PD-ja, Selami e Berisha, parë me syrin e Ylli Vejsiut, një ish-themeluesi

Rishfqet Ylli Vejsiu, një nga themeluesit e PD. Në një intervistë për GSH, ai flet për ikjen e Eduard Selamit, duke thënë se “Z.Selami nuk duhej të ikte nga PD-ja. Për mendimin tim, ikja ishte një gabim. Z.Selami paraqiti një mendim alternativ dhe nuk ishte i imponuar. Nuk kishte asgjë kundër z.Berisha, por kishte një kontradiktë me Kushtetutën”. Për Vejsiun, Selami “i jep vlerë PD-së, dhe, kudo që të jetë, kam besim se do të jetë i fituar”.
Është intersant tëshihet PD e sotme me syrin e një ish-themeluesi të lënë në harresë. Thotë Vejsiu: “....prej kohësh PD-ja i mban dyert të hapura për ish-të larguarit dhe kjo është një gjë shumë pozitive. Në mënyrë të veçantë duhet vlerësuar z.Berisha për këtë hap që ka ndërmarrë, thirrjes së të cilit i janë përgjigjur pozitivisht, për t’u ribashkuar sërish në PD pavarësisht hatërmbetjeve të dikurshme,” thotë Vejsiu. Madje e vlerëson këtë thirrje si “shumë e sinqertë nga ana e z.Berisha dhe ka qenë një politikë konstante e PD-së hapja e saj. Unë e vlerësoj këtë, pasi hapja e partisë është shumë e domosdoshme, sigurisht tani që PD-ja pretendon një mandat të tretë qeverisës për të cilin i ka shanset”. Duket sikur në PD po krijohet një klimë e mirë, me dyer të hapura për këdo, deri në momentin që Ylli Vejsiu pyetet për veten e vet dhe thotë “Jo, deri tani nuk kam pasur asnjë ofertë, por ajo që mund të them është se PD-ja më ka vlerësuar dhe respektuar përherë. Më kanë ftuar përkrah figurave qendrore të partisë sa herë që PD-ja ka kremtuar ndonjë datë të rëndësishme dhe këtë e vlerësoj shumë.”
k.c.
E plotë:
Comments
Xha 'Temja' po flet per

Xha 'Temja' po flet per historine dhe do dekorate. Ha-ha-haaaa!!!

Nuk e ka fajin Vejsiu, qe

Nuk e ka fajin Vejsiu, qe mezi po pret te shitet si kurve, por e ka fajin Koloreto qe vendos epitete pa njohur mire detajet e historise se PD-se. Ylli Vejsiu ben pjese ne grupin drejtues te PD-se pas zgjedhjeve te shtatorit 1991. Deri atehere ishte thjesht deputet qe nga marsi 1991.

Dhe mos beni kronikuesin e thjeshte, shpenzoni dy llafe me shume per te tilla kurva. Ngelet duke na dhene mend per Italine dhe nuk na jepni nje mendim per Shqiperine?

O Ylli Vejsiu , ju thoni qe

O Ylli Vejsiu , ju thoni qe :

"...prej kohësh PD-ja i mban dyert të hapura për ish-të larguarit dhe kjo është një gjë shumë pozitive. "

Une po ju pyes drejt, a jeni nje koqe-budalli apo beni vete per t'i bere qejfin shpellarit ?

Une mendoj se e din edhe bufi qe PD,(kupto Berisha), eshte e hapur per te gjithe ata qe vijne koke-ulur & bishtin-nder shale.

ASNJE-ASNJE-ASNJE mendim jo-sinkron me te shpellarit nuk egziston ne ate vathe...qe ti i thua PD.

Te gjithe e dine kete...eshte i zoti ai qe i ben, direkt-indirekt , furcet me te mira shpellarit.

Add new comment