Dy njerëz njeh historia e Shqipërisë që janë arratisur: Ahmet Zogu dhe Fatos Nano - thotë Dritëro Agolli

Në një intervistë në të përditshmen DITA me gazetarin Xhevdet Shehu, Dritëro Agolli pyetet ndër të tjera për rishikimin e teksteve të historisë dhe përgjigjet: “Rishikimi i historisë... Dakord, duhet bërë, por jo të ndryshojë duke e redaktuar. Nuk redaktohet dokumenti historik. Nuk redaktohen dot ngjarjet që kanë ndodhur. Për shembull, rinia është si një libër që njeriu e shkruan vetëm një herë. Nuk e shkruan dot rininë për së dyti. Iku, u arratis Ahmet Zogu. Si të themi ne sot, që nuk u arratis Zogu? Po ky është fakt dhe këtë fakt e dinë të gjithë. Ka dokumente për këtë. Këto dokumente e këto fakte nuk i redakton dot… Iku dhe Fatos Nanua shumë vite më vonë, në 98-ën. Unë e kam thënë në një mbledhje në Partinë Socialiste, në prani të Fatosit: Dy njerëz njeh historia e Shqipërisë që janë arratisur: Ahmet Zogu dhe Fatos Nano. U vjen mirë apo nuk u vjen mirë disave nga këto fakte, kjo është tjetër punë… »
Kur pyetet për situatën e sotme politike, Agolli i thotë intervistuesit: «Ju doni të dini mendimin tim për politikën e ditës, për ngjarjet, por mendoj se ka të tjerë që i dinë më mirë ato. Unë jam tërhequr tani. Por, mund të merrni e të botoni fabulën “Kali dhe gomari…” Dhe gazeta risjell fabulën në fjalë, të shkruar në 1984:
Kalonin në një shteg të ngushtë mali,
gomari para, pas gomarit kali.
Të dy ngarkuar me thasë mirë,
nga vapa të munduar e djersirë.
Fshatari donte shpejt në fshat të arrinte,
ndaj kalit vitheve me shkop i binte.
Por kali më në fund durimin humbi,
e ngriti bishtin dhe samarin tundi.
Hej, mbaj dorën se pastaj ta hedh përdhe samarin,
ti para meje pse ma nxirr gomarin?
E nga të vete s'di fare unë i ngrati,
kur rrugën ma ka zënë veshgjati.
Përpara nxirrmë mua të mos vuash,
dhe rrih pastaj gomarin sa të duash
Kështu e ka kjo botë e mjerë e marrë,
Përpara nxjerrin veç gomarë.
Comments
Njeri ja mbathi dhe nuk

Njeri ja mbathi dhe nuk vrau(Zogu)

Tjetri ja mbathi dhe nuk vrau (Nano)

I fundit nuk ja mbathi por vrau (Berisha)

Dy te paret duhet te kishin vrare, i pari sepse ishin pushtues, i dyti sepse "protestuesit"hyne ne kryeministri me tank dhe me kundratank

I treti vrau kur e dime te gjithe se cduhet te bente.

Epitetet qe mund tju vendos ne varesi te ketyre me siper si vijojne:

Zogu-Tradhetar

Nano-Dhiaks

Berisha-Kriminel

****Ndryshuar nga redaksia****

Na ishte njehere ... nje

Na ishte njehere ... nje DRITERO AGOLLI !!!

Me kete standart, Driteroi

Me kete standart, Driteroi duhet te kishte shtuar dhe emrin e shokut te tij, Kadarese ne kete liste.

Mos e lini te flase me

Mos e lini te flase me tej!

Foli nen diktature dhe, pas saj, nuk kerkoi te retushohej.

Per kete e nderojme, por kjo s'do te thote se kishte te drejte!

E nderuam qe nuk kerkoi te shtirej, si Ai Tjetri, Gjitoni!

Tani, Driteroi duhet ndihmuar: te detyrohet te hesht!!!

Jo me force, me dashuri, por duhet shpetuar Driteroi qe kemi dashur...

Ndryshe, do na duhet te besojme qe s'ka qene kurre...

Add new comment