Ina Rama në mëngjes ishte deputete e PS (sipas PD), pasdite rezulton që ka aplikuar për Gjyqtare Apeli

Postuar në 03 Mars, 2013 14:39

Papërgjegjshmëria e deklaratave politike, sapo ka marrë një konfirmim të ri. Në mëngjes Ina Rama ishte “deputete” e ardhëshme e PS, në darkë, vetë ajo e përgënjeshtron. Ka qenë zëdhënësja e PD që ka deklaruar se bashkë me Celibashin, “kryepuçisti” Rama do kandidojë si deputete edhe Ina Ramën. Ina Rama, e ka përgënjeshtruar duke treguar se ka aplikuar si gjyqtare në Gjykatën e Apelit.

Deklarata:

 “Pas përfundimit të ushtrimit të funksionit të Prokurorit të Përgjithshëm, në mesin e muajit janar, kam paraqitur zyrtarisht pranë Këshillit të Lartë të Drejtësisë një kërkesë për t’i propozuar Presidentit të Republikës emërimin tim si gjyqtare në Gjykatën e Apelit Tiranë. Për këtë kërkesë gjithashtu kam bërë me dije zyrtarisht edhe Presidentin e Republikës, Z. Bujar Nishani. Kjo kërkesë është mbështetur në garancitë që jep neni 7 i ligjit “Për Organizimin dhe Funksionimin e Prokurorisë në Republikën e Shqipërisë”, për Prokurorin e Përgjithshëm që mbaron mandatin e tij kushtetues dhe në faktin që para kësaj detyre, kam ushtruar funksionet e gjyqtares së Gjykatës së Apelit për Krime të Rënda. Neni 7/1.3 i ligjit parashikon se “Pas përfundimit të mandatit, me pëlqimin e tij, ai ka të drejtë të emërohet në funksionin e prokurorit në Prokurorinë e Përgjithshme ose në vendin e mëparshëm apo në një vend të barasvlefshëm me vendin e mëparshëm. Këto fakte tregojnë qartë për mungesën e interesit tim për tu përfshirë në ndonjë projekt politik dhe për ekzistencën e plotë të dëshirës sime për të mbetur pjesë e sistemit të drejtësisë. Për më tepër mbetem në pritje që Presidenti i Republikës dhe Këshilli i Lartë i Drejtësisë, ta trajtojnë këtë çështje dhe të marrin një vendim lidhur me kërkesën që kam paraqitur.”

E kotë të pritet që dikush t’i kërkojë ndjesë, pasi papërgjegjshmëria e deklaratave është tashmë standart politik. Ndjesa, jo.

k.c.

 

 

Comments

Submitted by Labi Vlore (not verified) on

<p>Znj.Ina Rama eshte tashme ne Historine e ndritur te Shqiperise.Burracaket me ne krye burracakun Sali Berisha,dukeshin shume te vegjel perpara kesaj gruaje te madhe.Dukeshin si te tredhur.Dukeshin tamam si ata qente qe lehin,por nuk te hane.Qen qe tregojne dhembet,jo nga trimeria,por nga frika qe u pushton shtyllen kurrizore.Nuk ka shtypje,vrasje dhe padrejtesi qe ngelet pa ndeshkuar.Do ndeshkohen qe te gjithe.Do japin llogari per te gjitha.Qente e poshter qe po shqyejne Shqiperine,do perpigjen perpra &nbsp;ketij populli te vuajtur deri ne piken me te fundit.Drejtesia hyjnore e popullit Shqiptar po afron.Nder dhe vetem nder Znj Ina Rama.Deshiroj vetem ti them,se nuk eshte vetem.Ka mbeshtetjen sublime dhe totale,te Shqiptareve te ndershem.</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.