Arkiv-Lajme
Lajm tronditës: Vritet Dritan Lamaj, shefi i policisë në Kombinat
Të gjitha sitet online të informacionit bëjnë me dije se është vrarë Dritan Lamaj, kreu i komisariatit në Kombinat. Ka qenë duke udhëtuar me makinën e vet, diku aty afër shtëpisë së vet, në zonën e Vasil Shantos, dhe në një moment black out-i elektrik, një orë më parë, e kanë qëlluar me breshëri kallashnikovi. E kanë çuar në spital (Spitalin Ushtarak) në gjendje të rëndë policët që kanë mbërritur të parët në vend ngjarje, dhe atje ka dhënë shpirt.
Eduard Selami, lavazhier apo shitës makinash të përdorura?
Aleanca Kuqezi, në një meting në Prrenjas, akuzoi Berishën se mbylli minierat, duke shtuar papunësinë. “Kjo është qeveri që mbyll mineria e hap lavazhe”, tha Spahiu i AK-së.
Duke komentuar rikthimin e Eduard Selamit nga SHBA, Spahiu tha se “Ed Selami, që ka eksperiencë në lavazhet e Amerikës, ku e degdisi Berisha, mund të punësohet në Përrenjas si lavazhier, por jo si deputet”.
Në vitin 1994 Selami tentoi të unifikonte Kryeministrin me kryetarin e partisë, tha Spahiu, ndërsa 20 vjet më vonë, mbështet atë që e ktheu në lavazhier në SHBA.
Eduard Selami, ardhja e tij e shoqëruar që nga sulmet deri tek barcoletat
Ardhja e Eduard Selamit, duket se ka hapur një "fron të ri" debati që varion nga sulmet tek batutat që kanë ngjyrë anekdote. Pas Gary Kokalarit që shpehej te Java se pret që Selami të kthehet pas zgjedhjeve në "vendin që i takon, si shofer" në Amerikë, është radha e Kreshnik Spahiut. Gjatë një takimi në Përrenjas, kreu i AK, Kreshnik Spahiu, e nisi duke thënë se "se kjo është qeveria e bixhozxhinjve dhe kazinove", pasi sipas tij, "ministrat e saj humbasin nga 50 mijë euro në natë nëpër kazino dhe përpiqen t’i rikthejnë në xhepat e tyre duke rrjepur popullin".
A do hyjë Edi Rama si deputet në Parlament? Si Kryeministër, përgjigjet ai dhe flak dorashkën Berishës për debat
Unë e shikoj parlamentin si kryeministër. Besoj që nuk do më pengojë kush që të jem deputeti i Partisë Socialist, megjithëse unë kam pikëpamjen që deputetët bëjnë detyrën e deputetit dhe kryeministri të kryeministrit”, komentoi Rama në një takim me gaztarët, sipas Balkanweb. Por, ai nuk e shoi dot kuriozitetin e të gjthiëve, nëse do të futet në Parlament si deputet apo jo, duke u shprehur se “Nuk mund ta them kur do ta shihni emrin tim në listën e deputetëve, në një kohë që listat s’janë publikuar. Unë s’kam asnjë pengesë nga statuti për të qenë në listë.
PS (kur të vijë në pushtet) deklaron se do të hetojë Berishën!
Duket sikur ajo që askush nuk mban shpresë të ndodhë, po ndodh. Dikush tjetër (përveç Spahiut) merr guximin të deklarojë se do të hetojë vetë... Berishën.
Hervin Çuli: Teatri Kombëtar mes mediokërve që mbahen me rrogë e firmosin peticione kundër opozitës. Një aktore e ka ‘emëruar’ vetë Liri Berisha
Jo 50 milionë? Po sa? 7 milionë...
Besnik Mustafaj në të përditshmen Panorama shkruan mbi gjyqet për shpifje mes politikanëve, duke vënë në shënjestër mungesën (te gjyqtarët) e asaj që iluministët e quanin “fryma e ligjit”. E ka fjalën për dënimet me shuma të ndryshme parash në gjyqe të tilla. “Kjo lloj larje hesapesh si nga paditësit politikanë, ashtu dhe nga gjykatësit tanë, është e padëgjuar në Europën demokratike dhe i lë pa mend vëzhguesit e paanshëm të Drejtësisë shqiptare – shkruan autori dhe shpjegon:
Italianët kanë filluar të votojnë; ndërsa Berlusconi theu dje heshtjen elektorale
Të premten, në orën 24.00, filloi heshtja elektorale në Itali, dhe siç është e udhës e siç ndodh gjithmonë, televizionet nuk transmetojnë lajme politike deri në hapjen e kutive të votimit (përjashtohen takimet institucionale, dhe momentet kur udhëheqësit politikë shkojnë të hedhin votën). Mirëpo, këtë traditë e këtë praktikë ligjore të heshtjes elektorale e ka dhunuar Silvio Berlusconi. Ai ka bërë një vizitë në qendrën sportive të Milanit në prag të derbit të sotshëm Milan-Inter, dhe aty nuk e ka patur pwr gjë të flasë për politikë. Dhe çfarë politike!
Test
test
Reeker për 21 janarin: Lexoni deklaratën e ambasadës amerikane në Tiranë
Kur Sokol Balla pyeti sonte Ndihmës-Zëvendës-Sekretarin e Shtetit Philip Reeker rreth qëndrimit të Departamentit të Shtetit Amerikan mbi vendimin e gjykatës së Tiranës për shfajsimin e dy gardistëve që akuzohen për vrasjen e të paktën 3 demonstruesve në 21 janar 2011, ai u përgjigj se ky qendrim është shprehur nëpërmjet deklaratës zyrtare të amabasadës amerikane në Tiranë rreth atij vendimi.