Arkiv-Lajme

Martesat gay në Francë dhe disa pyetje elektorale të komunitetit LGBT në Shqipëri

Postuar në 04 Mars, 2013 07:21

Franca do të pasojë së shpejti 6 vendet evropiane që kanë legalizuar martesën e homoseksualëve. Dhoma e ulët e parlamentit e miratoi legjislacionin më 12 shkurt. Miratimi i ligjit nga Senati pritet të bëhet pa vështirësi, pasi socialistët në pushtet, të cilët janë pro-martesave të homoseksualëve, kontrollojnë parlamentin.

Nesër mund të fusim në treg aspirina që shkaktojnë dhimbje koke...

Postuar në 04 Mars, 2013 05:01

Deri para ca kohëve e dinim se duhanxhinjve u bën mirë një gotë qumësht për të neutralizuar nikotinën. Sot, nuk jemi më në gjendje të themi me saktësi se cili është më i dëmshëm, qumështi apo duhani. Nesër mund të fusim në treg aspirina që shkaktojnë dhimbje koke…!!! – ironizon Gilman Bakalli në të përditshmen MAPO lidhur me skandalin e frikshëm të disa prej markave shqiptare që paketojnë e shesin qumësht.

Dorëhiqet edhe udhëheqësi katolik i Britanisë. Sjellja ime seksuale, nën standardet e Kishës - thotë

Postuar në 04 Mars, 2013 04:20

Kardinali i cili ka shërbyer deri më tani si udhëheqësi më i lartë i Kishës Katolike Romane në Britani, ka pranuar se ka bërë gabime seksuale dhe ka premtuar se nuk do të jetë më pjesë e jetës publike të kishës. Kardinali Keith O’Brien dha dorëheqje më 25 shkurt nga pozita e kardinalit të St. Andrews dhe Edinburgh-ut, pasi një gazetë kishte publikuar akuzat e një prifti ndaj O’Brien për sjellje të pahijshme.

5 arsye pse një si Berluskoni është akoma në lojë - sipas IHT

Postuar në 04 Mars, 2013 03:36

"Të huajt e kanë të vështirë të kuptojnë pse një person që e udhëhoqi Italinë në prag të falimentimit në vitin 2011, i akuzuar për mashtrim tatimor, për lidhje me mafian, për prostitucion me të mitura dhe keqpërdorim të detyrës publike, ende arrin të konkurrojë  në zgjedhjet kombëtare, - shkruan International Herald Tribune për zgjedhjet në Itali dhe më pas rendit arsyet e asaj që e quan "film i parë dhe i riparë" me Berluskonin:

Një ushtri deputetësh apo një ushtri... aprovuesish?

Postuar në 04 Mars, 2013 03:21

Çdo mars në Pekin mblidhet Kongresi Kombëtar i Popullit. Parlamenti i Kinës sipas Kushtetutës është organi më i lartë shtetëror.Rreth 3000 deputetët formojnë parlamentin më të madh në botë. Por madhësi nuk do të thotë automatikisht pushtet. Sepse "përfaqësuesit e popullit" nuk kanë shumë për të thënë. Të gjitha vendimet merren brenda Partisë Komuniste, kurse deputetet vetem aprovojne.

Ina Rama në mëngjes ishte deputete e PS (sipas PD), pasdite rezulton që ka aplikuar për Gjyqtare Apeli

Postuar në 03 Mars, 2013 14:39

Papërgjegjshmëria e deklaratave politike, sapo ka marrë një konfirmim të ri. Në mëngjes Ina Rama ishte “deputete” e ardhëshme e PS, në darkë, vetë ajo e përgënjeshtron. Ka qenë zëdhënësja e PD që ka deklaruar se bashkë me Celibashin, “kryepuçisti” Rama do kandidojë si deputete edhe Ina Ramën. Ina Rama, e ka përgënjeshtruar duke treguar se ka aplikuar si gjyqtare në Gjykatën e Apelit.

Deklarata:

Opinionistët më në zë të Italisë i japin munxët Beppe Grillos

Postuar në 03 Mars, 2013 12:55

“Nuk votëbesoj asnjë qeveri, në asnjë rrethanë; nëse doni, mbështesni ju një qeveri të Lëvizjes sime” – kjo është ajo që Grillo u thotë në thelb partive të tjera në parlament. Shumëkush ka besuar se pas zgjedhjeve, Grillo do shtrohej e do të “bëhej politikan”, por s’është kështu. Grillo duket se i ka mbushur mendjen vetes se ai mund të ndryshojë Italinë, madje dhe botën. Mirëpo, ky “vizion” i tij nuk ka ngjitur shumë tek publicistët e opinionistët italianë. Ia mbështesin tek-tuk ndonjë ide, por në tërësi e përqeshin, e denigrojnë, apo ia vënë në dyshim kredot dhe takatin.

Megalomania e Enver Hoxhës: donte të sulmonte Jugosllavinë!

Postuar në 03 Mars, 2013 11:22

“Telegrafi” dhe prej tij, gazeta Zëri, sjellin një material të freskët në lidhje me një temë të vjetër: Megalomania e Enver Hoxhës ishte e tillë sa të planifikonte të sulmonte Jugosllavinë, federatën e 6 republikave. Materialet janë bazuar mbi studimet e historianit rus Artjom Ulunjam, ekspert për lëvizjen komuniste të Shek XX në Ballkan.

Zëdhënësja e PD del për të komentuar futjen e Celibashit në listë me stilin klasik: 99-sha”, “bota e krimit”, “kryeorganizatori i puçit të 21 janarit”...

Postuar në 03 Mars, 2013 10:21

Dalja e zëdhënëses së PD, për të komentuar edhe gjëra që nuk kanë lidhje fare me këtë parti, po bëhet një trend zgjedhor i saj.  E fundit, zëdhënësja e PD, Laura Vorpsi, doli për të komentuar futjen e Celibashit në PS. Ajo që bie në sy është uniformiteti i akuzave me rastet e mëparshme, që është ose mungesë imagjinate ose kohe për t’i formuluar. Në deklaratë gjen shprehjet standarte si “99-shave”, “përfaqësohet më shumë se kurrë nga bota e krimit dhe mbrojtësit e saj”, “kryeorganizatori i puçit të 21 janarit”, etj.

Pjesë nga deklarata:

Celibashi i bashkohet PS, pasi kishte refuzuar ftesën disa herë (?!)

Postuar në 03 Mars, 2013 10:10

 

Edi Rama ka prezantuar një tjetër personazh publik, Ish-kryetarin e KQZ-së në vitet 2001-2006, Ilirian Celibashin, si “përforcimin e fundit të skuadrës së Rilindjes kombëtare”, raporton Shqip.

Pages

Subscribe to RSS - Arkiv-Lajme