Arkiv-Lajme

H. Çili gjen 3 defekte te fushata e PD, një ndër to, ngjashmëria me Obamën...

Postuar në 03 Mars, 2013 07:39

 

Henri Çili në një shkrim te MAPO, kritikon 3 defekte të fushatës (që e quan historike) të atij (që e quan

politikanin historik të transformimit shqiptar), pra të Kryeministrit Berisha.

Defekti i parë i fushatës së Berishës është... se fushata ngjan si dy pika uji me një fushatë fituese, të Barack Obamës! Defekti qendron se Obama është liberal i majtë; Berisha është gjithsesi konservator. Obama është sportiv dhe nën 50 vjeç, Berisha është dinamik por gjithsesi nuk vrapon mëngjeseve në park.

Rama në Twitter: Spahiu duket afër, Dule s’mund të vërë kushte (por as të shkojë me PD) Topi ka program për të marrë PD-në...

Postuar në 03 Mars, 2013 07:33

 

Studentët kosovarë ndajnë Çmimet Oscar për korrupsion. Aktori më i vlerësuar i vitit: Thaçi!

Postuar në 03 Mars, 2013 06:06

 

Simbolike, po shumë domethënëse gjetja e Lëvizjes studentore për Barazi-Studim Kritikë Veprim, që ka vendosur që në vend të miellit, ti godasë me “oskarë” të korruptuarit në Qeverinë e Kosovës. Ata, madje u kanë vënë dhe një qilim të kuq protagonistëve në evenimentin e madh.

Çmimet Oscar për korrupsion, sipas Kosovapress, janë si në vijim:

A mund ta shpëtojnë PD rekrutimet me dhunë të administratës?

Postuar në 03 Mars, 2013 05:58

 

Pyetja lind, pas një lajmi të botuar në gazetën Shqip, ku raportohet se në kompaninë më të madhe të naftës në vend, “Albpetrol”. në Qarkun e Fierit, ka nisur procesi i anëtarësimit në Partinë Demokratike për rreth 3000 punonjësit e kësaj kompanie, i cili mësohet se po bëhet i detyruar dhe nën kërcënimin e vendit të punës.

Grillo kërkon të ulë koston e politikës në Itali; dhe në këtë pikë kanë rënë të gjithë dakord

Postuar në 03 Mars, 2013 03:58

Nuk është Grillo i pari që ka ngritur zërin kundër financimit të fushatave elektorale të partive me ndihmën e parave publike. I pari ka qenë radikali Marko Pannella, i cili ia doli të mbahej dhe një referendum mbi këtë çështje nja njëzet vjet më parë. Një referendum, në të cilin pothuaj 35 milionë italianë i thanë “jo” financimit publik të partive, pavarësisht pretendimit të qëmotshëm, dhe të tanishëm, se ato para janë të nevojshme, ngaqë partitë bëjnë të mundur funksionimin e demokracisë.

PD-ja, Selami e Berisha, parë me syrin e Ylli Vejsiut, një ish-themeluesi

Postuar në 03 Mars, 2013 03:54

 

Rishfqet Ylli Vejsiu, një nga themeluesit e PD. Në një intervistë për GSH, ai flet për ikjen e Eduard Selamit, duke thënë se “Z.Selami nuk duhej të ikte nga PD-ja. Për mendimin tim, ikja ishte një gabim. Z.Selami paraqiti një mendim alternativ dhe nuk ishte i imponuar. Nuk kishte asgjë kundër z.Berisha, por kishte një kontradiktë me Kushtetutën”. Për Vejsiun, Selami “i jep vlerë PD-së, dhe, kudo që të jetë, kam besim se do të jetë i fituar”.

Amnistia pushoi çështjen ku Frroku ishte nën hetim për konfliktin me Lamajn

Postuar në 03 Mars, 2013 03:52

 

Barça në krizë?

Postuar në 02 Mars, 2013 17:00

Me golin e bërë sot në portën e Realit, Leo Messi barazoi një rekord, atë të Di Stefanos. Që të dy kanë shënuar 18 gola në el Classico. Por Barça vetë është duke kaluar një moment të vështirë, të cilin shumë gazetarë e specialistë të futbollit po e kualifikojnë si fillimin e rënies së kësaj skuadre, që prej disa vitesh, të njëjtët njerëz i kish bërë ta konsideronin si më të madhen në histori.

Fyle - shuplakë Berishës. A thua do dëgjojmë në disa “lajme” që ishte shuplakë për opozitën?

Postuar në 02 Mars, 2013 10:58

“Shuplakë ndaj Berishës” e ka quajtur media deklaratën për media të komisionerit europian Fyle, në lidhje me referendumin me të cilin maxhoranca po tenton të miratojë 3 ligjet e “famshme”. Deklaratat e të huajve, zakonisht interpretohen sipas midesë së medias partizane, dhe do jetë shumë interesante të shohim sesi do përtypet dhe rinxirret kjo deklaratë. Ndër të tjera, deklarata shkruante:

 

Pas kartës së “nacionalizmit”, Berishës i digjet edhe karta e referendumit për “tri ligjet”…

Postuar në 02 Mars, 2013 10:40

Pasi pa rritjen e popullaritetit të Aleancës Kuqezi, Berisha u mundua të luante kartën e “nacionalizmit”, për të rifituar terren në elektorat. Por shuplakat që mori nga Uashingtoni, Brukseli dhe Berlini e bënë që ta rifuste në sirtar atë kartë, për të nxjerrë një tjetër kartë – çarjen e “bllokimit të tri ligjeve” me referendum. Dhe deklarata e mëposhtme e Shtefan Fyles, bërë sot për Top Channel, ia djeg edhe këtë kartë:

Pages

Subscribe to RSS - Arkiv-Lajme