Arkiv-Lajme

Rivali i Merkelit: “Berlusconi e Grillo janë dy kllounë”; Dhe Napolitano anulon takimin me të

Postuar në 27 Shkurt, 2013 13:58

Giorgio Napolitano, President i Republikës italiane, është për një vizitë zyrtare në Gjermani, dhe atje, mes takimeve të shumta që kish programuar, ish dhe ai me politikanin e opozitës, rivalin e drejtpërdrejtë të kancelares Angela Merkel, Peer Steinbrück (zgjedhjet janë në shtator). Mirëpo, ky takim është anuluar. E ka anuluar miku nga Italia. Shkak është bërë komenti i Peer Steinbrück-ut mbi zgjedhjet e sapopërfunduara në Itali. “Kam mbetur pa mend nga fitorja e dy kllounëve”, u shpreh ai, duke iu referuar Grillos e Berlusconit. Dhe reagimi i Napolitanos ka qenë i menjëhershëm.

Shqipëria...

Postuar në 27 Shkurt, 2013 12:45

Disa faqe online të mediave kanë botuar një foto ku shihet i akuzuari kryesor për vrasjen e kryekomisarit Dritan Lamaj, me krerë të lartë të policisë së shtetit. Fotoja dëshmon një ambjent miqsh, ku i akuzuari Frroku dhe kryepolicët e Shqipërisë xhaketëzhveshur shihen në një tryezë lokali.

Nikoliç dekoron gazetarët që lëvdonin Milosheviçin

Postuar në 27 Shkurt, 2013 11:48

Presidenti i Serbisë, Tomisllav Nikoliç ka dekoruar 12 liderë të ish-republikave të Bashkimit Sovjetik, nga të cilat asnjëra nuk është anëtare e Bashkimit Evropian. Në krye të listës është presidenti rus, Vladimir Putin, por edhe shefi i shtetit të Bjellorusisë, Aleksadar Lukashenko, gjë që është posaçërisht interesante për faktin se, Beogradi vitin e kaluar vendosi sanksione ndaj Miniskit. Në listën e të dekoruarve janë edhe dy gazetarë të huaj, të cilët kanë nderuar shëmbëlltyrën dhe veprën e Slobodan Milosheviçit, shkruan “Blic”, të cilës i referohet "Koha Ditore".

Shinasi Rama duke lexuar intervistën e J.Malltezit: Kur merr në duar një kërmill të ngjiten gishtat nga jargët

Postuar në 27 Shkurt, 2013 08:41

Jamarber Malltezi ka dhënë një intervistë për rolin e tij në grevën e urisë së fillim viteve ’90. Mes të tjerave Malltezi tregon se si u dënua se ishte shprehur se “nuk ka më djathë” etj. Intervista ka sjellë  revoltimin e një prej drejtuesve kryesorë të lëvizjes studentore, Shinasi Rama, i cili shkruan për dhëndrin e kryeministrit në faqen e tij në Facebook:

Rruga e Kombit pa porte detare nuk vlen - thotë Zogaj dhe flet mbi një projekt për Shëngjinin

Postuar në 27 Shkurt, 2013 07:56

Prec Zogaj tenton të tërheq vëmendjen e qeverisë sot me një propozim konkret mbi atë që e quan “nxjerrja e detit nga gjumi” në një shkrim në të përditshmen Panorama.

Gian Antonio Stella: “Pse bëni sikur po e zbuloni tani Grillon? Këtu ka qenë gjithë kohën”

Postuar në 27 Shkurt, 2013 05:30

Gian Antonio Stella është një lloj Grilloje i gazetarisë (është ai që ka publikuar librin mbi “Kastën e sundimtarëve” në Itali, i shitur në miliona kopje). Në numrin e sotëm të së përditshmes il Corriere della Sera, ka nxjerrë nga arkivi thënie e qëndrime të Beppe Grillos në harkun e 30 viteve të fundit, dhe me këtë ka dashur të tregojë se kjo që po bën tani komediani i njohur është një finale e natyrshme e asaj që ka bërë gjatë gjithë jetës. Grillo ka bërë beteja të pafundme sociale. Me nervin e një komiku, kuptohet.

4 variantet e Dules

Postuar në 27 Shkurt, 2013 05:03

I pyetur në emision Tonight Ilva Tare për aleancat e mundshme parazgjedhore që mund të krijojë PBDNJ, Vangjel Dule është shprehur për katër opsione.

1-Duke patur një elektorat të përqëndruar në disa qarqe si Vlora, Gjirokastra, Korca dhe Tirana nuk përjashtojmë në asnjë rast edhe opsionin e kandidimit të pavarur. Është një variant shumë i zorshëm nga ana e matematikës elektorale por jo i pamundur.

2 - E dyta do të ishte një arritje marrëveshjeje ose koalicioni me PS  deri në skadimin e afatit ligjor për mënyrën e kandidimit.

Çili e Kokëdhima njoftojnë ndryshime në gazetat e tyre. Krizë apo inovacion?

Postuar në 27 Shkurt, 2013 04:11

E përditshmja MAPO e Henri Cilit dhe e përditshmja Sporti Shqiptar e Koco Kokëdhimës kanë njoftuar këto ditë se heqin dorë nga formatet e tyre ekzistuese të publikimit. MAPO ka nisur të publikohet me 16 faqe (nga 24 që publikohej më parë) kurse Sporti Shqiptar nuk ka dalë në treg, por më pas ka njoftuar në faqen e vet online se do rikthehet me “një projekt të ri inovativ”.

Zhurmohen në Kinë VOA dhe BBC

Postuar në 27 Shkurt, 2013 03:37

Zëri i Amerikës po proteston zhurmimin e ri të transmetimeve në gjuhën anglishte në Kinë. Drejtori i Zërit të Amerikës, David Ensor (foto) dënoi ndërhyrjen e re dhe tha se ky stacion i qeverisë së Shteteve të Bashkuara është duke punuar me ekspertë për të përcaktuar origjinën e saktë të zhurmimit. Ai tha se "rrjedhja e lirë e informacionit është një e drejtë universale dhe Zëri i Amerikës do të vazhdojë të ofrojë informata të sakta dhe të balancuara në platformat që mund të arrijnë audienca në zonat që i nënshtrohen censurës".

Videoja: Bullatoviç flet për Berishën dhe embargon, gazetari malazez: A e kupton ç’po flet?!

Postuar në 26 Shkurt, 2013 17:44

Në librin me kujtime “Rregullat e heshtjes” ish-presidenti malazez Momir Bullatovic ka pranuar që ka patur një marrëveshje verbale mes tij dhe Berishës për thyerjen e embargos së naftës. Skandali që pasoi botimin e kësaj dëshmie zgjati pak. Vetë Berisha në 30 Nëntor 2006 i pyetur drejtpërdrejt për pohimet e Bullatoviç bëri një nga ato akrobacitë e veta, duke e pranuar në fakt skandalin, shoqëruar em frazën e çuditshme “në total OKB që mbikqyrte embargon arriti në përfundimin se vetëm 4 për qind i përkisnin asaj që rridhte nga Shqipëria….” (!).

Pages

Subscribe to RSS - Arkiv-Lajme