A punojnë (edhe) shërbimet sekrete në “komentet e lexuesve” online?

Postuar në 04 Mars, 2013 10:25

Pastaj dikush shpiku “komentet e lexuesve” dhe e humbëm parajsën – shkruan New York Times në një artikull ku përmenden rezultatet e studimi të efekteve të komenteve ndaj leximit të materialit kryesor; studim i mbështetur në reagimet e gati 1,200 lexuesve të një shkrimi në një blog çfarëdo.

Një nga publicistët më të angazhuar në këtë fushë, Ardian Vehbiu pasi citon shkrimin e mësipër të NYT, thotë në blogun e vet: “Studimi konfirmoi bindjen, jo vetëm timen por edhe të shumë autorëve që shkruajnë rregullisht në Internet, se komentet “e ashpra” radikalizojnë përvetësimin dhe trajtimin e temës, madje edhe, më keq akoma, ndryshojnë interpretimin që ia bën lexuesi materialit vetë… Mjafton t’u hedhësh një sy faqeve të gazetave shqiptare online, për të parë rezultatet e një eksperimenti spontan, ku komentuesve u lihet porta gjithnjë e hapur. Në këto faqe autorët e shkrimeve gjithnjë sulmohen ad hominem, fyhen dhe përdhosen; ose flitet rregullisht kundër Sali Berishës dhe/ose Edi Ramës, edhe sikur tema të jetë për Rripin e Gazës ose rripat e sigurisë në automjet…

Vehbiu parifrazon më pas një thënie të revolucionarëve amerikanë të fundshekullit XVIII se “nuk mund të ketë liri të fjalës pa përgjegjshmëri.” dhe mendon se “hapësira e pamoderuar e komenteve në mediat, si çdo hapësirë publike e lënë pas dore e në mëshirë të improvizimit, do të përfundojë në duart e forcave të errëta – çka, në kontekstin tonë, do të thotë në duart e aparatit agjitativ të partive politike”.

Dhe jo vetëm… “Meqë flasim për mediat e Tiranës, të mos harrojmë se jemi praktikisht në fushatë zgjedhjesh; dhe partitë politike këtë herë e kanë marrë shumë seriozisht pjesëmarrjen, propagandën dhe kundër-propagandën online; pa llogaritur pastaj se ç’bëjnë shërbimet sekrete, shqiptare dhe të të tjerëve, të cilat kanë fonde taksapaguesish për të shpenzuar në këtë sektor…” – shkruan Vehbiu (a.n.)

NYT:

http://www.nytimes.com/2013/03/03/opinion/sunday/this-story-stinks.html?_r=0

Vehbiu:

http://xhaxhai.wordpress.com/2013/03/03/kur-te-vijne-mendte/

Comments

Submitted by LORA (not verified) on

Kam pershtypjen se komentet e lexuesve ja u kane prishur kararin autoreve te shkrimeve

(pa perjashtuar edhe Vehbiun) te cilet ndiheshin me rehat kur komunikonin vetem me

veten e tyre.Ata duhet t'i shqetesoje dhe bejne mire t'i vene gishtin kokes se ka marre fund

epoka e shkrimeve per vete,ta kuptojne mire se nuk mund te lozin me me fjalen per

inetersa te mirefillta propagandistike e nuk lejohen me te sherbejne politikisht per te

ndertuar realitete virtuale qe nuk kane asnje lidhje me jeten dhe problemet reale te

njerezve.Vehbiut nuk mund t'i jape te drejte hipoteza e komenteve nga sherbime sekrete

(ne rastin shqiptar) per arsyen e thjeshte se shumica e komenteve jane autentike

pra te pamanipuluara e te pamanipulueshme;pak prej tyre bien ere qe tutje qe vijne

nga nahija e politikes apo ndoshta e sherbimeve sekrete.Autenticiteti ne komente, per mua eshte

nje vlere qe shpesh me jep me shume kenaqesi se edhe vete artikulli apo lajmi.Uroj qe kete ta kuptoje me ne fund

Vehbiu apo te ngjashmit e tij;jo per gje po shpetojne edhe veten e tyre nga shurdheria e  vetmise.

Submitted by Zapbone (not verified) on

Kemi gazetare qe luajne me jeten e tyre per te na dhene i mazhin e dimensionin e se vertetes. Dhe keto jane gazetaret ne vatrat e nxehta te luftes, dhe jane gazetare trima. Kemi dhe gazetare qe investigojne ne kushte te nje klime te frikshme pabesie ne shoqeri allasoj mafioze. Dhe keto jane me ideal dhe trima. Kemi dhe gazetare qe flirtojne per ekzistence sa ne nje krah ne tjerin dhe i nxjerr koke kurajo civile dhe ne shume raste perkulen po nuk thyhen nga kushtet. Kemi dhe gazetare qe nuk kane karakter dhe jane zgjyre. Kemi dhe gazetare qe i ka rene kualiteti dhe audienca dhe vetem sa gerricen ne ringun e se vertetes ku kane te gjithe tekniken/artin e te shkruarit po u mungon trimeria dhe miren me subjektivizma duke u larguar nga objektiviteti. Gazetaret e talentuar dhe trima kane ndikim dhe i japin imulse shoqerise. Po kemi dhe nje lloj kategorie gazetaresh me te vertete alla soj ku me plot gojen mund te quhen plot paranoje e perverse qe i ze dona per te kriuar njeriun/komentuesin e ri steril me nje stature te fabrikuar e emocione te vakta as te ftohta dhe as te nxehta. E lexova shkrimin te plote ne faqen e tij dhe gati mbas cdo shkrimi e reagimi tek ky njri qendron ne themel paranojak urrejtja e perversiteti. Eshte i  gjithi perbuzes, diskreminues, cinik deri ne rracizem. kerkon deri ne semundje psikopatike ti kontrolloj te gjithe ne blogun e tij  dhe nuk ngopet. mbasi e ben kete ne blogun e tij terbohet nga diversiteti e liberalizmi, apo normaliteti i faqeve te tjera, e merr e shkruan pacavure te tilla. Eshte kaq pervers sa qe kekon ti kontrolloj komentuesit me cip si lopet e stalles, apo  dhe me kamera. Ka kaq urrejtje ne paranojen e tij per komentues sterile athua se po i vijne ne shtepi njerez te asaj katogorie qe kane virus vdekje prures dhe  i fut menjehere ne kamerat e gazit e i djeg e karbonizon. Ky eshte i gjithe konotocioni i shkrimit te tij.

Submitted by Anonim (not verified) on

Shume e bukur fotografia-ilustrimi....

Submitted by f d (not verified) on

Sec me ka hipur per te ndezur nje debat, edhe nen ndikimin e Vehbiut me pickimet e tij, duke u shprehur sic i kuptoj une hapesirat e lira per komente 'te lira'....

Hapesira "komente'' ndonjehere me eshte dukur (per moshatert e mi) si stenda e fleterrufeve (dacibaove); ku secili nen ate titull mund te shkruante cfare te donte dhe per ke te donte si te donte. Dhe e lezecmja ishte se prisje dhe pergjigje per sulmin qe beje ne emrin e nje gupi te cfaredoshem apo te nje individi dhe i paqene, boll qe 'dacibaon' (komentin) ta ngjisje naten qe te mos te shihte kush, ose sot te besh komentin me pseudonim dhe me nje adrese email si ta kesh qefin, dhe shkruaj e keputja sipas kokres se qefit para a pas daljes nga mejhaneja e mehalles.

Pse demokraci quhet kjo ?! Liri fjale eshte kjo ?!...Jo , kjo eshte rrugaceri, kjo eshte hungerime pas peme, kjo eshte plagosje nga pas gardhit, kjo eshte pabesi...kjo eshte shkerdhateri! Pse ?! Ne zakon e kemi patur qe te shfaqnim mendimet ne mexhlis dhe jo te godisim tinez ne mexhlis. Pabesi ! Pritat jane te pabesa, pale ata qe presin me sy ne shtjekez e gisht ne kembez buze kanalit te informacionit per te shkrehur bresheri ndaj 'beseprerit' politik. Boll me! Le te dalim ne duel me 'shpatat' e komenteve prehur, balleperballe, duke ja hedhur dorashken kujtdo dhe ne prani te kujtdo, dhe me i zoti 'ne shpaten' e mendimeve le te fitoje opinionin e k0mentuesve te tjere. Vallja e shpatave me duket se quhet ne traditen tone dhe jo prita pas bregut.

Megjitheketo mendime, respublica eshte ne rregull, sepse porten e argjinatures se komenteve e hap nje here ne sene, dhe ka rene gjaknxehtesia e presioni e nuk shkakton permbytje, sado prurje te kete. Ja ka 'hedhur' ne kete drejtim sepse 'bllokimi' kur t'a jep ne maje te krese te shkref, dhe rrale mund te gjesh ndonje 'vrases me pagese' qe rri ne pritje te pres...

Moderimi nuk eshte bllokimi; sepse kur fryhen ujrat e cajne digen dhe marrin perpara c'te gjejne. Ndaj duhen karpate, shkalle me shkalle, dhe ujerojtes sipas niveleve...Ose ose i mbyllni komentet.Ose ose i mbyllni debatet. Ose ose beni monolog. Ose ose i bini 'internetit' me koke.

Juve 'pronareve' ju mbetet dopjo gjashta...

Submitted by Taleri (not verified) on

censuruar

Submitted by RP (not verified) on

gazetaria analitike eshte nje fushe virtuale.Per mua duhet te fshihet nga fjalori termi "analist".Keta jane depistuesit e pare te realitetit apo spekulatoret,keta flasin te paret per rripat e sigurimit kur fjala eshte per  nje teme me te prekshme.Ka edhe keqinterpretime,por lexuesit - eshte e njohur qe jane fanatike.Lexuesi i gazetes NYT(ops,po merremi me gazetat e medha)lexon tere jeten NYT,ai beson se e verteta thuhet vetem ne NYT dhe se testatat e tjera"jane kot".Besoj se me kupton autori kur them qe lexuesit jane fanatike,se po te mos kete lexues fanatike,nuk do u zgjatej jeta gazetave.Forumet jane vertet si speci djeges,por si duket u gjeten te nevojshme per te matur pulsin e lexuesve.Dihet qe gazetat nuk jane vetem per lajme,se ka agjenci lajmesh qe jane me te shpejta.Gazetat misherojne diskutimin,debatin,ok?Tani,sherbimet sekrete...Une kam besuar qe Facebook eshte krijuar nga sherbimet sekrete;atje po qe kontrollohet sejcili,jeta e sejcilit,hobet,prirjet politike,etj.Pasi kam lexuar edhe librin e B.Mezrich per Zuckerberg,mu shtua ky besim.Zuckerberg me 1000$borxh qe ia dha Saverin nuk shkoi asgjekund;Facebook morri udhe kur hyri ne skene Sequoia Capital;aty mendoj une kane hyre ne skenen e padukshme sherbimet sekrete.Po e mbyll tani,se rrezik me skeduan per nje gje kaq te thjeshte.

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.