Ejani të rrëzojmë bashkë regjimin - thotë Spahiu në Nju Jork ku i jepet një titull nderi

Postuar në 19 Shkurt, 2013 03:50

Kryetari i Aleancës Kuq e Zi, Kreshnik Spahiu, shpallet “Qytetar Nderi” i Shtetit të Nju Jorkut – njofton zyra e shtypit e AK, sipas se ciles vlerësimi është bërë me kërkesë të rajonit të “Manhatanit” dhe Presidentit të këtij rajoni Scott M. Stringer. Gjatë dorëzimit të këtij çmimi, Spahiu falënderoi komunitetin shqiptar në Amerikë.

Citohet Spahiu nga faqja online e se perditshmes Panorama: “Për një shekull shqiptarët patën rrjedhje të brezave më të çmuar dhe më të devotshëm nga atdheu i tyre drejtë Europës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Miliona shqiptarë punuan dhe djersitën për të ndërtuar Nju Jorkun, Bostonin, Cikagon, Londrën, Romën dhe shumë qendra të tjera botërore, por ata nuk mundën të ndërtojnë atdheun e tyre. Disa breza braktisën familjet dhe tokën shqiptare të detyruar nga regjimet politike, në disa raste të huaja në disa raste shqiptare. Sot në atdhe ju priteni si të huaj sepse qeveria jonë ju numëron si turistë dhe ju ka mohuar të drejtën për të votuar. Shqiptarët nga Kosova e Çamëria, Ulqini e Tetova, Tirana e Shkodra, të gjithë në vitin 2013 duhet ta shndërrojmë nga 100-vjetori i copëtimit në nisjen e shekullit të ndryshimit të kombit shqiptar. Ejani së bashku të ndryshojmë regjimet politike dhe ta shndërrojmë Shqipërinë në tokën e premtuar”. Re.Pu.

Comments

Submitted by Stefan H (not verified) on

Nuk mund ta kuptoj, eshte kjo nje shashke e zyres se shtypit te AK apo nje realitet. Mbi cmotiv nje metropol si New York qe vizitohet nga mijera figura mjaft me te rendesishme se Spahiu, paska zgjedhur ketehere Saphin ti jape nje titull te tille

Submitted by Andreas (not verified) on

Stefo, siç e shikon edhe ne foto, vendi i "ceremonise" duket me teper si nje restorant peshku se sa si nje zyre bashkie ku zakonisht dueht te kryhen nderime te tilla. Keta kodoshet qe japin lajmin, pa postuar certifikaten e titullit dhe pa shpjeguar vleren morale qe ka njne titull i tille(dhe nje liste personash qe kane mare kete titull ne te shkuaren), e bejne thjesht per te zbutur shkuljen e veshit qe ambasadori Arvizu i beri ketij turkut para disa ditesh. E mban mend treshen Spahi-Pashaj-Bashkurti si qen te rrahur pas takimit me ambasadorin? Aty e ka shpjegimin ky mender titull.

Submitted by Andreas Palikari... (not verified) on

Si anti shqiptar i deklaruar ,ta kuptoj frustrimin,por ki kujdes, nje dite me gjithe kete  frustrim, do te bjere damllaja ne koke...

Submitted by TONI (not verified) on

Interesant...ketu kritikohet, ne greqi ''pushkatohet'', ne Amerike dekorohet. Gjithsesi nje pasaporte e vlefshme per Kreshnikun.

Submitted by Drita (not verified) on

Po ky floke lepiri te behet njehere i vlefshem dhe i nderuar ne vend te vet , pastaj te beje spote publicitare. Apo s'po gjejne keta te AK asgje qe te terheqe vemendjen para kesaj fushate dhe bejne show me fotot e Kreshnikut a thua se eshte Kim Kardashian.
U lodhem me keta politikane qe kercejne sa ne nje ane ne tjetren. Politika shqiptare duhet te ndryshoje nga themeli dhe jo me njerez qe perbalten voten e popullit dhe tani bejne sikur jane figurat me te pastra.

Submitted by Geni (not verified) on

Eshte lobuar nga kosovaret e ingranuar ne partine e obames. Te cilet, si pa vizion qe Jane I shpenzojne favoret per tituj. Si ne kohen e turqise. Te vjen per te vjelle nga niveli oa, ua....

Submitted by Artur (not verified) on

Me thene te drejten historia e Kreshnikut asnjehere nuk me ka bindur plotesisht dhe sidomos raportet e tij me ish presidentin Topi. Vleresoj  qendrimin e tij antiberishian ashtu sikunder me duket i ekzagjeruar patriotizmi i tij i thekur ndaj çeshtjes kombetare qe e pare me realizem me teper e demton ate.

Qe te kete genjyer apo te kete manipuluar me çmimin do te ishte nje hap fals i cili do ta demtonte ne menyre te pariparueshme megjithese ngelet interesant njohja me motivimin e autoritetit qe e ka leshuar. Sa per koiçidence ne Itali ne kete jave te fundit elektorale nje nga politikanet emergjente antikaste, Oscar Giannino, u detyrua te beje nje hap prapa(dorehiqet) pas zbulimit se nje deklarate e tij mbi zoterimin e nje masteri  ekonomie ne Chicago doli e pavertete.Dhe te mendosh qe duhet t'i hiqte vota pikerisht elektoratit te  S.B-se ........

Submitted by Titi (not verified) on

Keto jane inskenime qe zyra e faqezinjve publikon. Ai nuk eshte shpallur qytetar nderi i New York-ut se po te ishte bere nje gje e tille do te kishte firmen e Michael Bloomberg-ut. Ai thjesht ka marre nje leter nga kosovaret e Manhatanit per kete rajon. A thua valle se shqiptaret do te genjehen me keto trillime publicitare te faqezinjve. Ketij kodoshi duhet t'i ndalohet dalja jashte shtetit. Une cuditem se perse nuk e deklaron pasurine qe ka dhe ku kjo Aleance i gjen te ardhurat per financime dhe lobime neper Bote.

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.