Qeveria pranon zyrtarisht: Privatizimi i Albpetrol nga Vetro Energy dështoi

Postuar në 15 Shkurt, 2013 11:14

Botimi në fletoren zyrtare për mbylljen e negociatave për shitjen e Albpetrol ka mbyllur tashmë cdo aludim të qeverisë për dështimin e blerjes së tij nga Vetro Energy. Në këtë botim thuhet qartësisht se “Për vijimin e procedurave të privatizimit të shoqërisë “Albpetrol” SHA, Patos, në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të nenit 7 të ligjit nr. 10 490, datë 15.12.2011 “Për  përcaktimin e formës dhe të strukturës së formulës së privatizimit të shoqërisë Albpetrol” sh.a.Patos”, me propozimin e Zv.kryeministrit dhe Ministër i Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës, Këshilli i Ministrave, “të shpallë të mbyllura negocimet e kontratës së shitjes së aksioneve ndërmjet Ministrisë së Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës dhe shoqërisë fituese të tenderit të privatizimit “Vetro Energy PTE” Ltd.”.

Shkak thuhet në botim është “dështimi i kësaj shoqërie në nënshkrimin brenda afateve ligjore të kontratës së shitjes së aksioneve të shoqërisë “Albpetrol” sh.a. Gjithashtu autorizon METE  të fillojë, në përputhje me parashikimet e vendimit nr. 107, datë 1.2.2012 të Këshillit të Ministrave “Për miratimin e rregullave për paraqitjen, hapjen dhe vlerësimin e ofertave për privatizimin e shoqërisë “Albpetrol” sh.a. Patos”,  negocimet e kontratës së shitjes së aksioneve me kandidatët e tjerë sipas klasifikimit të përcaktuar në vendimin nr. 634, datë 3.10.2012 të Këshillit të Ministrave  “Për miratimin e raportit përfundimtar të vlerësimit të ofertave dhe shpalljen e fituesit të tenderit për privatizimin e shoqërisë “Albpetrol” sh.a. Patos”. E.Shehu

Comments

Submitted by korcar (not verified) on

<p>Nuk e di a ka ndonje konseguence per &quot;Vetro Energy&quot; per kete tallje me shtetin shqiptar. Nuk kam pare agjkundi neper gazeta apo bllogje te flitet per kete. Ka ndokush me shume informacion? Ligjerisht e kam fjalen se praktikisht sot per sot e di se nuk e gjen gje Rezart Tacin.</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.