Shqiptari Shukur

Postuar në 28 Shkurt, 2013 09:10

Deklarata e Hakan Shukur-it, (ish-futbollisti i Gallatasarait, Interit dhe golashënuesi  më i mirë i kombëtares turke e së fundmi deputet i partisë qeverisëse të kryeministrit Erdogan), se është shqiptar, ndezi debat në Ankara mbi nacionalizmin dhe etninë. Në mjaft media Shukur u sulmua se po përcillte ndasi e përçarje etnike, edhe pse ai sqaroi dje se mesazhi që donte të përcillte ishte krejt e kundërta e kësaj. Përmasat që mori debati përfshin edhe kryeministrin Rexhep Taip Erdogan, i cili i doli në mbrojtje Shukur-it, duke thënë se ai kishte të drejtë të ishte shqiptar, ashtu si shumë të tjerë janë çekrezë, apo kurdë. “Ne i bashkojmë ata të gjithë. Shukur, (i cili ka babanë nga Prishtina dhe nënën nga Shkupi),  i përmendi rrënjët e tij në Universitetin e Burdur-it, i cili ka marrë emrin e poetit Mehmet Akif Ersoy, autor i himnit kombëtar turk, gjithashtu me origjinë shqiptare”, - tha Erdogan, siç citohet nga Hurryet.

"Marrëdhënia historike diku miqësore dhe diku e përdhunshme mes shqiptarëve dhe turqve, ka diktuar një lloj sjellje dashuri-urrejtje (të ngjashme me ato të telenovelave) mes shqiptarëve dhe turqve, duke i përplasur herë pas here dhe herë të tjera duke i vënë në të njëjtin krah - shkruan autori Vladimir Karaj në të përditshmen MAPO dhe shton:

"Ankaraja e shikon etninë me të njëjtën logjikë si dikur Porta e Lartë. “Ç’është Turqia? Turqia është një Ballkan i vogël, një Lindje e Mesme e vogël, një Kaukaz i vogël. Më shumë boshnjakë jetojnë në Turqi sesa në Bosnjë. Më shumë shqiptarë jetojnë në Turqi sesa në Shqipëri, më shumë çeçenë sesa në Çeçeni, më shumë abkazë se në Abkazi. Dhe kemi kurdë, arabë dhe turq bashkë. Pse është e gjitha kjo? Për arsye të trashëgimisë otomane”, thoshte në një konferencë mbi trashëgiminë otomane në Sarajevë ministri i Jashtëm i Turqisë, Ahmet Davutoglu.." A.N.

 

Më gjerë:

http://www.mapo.al/2013/02/25/hakan-shukur-dhe-zgjimi-i-gjak...

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.