Arkiv-Lajme
7 arsye pse vriten policë sipas një drejtuesi policie
Shemsi Prenci, një nga drejtuesit e policisë që me sa duket e ka gjetur rrugën e sfidës ndaj atyre që e larguan nga posti - duke dalë hapur dhe vazhdimisht në media, ka renditur në një intervistë në TemA arsyet e vrasjeve të punonjësve të policisë. Thotë Prenci:
Së pari, organizata e policisë është një organizatë e ekspozuar në luftën kundër krimit.
Së dyti, organizata e policisë nuk është depolitizuar, pasi përdoret dhe terrorizohet nga politika.
I zoti e jep, tellalli s'e shet
Shumica në Kuvend miratoi dje vetëm me 73 votat e saj nismën që i hap dritën jeshile referendumit, ndërsa opozita braktisi proçesin e votimit. Berisha citohet nga mediat që ndoqën seancën maratonë: “Ne nuk do të pranojmë bllokimin e mëtejshëm të Shqipërisë në Bashkimin Europian. Duke bllokuar 3 ligjet si kusht për integrimin, opozita i bën një dëm kolosal imazhit të vendit..." etj
Mark Frroku midis Kanunit e shtetit ligjor. Dhe shton: “Vëllait tim i tremben si politikan; prandaj e mbajnë në burg”
Mark Frroku, i vëllai i të dyshuarit për vrasjen e drejtuesit të policisë, Dritan Lamaj, ka dhënë një intervistë për gazetaren Lindita Çela. Ëëhtë aq i sigurtë që Arbeni nuk është i përfshirë në këtë krim, sa është gati të lërë si hipotekë – mbi bazën e zakonit, thotë – jetën e vet. “Pasi të kalojë kjo situatë, [familjarëve të të ndjerit] do t’u çojmë njerëz për dëshmuar që nuk kemi gisht në ngjarje. Nëse ata, apo qoftë dhe organet e drejtësisë, do të zbulojnë se im vëlla është autor i vrasjes së komisarit, unë u kam borxh gjakun tim”, thotë ai në stilin kanunor.
Operacion lobist “Shpëtoni klientin Berisha” një ditë para ardhjes së Reeker?
Kryelobisti i Berishës në Uashington, Tony Podesta ka mbërritur me urgjencë në Tiranë një ditë para ardhjes së Filip Rikerit – raporton sot e përditshmja Dita duke cituar burime diplomatike.
Topi fillon zyrtarisht fushatën. Dhe nënvizon: “Jemi kundër PD-së e PS-së”
“Fund tranzicionit për shtetin dhe qytetarët” – ky është slogani elektoral i FRD-së së Topit; është një slogan disi prozaik, por që përmban mesazhin kryesor që don të përcjellë kjo parti. Duket se e kanë vendosur se do të dalin të vetëm në zgjedhje. Prandaj dhe pjesa më intriguese e fjalës së Topit kish të bënte me kritikën që ai e shpërndau sa majtas, aq dhe djathtas. “Pikërisht ky bashkëpunim midis këtyre dy individëve (Berisha e Rama. Re.Pu) e ka futur Shqipërinë dhe shqiptarët gati-gati në një kaos institucional.
Do të ishim vendi i parë në botë që do të bënim referendum për rregulloren e parlamentit - thotë Majko
Kërkesa për referendum për cështjen e 3 ligjeve është dorëzuar në kryesinë e Kuvendit nga deputetët e mazhorancës që e firmosën atë. Sipas Kushtetutës një referendum nuk mund të zhvillohet 6 muaj para zgjedhjeve dhe as 6 muaj pas tyre. Duke ditur që më 23 qershor kemi zgjedhjet e përgjithshme parlamentare, mbajtja e këtij referendumi, mund të realizohet vetëm në fund të dhjetorit të 2013-s (nëse).
A punojnë (edhe) shërbimet sekrete në “komentet e lexuesve” online?
Pastaj dikush shpiku “komentet e lexuesve” dhe e humbëm parajsën – shkruan New York Times në një artikull ku përmenden rezultatet e studimi të efekteve të komenteve ndaj leximit të materialit kryesor; studim i mbështetur në reagimet e gati 1,200 lexuesve të një shkrimi në një blog çfarëdo.
Si do sillet PS-ja në pushtet me Berishën?
Në një intervistë simultane të dhënë në rrjetet sociale, Edi Rama iu përgjigj me fraza të shkurtëra, tamam në stilin twitter,shumë pyetjeve që iu bënë nga ndjekësit e profilit të tij atje. Duket se ka gjetur karar me këtë lloj interviste. Në twitter ndjekësit janë të paktë (disa mijra), por janë gazetat e televizionet që u bëjnë jehonë më pas mesazheve të tij, e për rrjedhojë audienca është e plotë. Edhe Berisha është bindur për efektivitetin e këtij komunikimi, përderisa nuk ka ditë që të mos shfaqet në facebook.
Çili për Celibashi-Muçmata-Peza: Pas këtyre hyrjeve në politikë, të gjithë jemi të pavarur. Tani e tutje. Edhe unë
Botuesi i së përditshmes MAPO analizon në një editorial hyrjet e drejtpërdrejta në listën e deputetëve të PS-së gjatë javëve të fundit të Ilirian Celibashi, Vexhi Muçmata e Alfred Peza. Shkruan Çili ndër të tjera:
Shënim: Taksa progresive e propozuar nga qeveria Berisha
Gazeta Panorama boton sot projektvendimin e qeverisë mbi ndryshimin e taksës për të ardhurat personale, i cili do ta çojë në 300 mijë lekë (të vjetra) pagën që përjashtohet nga pagesa e tatimit 10 për qind. Sipas skemës së re të taksimit, 300 mijë lekët e para të të ardhurave mujore nuk do të taksohen, ndërsa për çdo 100 lekë mbi këtë nivel të të ardhurave, do t’i mbahen qytetarit 10 lekë si taksë. Pra, në qoftë se dikush merr një pagë bruto 500 mijë lekë në muaj, taksa do t’i llogaritet si vijon: