Firmat e "referendumit": Berisha i pari, Topalli e dyta, Meta mungon... (por deputetët e tij firmosin)

Postuar në 28 Shkurt, 2013 13:48

E firmosur nga drejtuesit kryesorë të mazhorancës parlamentare kërkesa për organizimin e një “referendumi për tre ligjet” miratua dje në Komisionin e Ligjeve. Në krye të listës së firmëtarëve ishte emri i kryeministri, Sali Berisha e ndjekur nga kryeparlamentarja Topalli. Më pas, vinin si firmëtarë drejtues e deputetë të partive aleate të koalicionit qeverisës. Suprizë ishte fakti se në këtë listë mungonte emri i kreut të Lëvizjes Socialiste për Integrim, Ilir Meta, pavarësisht se deputetët e kësaj partie e kishin firmosur kërkesën. Ndërkohë listës i ishte shtuar emri i deputetit ish-socialist, Kastriot Islami.

Edhe pse opozita nuk ishte pjesë e mbledhjes sot pasdreke, mazhoranca e miratoi vetë kërkesën për “të shtruar në referendum të përgjithshëm popullor çështjen e miratimit të tre project-akteve”. Kërkesën e tyre deputetët e shumicës parlamentare e bazojnë në nenin 150, paragrafi i dytë i Kushtetutës, që përcakton se “Kuvendi me propozimin e jo më pak se një së pestës së deputetëve ose me propozim të Këshillit të Ministrave, mund të vendosë që një çështje ose një projektligj i një rëndësie të veçantë të shtrohet në referendum”. Në të njëjtën mbledhje të Komisionit të Ligjeve u miratuan edhe draftet ligjore për shitjen e hidrocentraleve, Bistrica 1, Bistrica 2, Ulëz-Shkopet. Re.Pu

Comments

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.