Amnistia pushoi çështjen ku Frroku ishte nën hetim për konfliktin me Lamajn

Postuar në 03 Mars, 2013 03:52

 

Vrasja e Dritan Lamajt, siç po duket, është pasojë e amnistisë së dyshimtë të shpallur me rastin e 100 vjetorit, ku u falën edhe çështje në hetim. Balkanweb ka publikuar dokumente të çështjes së regjistruar pranë Gjykatës së Tiranës ndaj biznesmenit Arben Frroku, në lidhje me konfliktet që kishin lindur mes tij dhe ish-shefit të komisariatit nr.6, Dritan Lamaj, ekzekutuar një javë më parë. Sipas vendimit të gjykatës së datës 6 dhjetor të vitit të kaluar, çështja ndaj këtij të fundit është pushuar për shkak të amnistisë. Edhe pse familja Frroku ka pretenduar gjithmonë se patrulla e komisariatit nr.6, bashkë me shefin e këtij komisariati, Dritan Lamaj kanë ushtruar dhunë ndaj biznesmenit Arben Frroku, në Gjykatën e Tiranës është regjistruar edhe një padi, sipas së cilës ky i fundit akuzohet për “Mosbindje ndaj urdhrit të punonjësit të rendit publik”.

k.c.

Comments

Submitted by a. (not verified) on

<p>Amnistia nuk eshte per mua dhe ty dhe ate. Amnistia eshte per &#39;miqte&#39; e atyre ligjvenesve qe bejne llogaritjet &#39;matematikore&#39; ne hartimin e saj.</p><p>S&#39;u ka bere cudi, banale eshte, qe &#39;karkalecat&#39; shperndares se droges ngushticave mbeten ne burg dhe &#39;distributoret&#39; i ze amnistia ?! &quot;karkalecat nuk sjellin &#39;vota&#39;, ndersa &#39;distributoret&#39; i sjellin me rrembim votat.</p><p>Dhe rendi tek ne nuk fillin as sipas rendit alfabetik e aritmetik, por sipas rendit partiokratik !</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.