Arkiv-Lajme
Shqipëria, e fundit në Europë dhe e 123-ta në botë për globalizimin social
KOF Swiss Economic Institute ka publikuar sot Indekset e Globalizimit për vitin 2012. Në indeksin e globalizimit social, Shqipëria renditet e fundit në Europë dhe e 123-ta në botë, duke u ndjekur nga vende si Tunizia, Senegali, Xhibuti, Filipinet, Kuba etj.
Ky indeks llogaritet si mesatare e ponderuar e të dhënave mbi telefonatat dhe postës ndërkombëtare; mbi penetrimin e internetit, televizionit, gazetave dhe librave; mbi turizmin dhe transfertat monetare ndërkombëtare; dhe mbi prezencën e kompanive të njohura ndërkombëtare si McDonald, IKEA, etj.
I dyshuari Arben Frroku, mohon të ketë njohje me Ramën dhe deklaron se është demokristian i pastër!
Biznesmenit Arben Frroku i është komunikuar sot në gjykatën e Selanikut ekzistenca e një urdhër-arresti ndërkombetar në lidhje me akuzën e vrasjes së ish-shefit të Komisariatit nr 6 në Tiranë, Dritan Lamaj, njofton Balkanweb, ndërsa ai është shpallur i pafajshëm për sasinë e drogës që iu gjet në hotel gjatë arrestimit. Vendimi që e mban në arrest për 40 ditë derisa të vijë dosja, u dha sot pasi ai u njoh me akuzat, gjatë seancës që zgjati disa orë, në një gjykatë të Selanikut.
Qumështi i nacionalizmës... Kosova na bën konkurencë të pandershme apo Ministria nuk është dhe aq "...e Mbrojtjes Konsumatore"?
Mediat kanë shprehur shqetësim sot për reagimin e zyrtarëve të Ministrisë së Bujqësisë që bënë përgjegjës për sigurinë ushqimore... mediat!! Sipas tyre, qumështi i konsumuar nga shqiptarët nuk krijon asnjë problem shëndetësor dhe shprehën keqardhje për çfarë e quajtën “panik të krijuar nga media”, sipas portalit të gazetës Shqip. Kjo qe një deklaratë paksa e ndryshme nga ajo që i njëjti institucion dha pak ditë më parë kur deklaroi se aflatoksina gjendej dhe gjendej mbi normat e lejuara.
Qeveria nxiton të marrë paratë e privatizimit të hidrocentraleve dhe lotarisë kombëtare para zgjedhjeve
Mazhoranca futi ne procedure te përshpejtuar ratifikimin e marrëveshjeve për privatizimin e 4 HEC-eve dhe te lotarisë Kombëtare. Opozita e kundërshtoi kete nisme te shumices parlamentare, duke këmbëngulur se po shkelet rregullorja e Kuvendit. Ajo e akuzoi mazhorancen se kjo eshte nje perpjekje e fundit per te grabitur pasuri kombëtare ne fund te mandatit qeverisës.
LSI, e hapur për koalicion me PS pas zgjedhjeve - thotë Meta.Vetëm nëse LSI braktis qeverinë - tha mbrëmë Rama
LSI është e hapur për koalicion me çdo parti, përfshirë edhe Partinë Socialiste. Koalicionet e ardhshme do të kenë në themel votën e qytetarëve [pasi ata të votojnë në 23 qershor]”. Kështu u shpreh kreu i LSI-së, Ilir Meta, pas takimit me ambasadorët e vendeve të BE-së në Tiranë.
Meta tha se temë e takimit ishin çështjet e integrimit dhe zgjedhjet e qershorit. “Temë e bisedës ishte procesi zgjedhor maksimalisht transparent, për të cilin vendet e BE-së janë të interesuara”, tha Meta në përfundim të takimit.
Baze e quan Fevziun “Berisha qeros” dhe flet për një listë “jo përballë Berishës” që qarkullon në TV
Mero Baze ka komentuar intervistën e mbrëmshme të Edi Ramës përballë gazetarit të Klan Blendi Fevziu dhe ndër të tjera shkruan: “Debati ishte i tillë që detyroi gazetarin të shpaloste vetveten, ashtu siç është, i cekët, i përciptë, i pavëmendshëm, i paqartë, shtiracak, gënjeshtar, dhe servil. Dy herë të vetme që Fevziu është përballur me opozitarët e Sali Berishës, Ina Ramën dhe Edi Ramën, me pyetje të ofruara nga Berisha, të dyja herët ka provuar se jo vetëm që nuk kupton çfarë pyet, por nuk kupton as çfarë përgjigjet bashkëbiseduesi.
50 % e të rinjve shqiptarë duan të emigrojnë (dhe 50 % do ta donin një punë në administratë)
Fondacioni Fridrih Ebert ka publikuar një studim mbi mendimet e rinisë shqiptare për të sotmen dhe të ardhmen e afërt, bazuar tek një sondazh i gjerë në të gjithë territorin e vendit. Më poshtë, disa nga përfundimet e studimit:
1-Më shumë se 50 përqind e të rinjve janë të gatshëm të emigrojnë jashtë vendit (“Më shumë se gjysma e rinisë është gati të lërë vendin. Nuk mund të përfytyrohet. Më mirë një kamarier në Itali se sa pastrues makinash në Shqipëri, mendojnë ata, Kjo është e jashtëzakonshme” - thotë në VOA Frank Hantke, drejtues i fondacionit Fridrih Ebert)
Turqia, aleat i padobishëm në Siri - shkruan NYT
Qëllimi i deklaruar i Amerikës është të largojë presidentin Bashar al-Assad nga pushteti në Siri. Shtetet e Bashkuara këmbëngulin, gjithashtu, se çdo zgjidhje e krizës siriane, duhet të garantojë pluralizmin fetar dhe etnik. Megjithatë, ky vizion rozë për një Siri të moderuar dhe laike pas rënies së Assadit, nuk do të arrihet nëse Shtetet e Bashkuara vazhdojnë të varen nga aleatët rajonalë, të cilët kanë pak interesa për një përfundim të tillë.
Ti e do Doktorin, - i thotë Rama, Fevziut (dhe biseda më pas kalon në 'çështje burrash')
Kreu i PS-së, Edi Rama ndodhet në studion e gazetarit të Klan, Blendi Fevziu dhe ndër të tjera kanë replikuar shpesh me batuta.
“Ti e do Doktorin,” i tha Rama. Kurse moderatori Fevziu iu përgjigj: “Çështjen e dashurisë mes burrave nuk e di zoti Rama”. “Kjo nuk është dashur mes burrash është dashuri mes doktorit dhe pacientit,” iu përgjigj Rama.
Firmat e "referendumit": Berisha i pari, Topalli e dyta, Meta mungon... (por deputetët e tij firmosin)
E firmosur nga drejtuesit kryesorë të mazhorancës parlamentare kërkesa për organizimin e një “referendumi për tre ligjet” miratua dje në Komisionin e Ligjeve. Në krye të listës së firmëtarëve ishte emri i kryeministri, Sali Berisha e ndjekur nga kryeparlamentarja Topalli. Më pas, vinin si firmëtarë drejtues e deputetë të partive aleate të koalicionit qeverisës. Suprizë ishte fakti se në këtë listë mungonte emri i kreut të Lëvizjes Socialiste për Integrim, Ilir Meta, pavarësisht se deputetët e kësaj partie e kishin firmosur kërkesën.