Arkiv-Lajme

Sondazhi kombëtar Dita: PS+AK+PTO 48.6%; PD+PTM 33.7%; FRD 5.4%; LSI 5.2%; TP 6.1%

Postuar në 06 Mars, 2013 22:26

Gazeta DITA ka publikuar sot sondazhin e parë kombëtar të saj (më parë ka publikuar sondazhe vetëm për qytetin e Tiranës). DITA njofton se sondazhi është zhvilluar nëpërmjet telefonatave celulare. Kampioni u përzgjodh në mënyrë krejt rastësore ndër numrat e kompanive Vodafone, AMC, Eagle dhe Plus. Nga 1,897 anketime të filluara, janë kompletuar 1,600 (297 të anketuar e ndërprenë anketimin pas dy-tri pyetjeve të para). Marzhi i gabimit statistikor eshte 3.1%, raporton DITA.

Shuhet Van Cliburn, pianisti i vetëm amerikan që fitoi një konkurs në Moskë gjatë Luftës së Ftohtë

Postuar në 06 Mars, 2013 17:27

Pianisti klasik Van Cliburn ka vdekur disa ditë më parë në moshën 78 vjeçare. Në vitin 1958, Van Cliburn mori menjëherë famë botërore kur fitoi Konkursin Ndërkombëtar Çaikovski në Moskë. Që një amerikan të fitonte një konkurs në Moskë gjatë Luftës së Ftohtë ishte një ngjarje e bujshme për kohën. Kur u kthye në Shtetet e Bashkuara, kompania RCA Records nxori në shitje albumin e parë të Van Cliburnit, që përmbante edhe pjesën fituese.

Shënim: Në tri vitet e fundit, legjislacioni fiskal i Shqipërisë është ndryshuar... 72 herë!

Postuar në 06 Mars, 2013 15:11

Në tri vitet e fundit, legjislacioni fiskal është ndryshuar... 72 herë. Kjo nuk është parë në asnjë vend të Evropës. Ndryshimet e shpeshta kanë sjellë konfuzion tek taksapaguesit. Ndërsa mungesa e informacionit, apo marrja me vonesë e tij ka sjellë jo vetëm problemin e mosrespektimit të legjislacionit nga ana e bizneseve, por edhe probleme në marrëdhëniet  midis bizneseve dhe punonjësve të administratës tatimore, duke favorizuar mundësitë për mitmarrje dhe korrupsion.

Fyle i rikthehet "referendumit". Nuk më pëlqejnë këto lloj lidhjesh – thotë dhe përdor termin "populizëm"

Postuar në 06 Mars, 2013 13:02

Shqipëria është një vend sovran dhe politikanët e zgjedhur kanë të drejtën të miratojnë vendimet që mendojnë se janë të mira për vendin dhe ta testojnë këtë në zgjedhjet e ardhshme. Kjo është ajo që po ndodh në një vend sovran. Por më lini të bëj vërejtjen që vijon: Kam komentuar në Bruksel dhe në Shqipëri se nuk më pëlqen që tre çështjet të lidhen me gjë tjetër. Nuk më pëlqejnë këto lloj lidhjesh. Tre ligjet duan gjithëpërfshirjen e mazhorancës dhe opozitës, pasi miratimi i tyre nuk ka të bëjë vetem me thelbin.

Ndahet nga jeta Roland Trebicka

Postuar në 06 Mars, 2013 10:25

Aktori Roland Trebicka (në foto duke interpretuar gjate komedise, Te Gjithe Me Huqe, të Laurent Baffit) nuk jeton më. Lajmi sapo është dhënë në disa faqe online dhe televizione lajmesh, sipas të cilave aktori vuante prej vitesh nga një sëmundje e rëndë.

Mund të lindë një Grillo “i mirë e goxha burrë” në Shqipëri?

Postuar në 06 Mars, 2013 08:54

Pyetjen e bën Mustafa Nano në opinionin e tij të sotëm në të përditshmen SHQIP. Pasi analizon anën e dukshme dhe anën e errët të Beppe Grillos në Itali, Nano ngre pyetjen nëse mund të flitet për ndonjë “Grillo” në Shqipëri. Dhe shkruan ndër të tjera:  

Dy njerëz njeh historia e Shqipërisë që janë arratisur: Ahmet Zogu dhe Fatos Nano - thotë Dritëro Agolli

Postuar në 06 Mars, 2013 07:23

Në një intervistë në të përditshmen DITA me gazetarin Xhevdet Shehu, Dritëro Agolli pyetet ndër të tjera për rishikimin e teksteve të historisë dhe përgjigjet: “Rishikimi i historisë... Dakord, duhet bërë, por jo të ndryshojë duke e redaktuar. Nuk redaktohet dokumenti historik. Nuk redaktohen dot ngjarjet që kanë ndodhur. Për shembull, rinia është si një libër që njeriu e shkruan vetëm një herë. Nuk e shkruan dot rininë për së dyti. Iku, u arratis Ahmet Zogu. Si të themi ne sot, që nuk u arratis Zogu? Po ky është fakt dhe këtë fakt e dinë të gjithë. Ka dokumente për këtë.

“Sondazhi” i shqiptares.com, dhe një koment i A. Lelës mbi të

Postuar në 06 Mars, 2013 06:18

Shqiptarja.com po bën një lojë votimesh online, me anë të së cilës synon të nxjerrë mbështetjen që gëzojnë kandidatë të mundshëm për deputetë të dy partive të mëdha në qarqe të caktuara elektorale. Lojra të tilla mbi çështje të caktuara bëjnë të gjitha gazetat (i quajmë dhe sondazhe), por shqiptarja.com ka zgjedhur të hapë gazetën çdo ditë me rezultatet e këtij sondazhi. Titullin kryesor në faqe të parë ia dedikon këtij “lajmi”.

Nxirren në shitje edhe... qentë e policisë

Postuar në 06 Mars, 2013 04:47

Drejtoria e Administrimit dhe Shitjes së Pronës Publike, strukturë e Ministrisë së Financave, ka njoftuar se janë nxjerrë në shitje... gjashtë qen të policisë. Siç raporton e perditshmja Gazeta Shqiptare, kafshët do të nxirren në shitje më 26 mars, duke nisur nga ora 9 e mëngjesit, në gjashtë ankande të distancuara me nga 30 minuta prej njëra- tjetrës.

10 nga pyetjet pa fund që një gazetar shqiptar duhet t'ia bëjë kryeministrit

Postuar në 06 Mars, 2013 04:03

Pse nëse dikush do të bëjë biznes në vendin që ai drejton duhet të ketë patjetër më parë besimin e vajzës së tij? Pse kush do të gjejë drejtësi në këtë vend, për t’i vënë kapak dhimbjes për të vdekurit, duhet të përballet me gjyqtarët e manipuluar nga të afërmit e tij? Pse këtij njeriu që komandon një shtet vertikal, po i dështojnë njëri pas tjetrit të gjitha privatizimet e mëdha si CEZ-i, Armo, Albpetroli?

Pages

Subscribe to RSS - Arkiv-Lajme