Arkiv-Lajme

Ejani të rrëzojmë bashkë regjimin - thotë Spahiu në Nju Jork ku i jepet një titull nderi

Postuar në 19 Shkurt, 2013 03:50

Kryetari i Aleancës Kuq e Zi, Kreshnik Spahiu, shpallet “Qytetar Nderi” i Shtetit të Nju Jorkut – njofton zyra e shtypit e AK, sipas se ciles vlerësimi është bërë me kërkesë të rajonit të “Manhatanit” dhe Presidentit të këtij rajoni Scott M. Stringer. Gjatë dorëzimit të këtij çmimi, Spahiu falënderoi komunitetin shqiptar në Amerikë.

Qendra e kombit ka lëvizur – thotë Shinasi Rama – Prishtina është qendra e shqiptarisë, Tirana është vetëm një metropol

Postuar në 19 Shkurt, 2013 03:36

Shinasi Rama është intervistuar nga gazetari Ben Andoni i së përjavshmes JAVA dhe një nga pyetjet është “Si e shikoni marrëdhënien e Kosovës me Shqipërinë?’. Përgjigjet Rama: “I shoh në një pikë kthese interesante. Si Shqipëria ashtu edhe Kosova janë protektorate pa sovranitet të plotë e të mirëfilltë. Mirëpo paria e Tiranës e ka humbur sharmin dhe influencën që kishte dikur mbi shqiptarët e Kosovës. Edhe qendra e kombit shqiptar ka lëvizur nga Tirana drejt Prishtinës e Tetovës. Shqiptarët e Kosovës, të Maqedonisë e të Malit të Zi janë patriotë, atdhetarë e kombëtarë.

Manipulim tekstesh, përgjime në ambjente miqsh, privilegje, pushtet me çdo mjet, sajim armiqsh...

Postuar në 19 Shkurt, 2013 03:19

Për Jesus Herrnandez Carrascosa-n Shqipëria e 1984-s nuk ndryshonte shumë nga Spanja e Frankos. Ai e shihte Shqipërinë si një sfidë, për të kundërshtuar atë që shkruhej në pasaportën e tij, “e vlefshme për të udhëtuar drejt gjithë vendeve të botës me përjashtim të Shqipërisë, Vietnamit”. Rrugëtimi i tij për të zbuluar Shqipërinë komuniste, nisi pikërisht nga letërsia. Gjatë qëndrimit në Tiranën e viteve ‘80 ai nisi të punonte në shtëpinë botuese “8 Nëntori” dhe si pedagog i gjuhës spanjolle në Fakultetin e Gjuhëve të Huaja.

Të jemi realistë, është shumë e vështirë të bëhemi të ndërgjegjshëm – thotë Maks Velo duke folur për Spaçin

Postuar në 18 Shkurt, 2013 17:09

Revista e përjavshme JAVA ka intervistuar disa –ish të burgosur politikë të Spaçit lidhur me atë që po ndodh në këtë ish-kamp të diktaturës, denoncuar disa ditë më parë edhe nga Lubonja. Thotë Maks Velo:

Edhe kinezët janë tërhequr nga Albpetrol?

Postuar në 18 Shkurt, 2013 16:56

Privatizimi i Albpetrol po shkon drejt dështimit të plotë. I vetmi konfirmim zyrtar mbetet ai që janë mbyllur negociatat me “Vetro Energy” dhe se Ministria e Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës ka nisur negociatat me kompaninë kineze “Wein Bussines Energy” , e renditur e dyta në tender me një vlerë shumë më të vogël se propozimi fillestar që erdhi nga Vetro prej 850 milion eurosh (oferta e kinezëve shkonte në 297 milionë euro).

WP: Kongresmenëve u paguhen udhëtimet (dhe kthehen me ide lobistësh)

Postuar në 18 Shkurt, 2013 15:30

Sipas gazetës Washington Post disa anëtarë të Kongresit amerikan dhe stafet e tyre  bëjnë udhëtime jashtë vendit të financuara nga Kina ose qeveri të tjera pritëse. Sipas gazetës, një studim tregon se në vitin 2011, pati 21 ligjvënës amerikanë që bënë udhëtime të financuara nga qeveri të huaja, shifër kjo dy herë më e madhe se sa në vitet e mëparshme. Gazeta thotë se mes viteve 2005 dhe 2011, stafet e ligjvënësve kryen rreth 800 udhëtime falas.

Eksperti...

Postuar në 18 Shkurt, 2013 13:00

Televizioni informativ A1 Report ka transmetuar pamjet filmike të akt-ekspertizës së kryer nga eksperti Ndoc Çardaku në rrobat e Ziver Veizit, i cili u vra nga gardisti Llupo në protestën e 21 Janarit.  Në video shikohet momenti i akt-ekspertimi për të cilin prokurorët akuzojnë ekspertin Ndoc Çardaku. Prokuroria e akuzon Çardakun se ka vendosur vetë dy copëzat e ashklave të drunjta në këmishën e Ziverit, duke i nxjerrë më pas si prova materiale.

Gjykata dënon me 3 mijë euro Altin Goxhajn për shpifje ndaj Erjon Veliajt

Postuar në 18 Shkurt, 2013 12:25

Gjykata e Tiranës ka zhvilluar sot seancën e fundit gjyqësore në çështjen me paditës Erion Veliajn dhe te paditur avokatin Altin Goxhaj. "Ne perfundim te ketij procesi gjyqesor gjyqtaria e Gjykates se Rrethit Gjyqesor Tirane Elona Stavri, vendosi pranimin e padise se paditesit Erion Veliaj, duke detyruar te paditurin Altin Goxhaj te paguaj ne favor te Veliajt shumen prej 3000 euro, si dem jo pasuror te shkaktuar nga shpifjet e artikuluara nga zt.

Berisha fut Majlindën te "tajarja e Ramës" dhe ia jep bujarisht autorësinë "popullit"

Postuar në 18 Shkurt, 2013 11:04

Në "bashkëbisedimin" e përjavshëm me deputetët e tij,  Berisha ka ironizuar edhe sëmurjen e Ramës në Burrel duke thënë se Rama është "ftof në tajare", po këtë "e thotë populli", Berisha vetëm "e konstaton".

'Natyrisht distanca ishte e vogël, por, nuk ka pasur...prekje' (!!)

Postuar në 18 Shkurt, 2013 08:08

Një tokje duarsh ka shkaktuar telashe për dy politikanë nga Gjermania dhe Irani. Liderja e Partisë së Gjelbër të Gjermanisë, Claudia Roth dhe ambasadori iranian në Gjermani, Reza Sheikh Attar tokën duart duke përshëndetur me gaz njëri-tjetrin në fundjavë në Konferencën për Siguri të Mynihut. Por... Gjesti me duart është zënë në kamera dhe shumë shpejt është përhapur.

Pages

Subscribe to RSS - Arkiv-Lajme