ShBA i revokon vizën presidentit kolumbian

Postuar në 28 Shtator, 2025 11:48

Departamenti amerikan i Shtetit ka njoftuar se do të revokojë vizën hyrëse për në SHBA të presidentit kolumbian Gustavo Petro, pas atyre që i cilësoi si veprime që nxisin dhunë. Njoftimi u bë në rrjetin X dhe përfaqëson një masë të re përshkallëzimi në hemisferën perëndimore. Shkak duket se u bë qëndrimi i SHBA në OKB, ku ajo vuri veton për të mos lejuar cilësimin si gencodi të asaj që po ndodh në Gaza.

Unë besoj se me veton e fundit që SHBA ushtroi në Këshillin e Sigurimit, diplomacia mori fund. Dhe historia njerëzore na mëson se kur diplomacia merr fund, ne duhet të kalojmë në një stad tjetër të betejës. Çfarë po ndodh në Gaza është genocide. Nuk mund ta quajmë ndryshe. Objektivi është eliminimi I popullit palestinez.

Lidhur me revokimin e vizës, presidenca kolumbiane ka deklaruar se SHBA po shkel të gjitha normat ndërkombëtare.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.