Arkiv-Lajme

“Askush nuk i mbron komisarët”

Postuar në 28 Shkurt, 2013 12:27

Lista e krimeve kundër policisë është e gjatë. E kish publikuar gazetari Roland Qafoku në një artikull në të përditshmen Panorama, ku ai i kujton një e nga një duke e filluar frazën për secilin me të njëjtin togfjalësh: “Askush nuk e mbrojti ….” Ja lista:

Askush nuk e mbrojti Arben Ujkën në atë 22 gusht të vitit 1993.

Askush nuk e mbrojti komandantin e RENEA-s Elham Elezin në atë 9 korrik të vitit 1998. Askush nuk e mbrojti Klenti Banon, [që] e ekzekutuan në atë 14 prill të vitit 2000.

Askush nuk e mbrojti Arben Zylyftarin në atë 2 gusht 2000.

Klloun apo Shpresë?

Postuar në 28 Shkurt, 2013 10:01

Grillini quhen bashkëluftëtarët e tij, Grillo të vegjël. Dhe vërtet, kështu duket, Beppe Grillo është për shumë përkrahës të tij një lloj udhërrëfyesi atëror. Nga sheshet publike në vend ai shpreh me zë të lartë zemërimin, përbuzjen ndaj establishmentit politik të Italisë. Dhe ai përdor me sukses internetin për të komunikuar drejtpërdrejt dhe në mënyrë të pafiltruar me zgjedhësit e tij. Grillo, i cili u bë i njohur në Itali si aktor dhe satirist, hyri vonë në politikën aktive. Në vitin 2009, 65-vjeçari themeloi partinë e tij, Lëvizjen 5 Yje (Movimento 5 Stelle).

Shqiptari Shukur

Postuar në 28 Shkurt, 2013 09:10

Deklarata e Hakan Shukur-it, (ish-futbollisti i Gallatasarait, Interit dhe golashënuesi  më i mirë i kombëtares turke e së fundmi deputet i partisë qeverisëse të kryeministrit Erdogan), se është shqiptar, ndezi debat në Ankara mbi nacionalizmin dhe etninë. Në mjaft media Shukur u sulmua se po përcillte ndasi e përçarje etnike, edhe pse ai sqaroi dje se mesazhi që donte të përcillte ishte krejt e kundërta e kësaj.

"Nuk ishte e rastësishme. I kam miq. I njoh të gjithë dhe ata më njohin të gjithë"

Postuar në 28 Shkurt, 2013 08:36

I dyshuari kryesor për vrasjen e kryekomisar Dritan Lamajt, biznesmeni Arben Frroku, ka dhënë një intervistë telefonike për televizionin ABC News, një media pranë qeverisë. Faqja online e ketij televizioni thote:

Ndërpritet raportimi mbi bisedimet Kosovë - Serbi

Postuar në 28 Shkurt, 2013 08:24

Kryeministri i Kosovës Hashim Thaçi, ndërpreu fjalën e tij para deputetëve të Parlamentit, pasi që deputetët e lëvizjes Vetëvendosje nëpërmjet një veprimi simbolik, shprehën kundërshtimin ndaj bisedimeve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Në kohën kur kryeministri Thaçi, mori fjalën për të raportuar mbi rrjedhën e bisedimeve, deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje, dolën para deputetëve të Parlamentit me një pankartë me mbishkrimin “Kosova e Hashim Thaçit”, në të cilin veriu i Kosovës ishte dalluar me ngjyrë të kuqe.

Urrejtje ne web për boss-ët e policisë, që kanë drekuar me të akuzuarin për vrasjen e Lamajt

Postuar në 28 Shkurt, 2013 05:24

Të gjitha të përditshmet (me përjashtim të atyre qeveritare) kishin publikuar sot fotot e një numri drejtuesish të policisë me të akuzuarin për vrasjen e ish komisarit Dritan Lamaj. Madje, Dita kish publikuar dhe një foto të njërit syresh me të akuzuarin në stadium (ishin pranë e pranë), duke rrëzuar kështu alibinë e boss-ëve të policisë, se fotoja në restorant ka qenë e rastësishme, dhe se arben Frroku u është ulur në tavolinë si “fan” i tyre.

Gazetari i përgjigjet Berishës dhe e fton të përgjigjet me "një miku juaj ju tha që..."

Postuar në 28 Shkurt, 2013 04:49

“Të ardhurat janë në mbi 1300 shkolla të ndërtuara në të katër anët. z. Rama e merr dhe e degdis atë Marinin, të cilin do ta bëjë deputet, prapa Dajtit, e shkon gjen një shkollë me katër fëmijë.. Ai e dërgon gazetarin në majë të Dajtit për një shkollë që kishte 4 fëmijë, për të thënë se ja ku janë shkollat e pa ndërtuara. Ai le të vazhdojë, por po të dojë të dije se ku janë shkollat me problematikë serioze, ia japim ne të gjitha, nuk i kemi sekret ato. Ne po i ndërtojmë dhe do t’i ndërtojmë të gjitha...”

Edhe këtu "rastësisht"?

Postuar në 28 Shkurt, 2013 03:37

Pas publikimit dje pasdite të fotove të kupolës së policisë shqiptare duke drekuar me vrasësin e dyshuar të Kryekomisar Dritan Lamajn, Arben Frrokun, drejtuesit e policisë thanë gjatë gjithë mbrëmjes nëpër ekrane televizive  se Frroku ndodhej krejt rastësisht në atë tavolinë me dëshirën e tij kishte kërkuar që të dilte një foto me ta.  

Sa duhet të ndryshojë vota e koalicioneve, që të ndryshojë raporti aktual i mandateve?

Postuar në 28 Shkurt, 2013 01:03

Në emisionin e mbrëmshëm Opinion të Fevziut, Eduard Zaloshnja dhe Artan Hoxha analizuan se sa duhet të ndryshojë vota e koalicioneve në krahasim me 2009-ën, që të ndryshojë raporti aktual i mandateve parlamentare ndërmjet tyre. Dje ata analizuan qarqet Berat, Dibër, Durrës, Elbasan, Fier dhe Gjirokastër. Të hënën do të analizojnë 6 qarqet e tjera.

Hera e dytë

Postuar në 27 Shkurt, 2013 16:12

Fotot implikuese me të akuzuarin për vrasjen e një polici, nuk janë rasti i parë kur zv.drejtori i përgjithshëm i policisë së shtetit përflitet për histori  të tilla. Verën e dy viteve më parë, kur dolën në dritë kabllogramet e ambasadës amerikane në Tiranës, në njërin prej tyre klasifikuar “konfidencial” drejtuar DASH-it nga Ambasada shkruhej mes të tjerash:

Pages

Subscribe to RSS - Arkiv-Lajme