A mund ta shpëtojnë PD rekrutimet me dhunë të administratës?

Postuar në 03 Mars, 2013 05:58

 

Pyetja lind, pas një lajmi të botuar në gazetën Shqip, ku raportohet se në kompaninë më të madhe të naftës në vend, “Albpetrol”. në Qarkun e Fierit, ka nisur procesi i anëtarësimit në Partinë Demokratike për rreth 3000 punonjësit e kësaj kompanie, i cili mësohet se po bëhet i detyruar dhe nën kërcënimin e vendit të punës.

Shqip denoncon se paralelisht me këtë proces, po ecën dhe ai i rekrutimeve elektorale. Qindra qytetarë në të gjithë vendin po punësohen rishtas në kompanitë shtetërore në këmbim jo vetëm të votës së tyre, por të familjarëve gjithashtu dhe të gjithë njerëzve të afërt me ta. Duket se direktiva e Kryeministrit Berisha në mbledhjen e zhvilluar rreth një javë më parë me krerët e PD-së në rrethe ka kërkuar rritjen e numrit të anëtarësimeve të kësaj partie në kuadër të zgjedhjeve të ardhshme parlamentare. Dhe, krerët në rrethe po e bëjnë siç dinë më mirë... anëtarësim me dhunë!

format e rekrutimit sipas Shqip ndahen në 3:

 

  1. Rekrutim në punë mbi premtimin e votimit familjar për partinë që ka pushtetin.
  2. Anëtarësim në parti dhe kërkesë për votim, për të mbajtur vendin e punës.
  3.  Shkarkim nga puna, në rast se një individ është i afërt me partinë kundërshtare.

k.c.

 

 

Comments

Submitted by Genti (not verified) on

<p>Duket se edhe vete PD e ka kuptuar se ditet e saj&nbsp;ne pushtet jane duke arritur fundin, prandaj edhe&nbsp;perdor metoda me agresive.</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.