Edhe këtu "rastësisht"?

Pas publikimit dje pasdite të fotove të kupolës së policisë shqiptare duke drekuar me vrasësin e dyshuar të Kryekomisar Dritan Lamajn, Arben Frrokun, drejtuesit e policisë thanë gjatë gjithë mbrëmjes nëpër ekrane televizive se Frroku ndodhej krejt rastësisht në atë tavolinë me dëshirën e tij kishte kërkuar që të dilte një foto me ta.
Agron Kuliçaj, Tonin Vocaj, Muhamet Rrumbullaku dhe Nikolin Bala ishin në një mendje: Frroku gjendej “rastësisht” dhe provizorisht në atë tavolinë. Kurse drejtori Bruagj shkoi edhe më tej: Ai tha se fotoja është bërë kur frroku ka qenë “qytetar normal” pra kur konflikti mes tij dhe Lamajt nuk kishte ndodhur akoma. Fotoja eshte e vitit 2011 – thanë kryepolicët e vendit, kurse konflikti publik mes Kryekomisarit Dritan Lamaj dhe biznesmenit Arben Frroku nisi në muajin Janar 2012.
Por e përditshmja “DITA” duket se e ka rrëzuar këtë alibi me kopertinën e saj të sotme. Gazeta në fjalë ka siguruar një tjetër foto, të ndryshme nga ato që u pubikuan mbrëmë. Data e fotos kesaj here mund te verifikohet lehte: Kane qene bashke kur Terbuni u shpall kampion i kategorise II. Fotoja daton në Maj 2012, më saktë 17 Maj 2012, kohë kur kishte thuajse katër muaj që kishte nisur konflikti mes Lamajt dhe Frrokut. (është ekzaktësisht periudha kur një universitet privat i lidhur me Frrokun shpërndante edhe fletëpalosje ku kërkohej shkarkimi i drejtuesit të komisariatit nr.6 në Tiranë). Dy nga pjesëtarët e tryezës së fotove që dolën dje (Balaj e Frroku) kanë qenë sërish bashkë, kësaj here në stadium duke parë ndeshjen Partizani-Tërbuni. Edhe këtë herë “rastësisht”? A.N.
Më shumë:
http://gazetadita.al/drejtuesit-e-policise-jane-miq-te-frrok...
Comments
TURP!!!!
<p>TURP!!!!</p>
Add new comment