Rama në Twitter: Spahiu duket afër, Dule s’mund të vërë kushte (por as të shkojë me PD) Topi ka program për të marrë PD-në...

Në një konferencë në Twitter, që tashmë i ka shndërruar në trend, Edi Rama ka shpalosur e ripërsëritur disa nga idetë e veta të Rilindjes. “Kush premton një Shqipëri me korrupsion zero gënjen, në premtojmë një qeveri me tolerancë zero ndaj korrupsionit” ka shkruar Rama ndërsa për Topin është përgjigjur se “Bamir Topi kërkon shpëtimin e PD duke filluar nga ndëshkimi i Saliut dhe ka strategji për të djathtën jo për Shqipërinë!” pasi ka ofruar koalicion me çdo forcë që dëshiron të bashkohet me ne për rotacionin, dhe se “asnjë votë për rotacionin s'duhet të shkojë dëm”, ka deklaruar se “E kam ftuar publikisht Aleancën Kuqezi njësoj si të tjerët që janë rreshtuar me fjalë kundër pushtetit! Dera është e hapur.” Ndërsa pyetjes se a është e vërtetë që Dule i ka vënë kusht për mosqenien e Spahiut në koalicion, Rama është përgjigjur: “Ne nuk i vëmë kushte askujt përtej programit tonë për Rilindjen dhe askush nuk na vë dot kushte për partnerët që vijnë me ne!” ndërsa ka hedhur poshtë mundësinë që PBDNJ të fute në koalicion me PD, duke thënë se “Do të ishte një hipokrizi e radhës në politikën e partizave që s’besoj se PBDNJ si parti serioze do të ishte e aftë ta bënte!“
Rama i është përgjigjur me humor pyetjes se “A është e vërtetë se ju po ndërtoni një shtëpi 2800 metra katrorë” duke shkruar se është “Po aq se ç'është e vërtetë që Saliu do jetë trainer i Brazilit botërorin e ardhshëm dhe fushat do jenë 500 mijë m2:-)” ndërsa pyetjes provokuese “SHOKU EDI RAMA A DO E PRANONI HUMBJEN ME QENE SE DO I HUMBISNI ZGJEDHJET” (gërmat e mëdha, në origjinal) Rama i është përgjigjur: “Shko pyet doktorin për hallin qe ke:-)”
k.c.
Comments
O bobi korigjoje ate 2800 ne
<p>O bobi korigjoje ate 2800 ne 280 nuk takon fare</p>
Add new comment