Arkiv-Lajme

Zgjedhjet italiane u mbyllën: Nuk ka dalë asnjë maxhorancë

Postuar në 26 Shkurt, 2013 02:31

Zgjedhjet parlamentare në Itali u mbyllën. Numërimi i votave të hedhura për anëtarët e Dhomës së Deputetëve dhe për ata të Senatit përfundoi në orët e para të mëngjesit të sotëm. Dhe rezultati është më i keqi i mundshmi. Nuk ka dalë asnjë maxhorancë. Madje, më keq se sa kaq. Ka gjasa të mos krijohet asnjë maxhorancë, ndonëse Berlusconi është shprehur i gatshëm për krijimin e një maxhorance me të majtët. Pritet fjala e këtyre të fundit, ngaqë dolën të parët në të dyja Dhomat e parlamentit.

Librat dhe muzika e preferuar e Berishës, sipas faqes FB të Berishës

Postuar në 25 Shkurt, 2013 16:09

Në profilin e Berishës në Facebook në pjesën “Interesat” janë shënuar edhe librat e preferuar dhe muzika e preferuar e Berishës (sipas asaj që shkruan). Është një përzierje rrymash e epokash që vështirë ta ftillosh. Gjithsesi, aty lexohet:

Beppe Grillo "i mund" sondazhet

Postuar në 25 Shkurt, 2013 14:27

Në Itali nuk lejohet publikimi i sondazheve politike në dy-javshin para zgjedhjeve. Nga sondazhet e shumta që u publikuan në Itali deri dy javë ppara zgjedhjeve, partia e Beppe Grillos rezultonte me një përkrahje të 13-16% të elektoratit Italian. Ndërsa në sondazhet që u publikuan pas përfundimit të votimit (sot në orën 15), partia e Grillos rezultoi me 19% në sondazhin e institutit Tecnè (për Sky TV) dhe 20% në sondazhin e institutit Piepoli (për RAI TV).

Poli i tretë sipas Dules

Postuar në 25 Shkurt, 2013 14:11

Vangjel Dule është pyetur nga revista Klan se cili do të jetë qëndrimi që do të mbajë Partia Bashkimi për të Drejtat e Njeriut në zgjedhjet e ardhshme. Dhe Dule përgjigjet ndër të tjera: “Jemi përgatitur për të gjitha variantet potenciale të kandidimit në zgjedhjet e ardhshme, duke filluar nga kandidimi më vete, e deri më koalicione me një apo më shumë parti. Nuk jemi shquar, por as do të lejojmë që në zgjedhjet e 2013 të hyjmë në koalicione të karakterit teknik…”

Meta kërkon polin e tretë për të zbutur maxhorancat arrogante; por eksperienca na tregon tjetër gjë

Postuar në 25 Shkurt, 2013 13:02

Ilir Meta ka dhënë një intervistë për televizionin Top-channel, me të cilin nuk i ka pasur punët grurë prej një kohe të gjatë (ky televizion ka transmetuar videon e Dritan Priftit). Dhe në këtë intervistë, ai flet edhe për idenë e polit të tretë. "Ideja e një poli të tretë apo të qendrës, është ideja e mospasjes së një mazhorance të plotë nga një forcë e vetme”, thotë ai. Po pse?

Të dhëna konfuze për zgjedhjet në Itali. Me përjashtim të njërës: Beppe Grillo po bën “bum”

Postuar në 25 Shkurt, 2013 10:46

Një orë e pak më parë ju informuam mbi rezultatet e zgjedhjeve italiane mbi bazën e sondazhit Instant Poll (më i pasakti dhe më i menjëhershmi sondazh që bëhet me t’u hapur kutitë e votimit), dhe mbi bazën e titujve të gazetave italiane e ndërkombëtare. Mirëpo tani, mbi bazën e sondazheve më “shkencore” (“proiezioni”, i quajnë italianët), po rezulton që ato të dhëna kanë qenë konfuze e të bëra me këmbë. Është po Instituti Piepoli që po thotë (bazuar tek “le proiezioni” në mbi 50% të zgjedhësve), se në votimin për në Senat është e para partia e Grillos.

Të them se e ka shkruar për Shqipërinë, fyej inteligjencën e lexuesit

Postuar në 25 Shkurt, 2013 10:13

Eugenio Scalfari, një nga “dekanët” e gazetarisë italiane, në një kryeartikull në La Repubblica analizon disa çështje kyçe të votës italiane, në një moment sërish kyç për jetën e vendit dhe vetë Europën. Ardian Vehbiu e ka marë në analizë këtë shkrim dhe veçon këtë pasazh:

Instant Poll në Itali: Qendra e majtë fiton zgjedhjet; por duhen pritur të dhëna më të plota

Postuar në 25 Shkurt, 2013 09:28

Ishte Bursa që reagoi përpara se të dilnin të dhënat e anketimit me emrin “Instant Poll”. Dhe reagoi pozitivisht, duke përcjellë mesazhin që zgjedhjet italiane kanë prodhuar një maxhorancë. Por kjo ende nuk ka se si të dihet me saktësi. Sondazhet Instant Poll kanë konfirmuar optimizmin e Bursës, dhe po na thonë se qëndra e majtë e udhëhequr nga Pierluigi Bersani ka fituar Dhomën e Ulët dhe ka fituar ngushtë Senatin.

Bamir Topi vazhdon të mos e përjashtojë kategorikisht një koalicion parazgjedhor me LSI-në

Postuar në 25 Shkurt, 2013 08:25

Në një intervistë me Radio Free Europe, Radio Liberty (RFE/RL), Bamir Topi ka deklaruar se Fryma e Re Demokratike “e përjashton koalicionin [parazgjedhor] me Partinë Socialiste, sepse nuk ka asnjë lloj përputhshmërie ideologjike me këtë parti, por, nuk futet në koalicion as me Partinë Demokratike, pasi qartazi e ka ndarë morali i politikës së qeverisjes, sepse po të ishte ndryshe, nuk kishte pse të ishte një formacion të ri politik”.

Një dëshmi befasuese për Berishën në një botim mbi ngjarje të pragviteve '80

Postuar në 25 Shkurt, 2013 08:18

“Mbërritëm në “Parkhotel” pas mesnate. Takuam një njeri me sjellje shërbëtori, që më shumë të kujtonte një bojaxhi, se sa një njeri të shkolluar dhe pjesëtar të një elite politike. Na priti, duke bërë përkulje teatrale. Z.Merden i tha frëngjisht, se paratë do ti merrte nga z. Redman. Z.Berisha bëri edhe një përkulje tjetër gjithë kortezi, që e shoqëroi me një buzëqeshje të tepruar. Iu shpjeguan edhe sponsorët që kishin ndihmuar.- Ju faleminderit, - tha bojaxhiu tërë kortezi false…”

Pages

Subscribe to RSS - Arkiv-Lajme