Të them se e ka shkruar për Shqipërinë, fyej inteligjencën e lexuesit

Eugenio Scalfari, një nga “dekanët” e gazetarisë italiane, në një kryeartikull në La Repubblica analizon disa çështje kyçe të votës italiane, në një moment sërish kyç për jetën e vendit dhe vetë Europën. Ardian Vehbiu e ka marë në analizë këtë shkrim dhe veçon këtë pasazh:
"...Deri 150 vjet më parë, italianët s’kanë pasur kurrë shtet. Para se ta shpallnin e për shumë shekuj, u sunduan prej gotëve, longobardëve, frankëve, perandorëve gjermanë, papëve dhe pastaj edhe normanëve, svevëve, Spanjës, Francës dhe Austrisë. Më në fund, kur punët dukej sikur ishin vënë në vijë, Piemonti dërgoi ushtrinë dhe e pushtoi Jugun, që e kish çliruar Garibaldi; ose të paktën kështu e përjetoi Jugu vetë gjatë luftës së tmerrshme të kaçakëve [...]. Përfundimi: italianët nuk e kanë dashur kurrë shtetin, e konsiderojnë si trup të huaj, në mos fare si armik. Prandaj nuk duan rregulla. Janë dinakë ose leshko [gonzi], aq sa edhe gjithkush tjetër, por më dinakë dhe më leshko se të tjerët. Leshkot mbeten gojëhapur me gomarin që fluturon, edhe pse nuk e kanë parë kurrë me sytë e tyre. Për dinakët, vlen para së gjithash vota me këmbim [voto di scambio], të cilën e zbatojnë në shkallë jashtëzakonisht të gjerë, dhe jo aq për pará, sesa për favore. Mafia dhe kamorra kanë jetuar dhe jetojnë duke u mbështetur në këtë votë me këmbim, por edhe klientelat, vëllazëritë, korporatat lulëzojnë e rriten mbi të. Prandaj duhet një ndryshim. Vetëm zemërimi çon pashmangshëm në diktaturë; pas sankylotëve vjen gjithnjë një Robespierre, dhe pas këtij një Napoleon..."
Kometon Vehbiu: Të them se e ka shkruar për Shqipërinë, fyej inteligjencën e lexuesit.
Eugenio Scalfari:
http://www.repubblica.it/politica/2013/02/24/news/scalfari_e...
Comments
Kush mund te beje Robespierin

Kush mund te beje Robespierin ne Shqiperi? Rama? Kjo eshte nje fyerje per inteligjencen e lexuesit...

Bashkohem plotesisht me idene

Bashkohem plotesisht me idene se deshira per nje "dore te forte" qe te bej ndryshime te medha eshte recete per diktature. Burokracia eshte ne fakt misherimi i check-and-balance qe frenon perqendrimin e pushtetit ne pak duar.

Nga ana tjeter nuk bie plotesisht dakort me argumentin se Italia vuan meqe eshte shtet i ri. USA, Kanadaja, Australia jane shtete po ashtu te reja, akoma me heterogjene biles. Ne rastin e USAs kemi patur dhe nje lufte te mirfillte civile qe jugu atje e konsideron akoma pushtim. Australia ishte shtet i ndertuar nga te burgosurit. Akoma me afer ne Europe, Gjermania u formua pak a shume ne te njejten kohe, e me shume principata rivale. E megjithate krijuan institucionet e duhura politike qe lejuan zhvillim ekonomin. Ky eshte thjesht nje shfajesim qe perdorin italianet per te justifikuar deshtimet e tyre ne mos krijimin e shtetit.

decan i gazetarise majtiste

decan i gazetarise majtiste jo italiane.

te lutem.

Add new comment