Barça në krizë?

Me golin e bërë sot në portën e Realit, Leo Messi barazoi një rekord, atë të Di Stefanos. Që të dy kanë shënuar 18 gola në el Classico. Por Barça vetë është duke kaluar një moment të vështirë, të cilin shumë gazetarë e specialistë të futbollit po e kualifikojnë si fillimin e rënies së kësaj skuadre, që prej disa vitesh, të njëjtët njerëz i kish bërë ta konsideronin si më të madhen në histori. Punët në La Liga nuk është se janë keq (është 13 pikë përpara Realit, dhe titullin mund të thuhet, nëse s’ndodh ndonjë gjë fare e habitshme, se e ka në xhep), por të gjithë po e shohin se nuk është Barça e zakonshme. Gjithçka filloi në Milano, ku Messi e Co., jo vetëm humbën 0-2, por si rrallë herë nuk mundën t’i afrohen portës kundërshtare e të gjuajnë në të. Pas kësaj erdhën dy humbje radhazi me Realin, e para në shtëpi, dhe e dyta sot në Madrid. Në mesjavë është ndeshja e kthimit me Milanin. Nëse ndodh që Milani të kualifikohet, kriza bëhet “zyrtare”.
Re.Pu.
Comments
Kriza eshte normale. Nje dite

Kriza eshte normale. Nje dite do humbasi dhe Barsa.

Ajo qe na ngel eshte fakti i pakontestueshem (per mua, te pakten) se ky eshte ekipi me i forte i te gjitha kohrave.

Udhet gjithmone ne jete kane

Udhet gjithmone ne jete kane tre dimensione: lineare, disheza dhe tatepjeta !

I rendesishem eshte morali i 'Sizifit'...

Add new comment