"Nuk ishte e rastësishme. I kam miq. I njoh të gjithë dhe ata më njohin të gjithë"

I dyshuari kryesor për vrasjen e kryekomisar Dritan Lamajt, biznesmeni Arben Frroku, ka dhënë një intervistë telefonike për televizionin ABC News, një media pranë qeverisë. Faqja online e ketij televizioni thote:
"Arben Frroku, i dyshuari për vrasjen e kryekomiasarit Dritan Lamaj, flet ekskluzivisht për ABC News nga qelia e burgut në Drejtorin e Policisë në Selanik. Pranon konfliktin me të ndjerin Lamaj por mohon vrasjen e tij mbrëmjen e 24 shkurtit, duke treguar vendin e ndodhjes në atë moment. Vetë i dyshuari pranon foton dhe drekën me drejtuesit e policisë, që sipas tij nuk ishte i rastësishëm. Ai pranon miqësitë me titullarët e policisë dhe rrëfen emrat të tjerë politikanësh me të cilët ka njohje. Në Greqi, ai tregon se është arrestuar në Hotel dhe nuk i janë gjetur drogë dhe armë. Me Arben Frrokun bisedoi gazetari Flamur Vezaj..."
Në këtë intervistë Frroku ka pranuar foton dhe miqësinë e tij me krerët e policisë, por mohon që të ketë vrarë ai Dritan Lamajn. Ai thotë se do të vijë në Tiranë dhe do të sqarojë se nuk është ai autor i krimit. Frroku e ka dhënë intervistën nga Policia e Selanikut, ku mbahet në pritje të ekstradimit.
“Kam qenë në doganë kur më ka lajmëruar vëllai se ka ndodhur një vrasje dhe të kërkon policia.. Unë kam pasur konflikte dhe i kam adresuar të gjitha në rrugë ligjore.. Foto nuk ishte e rastësishme. I kam miq. I njoh të gjithë dhe ata më njohin të gjithë.. Nuk e mbaj mend kur është bërë fotoja. Ngushëllimet e mia për familjarët. Unë nuk kam lidhje me këtë vrasje..." janë disa nga frazat e tij. A.N.
Video:
Comments
Domethene ato 4 kreret e
<p>Domethene ato 4 kreret e policise genjyen?? Po si i behet tani? A duhet te vazhdojne te jene krere policie?? Apo me stadartet allvanose eshte n rregull??</p>
C ka eshte per tu vene re
<p>C ka eshte per tu vene re eshte angazhimi i ABC News per ti dhene nje ze ketij tipi: Cdo i akuzuar do te donte te kishte nje media ne dispozicion per te pretenduar pafajesine, por vetem ky e ka kete akses. C'lidhje te kete valle? Mos ka njerez prane ketyre interesave kriminale qe jane te interesuar qe ky te dale i pafajshem, jo vetem ne media, por edhe ne procese gjyqesore te cilat e dime tashme ne favor te kujt perfundojne? Kemi arritur piken kritike me ç'duket, dhe nuk e di nese zgjedhjet e 23 Qershorit mund ta shuajne revolten kolektive qe ka perfshire kete vend. Shpresojme qe po... </p>
Hahaha, sa po thonin qe ishte
Hahaha, sa po thonin qe ishte foto e rastesishme...
Add new comment