Arkiv-Lajme

Nacionalizmi patetik i Berishës për Kosovën në seancën e Kuvendit

Postuar në 16 Shkurt, 2013 10:29

Shfaqja që na dhuroi Kryeministri në Kuvend, e cila shoqëronte një memo paralajmëruese me tone të forta të Ambasadës Amerikane, ka marrë komente të forta në media. Më poshtë, po japim disa prej tyre:

Edi Rama

Spahiu: Berisha kujton se mbron pakicat duke mbrojtur “tregëtarët e eshtrave”

Postuar në 16 Shkurt, 2013 07:43

 

Në një artikull të sotëm te Shqip, Kreshnik Spahiu, akuzon Berishën si “pro-amerikan part-time” dhe e akuzon se ai po mbron “tregëtarë eshtrash”. Ja një pjesë nga shkrimi:

Zaloshnja për Selamin: Në vendin e duhur, por në kohën e gabuar

Postuar në 16 Shkurt, 2013 06:22

Para zgjedhjeve të vitit 2005, Eduard Zaloshnja ka shkruar shpesh për një rikthim aktiv të Eduard Selamit në PD. Dje ai u pyet në emisionin “Tonight me Ilva Taren” rreth deklaratës së para disa ditëve të Selamit për rikthimin e tij aktual te PD-ja. Zaloshnja sqaroi se në vitin 2005 e shihte si një domosdoshmëri rotacionin politik, sepse PS-ja kishte 8 vjet në pushtet dhe perceptimi i publikut për korrupsionin e qeverisë Nano kishte arritur nivele rekord.

Berisha, Enveri, Zogu, “Kongresi i Lushnjës” dhe fraza “ne do ta shqyrtojmë...”

Postuar në 16 Shkurt, 2013 05:46

 

Në Lushnje, Berisha i është rikthyer Kongresit të Lushnjës, një ngjarje që e shpëton nga makthi i 21 janarit, vetëm për faktin që mund ta përdorë për “hije” festive. Ai tha:

A duhet t’i kërkojë Shqipëria 100 milionë $ Patton Boggs-it për dështimin me Albpetrolin

Postuar në 16 Shkurt, 2013 05:35

Në një opinion te Dita e sotme Genc Burimi ngre një pyetje të fortë: “A duhet t’i kërkojë Shqipëria 100 milionë $ Patton Boggs-it për dështimin me Albpetrolin?” Ai shpjegon që Albpetroli do të shitet për një copë bukë dhe pyet, a mos qe kjo historia e Vetro Energy një farsë? Sepse ai “desh” u shit për 1 miliardë, po nuk u shit. A mos është çmimi që Patton Boggs i vuri Albpetrolit prej 300 milionë eurosh një çmim miqsh?

A e mbajnë mend kosovarët se nëse do kishin dëgjuar Berishën për të mos shkuar në Rambuje do ishin prapë nën Serbinë sot?

Postuar në 16 Shkurt, 2013 04:00

 

Në një intervistë për Shqiptarja.com sot, Paskal Milo, ish-Ministër i Jashtëm, rikujton Rambujenë dhe faktin që Sali Berisha, asokohe në opozitë, ishte kundër nënshkrimit të marrëveshjes e cila i hapi rrugën çlirimit të Kosovës.  

Shinasi Rama flet për triumfin e katundarisë: një shtet katundar, me një kapitalizëm katundar, me parti katundare

Postuar në 16 Shkurt, 2013 03:32

Në një intervistë të gjatë me Ben Andonin te Revista ‘Java’, Shinasi Rama, një nga inisiatorët e Lëvizjes së Dhetorit dhe aktualisht profesor i Shkencave Politike në Universitetin e Nju Jorkut në ShBA, flet për shkretëtirën morale në të cilën ësëht shndërruar Shqipëria. Ai përdor termin “katundar” për t’iu referuar shumë zhvillimeve të këtyre viteve, sociale e politike.

Shehi premton se nuk do jetë “ushtar i bindur” dhe thotë për Berishën: Ka dhënë kontribut për vendin...

Postuar në 15 Shkurt, 2013 13:43

Kryetari i Lëvizjes për Zhvillim Kombëtar, Dashamir Shehi, në një intervistë për gazetën TemA. Më poshtë, disa nga pyetje-përgjigjet me Shehin:

Z.Shehi, ju thatë se dëshira juaj, qoftë utopike, është të kontribuonin në përmirësimin e së djathtës në Shqipëri. Por gjatë 22 vjetëve, historia ka treguar se Sali Berisha nuk kërkon bashkëpunëtorë, por të bindur. Ky fakt ka qenë dhe arsyeja e  largimit tuaj nga Partia Demokratike këtu e 17 vjet më parë. Përse sot ju shpresoni se do të ndryshoni djathtën?

Topalli vazhdon me të vetat

Postuar në 15 Shkurt, 2013 12:35

Partia Socialiste nuk ishte e pranishme në seancën solemne në nder të 5 vjetorit të Pavarësisë së Kosovës. Opozita nuk kishte ftesë për të marrë pjesë në këtë seancë - njoftojnë mediat.

Qeveria pranon zyrtarisht: Privatizimi i Albpetrol nga Vetro Energy dështoi

Postuar në 15 Shkurt, 2013 11:14

Botimi në fletoren zyrtare për mbylljen e negociatave për shitjen e Albpetrol ka mbyllur tashmë cdo aludim të qeverisë për dështimin e blerjes së tij nga Vetro Energy. Në këtë botim thuhet qartësisht se “Për vijimin e procedurave të privatizimit të shoqërisë “Albpetrol” SHA, Patos, në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të nenit 7 të ligjit nr.

Pages

Subscribe to RSS - Arkiv-Lajme