copen e deklarates here te zeze here qesharake , Laures nuk i ben syri ter ta lexoje, madje me patos sepse keshtu do te mund te jete neser nje Mesila Dode apo me shume, nje Jozefine Topalli. Ja - kjo eshte arritja me e madhe e Laures se bukur per te cilen eshte gati te shnderrohet ne ate kokebukuroshenbosh te ekranit cdo dite e cdo ore te dites.

Sa i perket Geraldit, atij bravo i qofte sepse nuk genjeu dot per te thene _"rama shpif" si genjeu Ornela por tregoi pa shume komente qe ishin takuar ne avion te dy ciftet dhe kishin shkembyer aq bisede sa kishin shkembyer.

Pershendetje Eni, dhe te

Pershendetje Eni,

dhe te prifte e mbara gjithmone ne jete. Sic shkruaja, jam shprehur per rastin vetem nga pozita e te moshuarit.

E kam konsideruar Ramen fisnik pikerisht per ate qe permend edhe ti. Dmth, per mosreagimin me te njejten monedhe ndaj sharjeve e shpifjeve,

apo menyres te berit politike nga Berisha, Topali & Compani. Por, te konsumosh publikisht nje bisede apo komunikim privat per qellime politike apo denigrimi,

sic beri E.Rama, eshte as me shume dhe as me pak por te biesh ne pozitat e atyre qe permenda me lart.

Besoj qe Rama eshte penduar per cfare tha ate mbremje. Jam i bindur se Geraldi i dha nje mesim atij dhe skotes se politikaneve medioker dhe gojeshthurrur shqiptare.

Shendet per ty Eni djali,

Aliu (i moshuari)

Add new comment