Do të ishim vendi i parë në botë që do të bënim referendum për rregulloren e parlamentit - thotë Majko

Kërkesa për referendum për cështjen e 3 ligjeve është dorëzuar në kryesinë e Kuvendit nga deputetët e mazhorancës që e firmosën atë. Sipas Kushtetutës një referendum nuk mund të zhvillohet 6 muaj para zgjedhjeve dhe as 6 muaj pas tyre. Duke ditur që më 23 qershor kemi zgjedhjet e përgjithshme parlamentare, mbajtja e këtij referendumi, mund të realizohet vetëm në fund të dhjetorit të 2013-s (nëse).
TCH ka intervistuar Pandeli Majkon i cili thotë ndër të tjera: “Ky është referendumi i dytë i PD që ka kërkuar në historinë e saj. Në të parin dështoi dhe Shqipëria dështoi të kishte kushtetutën e parë pas rënies së komunizmit. Mendoj se po përsëritet historia.. Në Shqipëri referendumi i vetëm është 23 qershori. Do të ishim vendi i parë në botë që do të bënim referendum për rregulloren e parlamentit. Kemi një handikap që ka nisur me Qarkun e Fierit. Referendumi është i fundit kur ka vendime për cështje kombëtare të rëndësishme dhe ky propozim e degjeneron nivelin e referendumit…” Re.Pu.
Add new comment