Opozitari i njohur serb: Të organizohen zgjedhje për në Parlamentin Europian edhe në vendet që kanë hapur negociatat

Postuar në 28 Shtator, 2025 12:58

Kreu i Partisë serbe “Liri dhe Drejtësi”, Dragan Gjilas ka propozuar në një takim të partive socialdemokrate të Ballkanit Perëndimor që zgjedhjet për Parlamentin Europian të organzohen edhe në vendet kandidate që kanë hapur negociatat.

Në këtë mënyrë, ato mund të ndikojnë dhe bëjnë të mundur të dëgjohet zëri i atyre prej nesh që Lufton për vlerat europiane dhe të ardhmen europiane të vendeve tona, por edhe për mbarë rajonin

citohet të jetë shprehur ai në tryezën “Rajon i Përbashkët-Vizion i Përbashkët – E ardhme e përbashkët”.

Tryeza u zhvillua në Shkup të Maqedonisë së Veriut dhe u organizua nga Instituti për Progres dhe në të munguan përfaqësues nga Shqipëria, Kosova dhe Bosnje-Hercegovina.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.