Arkiv-Lajme

Si lajmet e faqes 4 të Zërit të Popullit - tallet Vehbiu me deklaratën e MPJ-së kundër Koresë së Veriut

Postuar në 14 Shkurt, 2013 09:48

“Ministria e Punëve të Jashtme, duke dënuar këtë akt, i bën thirrje Qeverisë koreano-veriore që të ndërpresë menjëherë këto veprime, të cilat janë provokime të rënda  dhe që ndikojnë negativisht në mjedisin e sigurisë rajonale dhe më gjerë...”. Kjo është një deklaratë e MPJ për një provë bërthamore të kryer ditët e fundit nga Koreja e Veriut.

Të etur për tradhëti ndaj atdheut – thotë eksperti i naftës duke folur për Albpetrolin dhe ka dy sugjerime: Për Opozitën dhe për Patton Boggs

Postuar në 14 Shkurt, 2013 07:27

"Njerëzit e mençur faktikisht nuk i kanë munguar kurrë këtij vendi, ka të etur për dituri, por edhe të etur për tradhti ndaj atdheut të tyre – thotë prof.Maksim Shuli, një "veteran" i naftës shqiptare, duke folur për privatizimin e Albpetrol në një intervistë të gjatë në të përditshmen DITA.  Shpreh keqardhje për "disa kolegë të mi të përfshirë në shkatërrimin e pasurive të vendit" – thotë Shuli dhe ca më tej duke ju rikthyer temës, thotë: "Jo vetëm nafta, por edhe bakri, kromi, qymyri, uji, toka, rrugët, pyjet e shumë të tjera, janë pasuri të cilat kërkojnë që të mbrohen me ligj me dy të t

Shënim: Taksa e sheshtë e Berishës dhe taksa progresive e Reganit

Postuar në 14 Shkurt, 2013 06:21

Në një takim me disa studentë, Berisha iu kthye edhe një herë temës së dashur të tij të taksës së sheshtë. Taksa progresive dihet që është marksiste, tha ai, duke vazhduar se ka zgjedhur taksën e sheshtë, ngaqë e kishte për zemër Regani (ish-presidenti i SHBA-së). "“Të paktën në dy shekujt e fundit, taksa progresive është koncept marksist. E dyta, ajo e sheshta, është koncept konservator, i cili kulmoi me Ronald Reganin," tha Berisha.

Rikthimi i E. Selamit ka zemëruar shumë vetë, e nuk ka gëzuar askënd (deri tani)

Postuar në 14 Shkurt, 2013 04:27

Riafrimi i Eduard Selamit (është ai vetë që ofrohet) pranë Partisë Demokratike nuk ka kaluar pa u vënë re. E vërteta është se në të djathtë nuk ka bëzajtur kush. Madje, gazeta Rilindja Demokratike e djeshme nuk e përmendte fare emrin e Selamit që një natë më parë, në studion e Fevziut, kish bërë një deklaratë dashurie për PD-në e sotme tw Berishës. Vetëm Tritan Shehu ka folur “zyrtarisht”, duke thënë se “PD-ja e mirëpret kontributin e Selamit”. Me shtypin puna ka qenë ndryshe.

Lubonja, i fyer nga mënyra si media publikoi “lajmin për Spaçin”: Kultura e Enver Hoxhës, e Berishës dhe e Topallit, edhe te gazetat

Postuar në 14 Shkurt, 2013 04:17

Lubonja ndihet i fyer nga mënyra si është paraqitur në media një deklaratë e tij disa ditë më parë për kthimin e Burgut të Spaçit shpallur vend muze, në pre të gjuetarëve të skrapit. Lajmi është përqëndruar te “vëllai i Ndrea Prendit”. “M’u duk gati-gati se sikur të mos kishte qenë vëllai i Prendit të Gardës atje, kjo ngjarje nuk do të bënte skandal” – shkruan Lubonja në Panoramën e sotme.

Shkurt Legen – shkruan Auron Tare për Selamin

Postuar në 14 Shkurt, 2013 03:04

Deputeti socialist Auron Tare duket se është një ndër më të zhgënjyerit nga qëndrimi surprizë i Eduart Selamit në 48 orët e fundit. Tare ka artikuluar dje me tone të forta revoltën e tij ndaj këtij qëndrimi të Selamit, ndërsa në një status të shkruar prej tij në faqen e “Facebook”, Tare është shprehur se ky veprim surprizë i Selamit tregon se ai është një njeri që nuk ka asnjë fije personaliteti.

Privatizimi i AlbPetrolit shqiptar, turpërim kombëtar - shkruan Financial Times

Postuar në 13 Shkurt, 2013 15:05

Qeveria shqiptare anulon ofertën fituese të kryesuar nga një biznesmen vendas në tenderin për shitjen e firmës shtetërore Albpetrol, pasi ajo nuk arriti që të paguajë, - shkruan sot Financial Times, që i ka dedikuar një raport të gjatë shitjes së kompanisë shqiptare të naftës. Sipas artikullit, vendimi i jep fund asaj që u bë me shpejtësi një turpërim kombëtar për Shqipërinë, në një kohë kur ajo po përpiqet që të bindë Bashkimin Europian se po rrit standardet e transparencës.

Shënim: Apeli lidhur me çështjen “Gërdeci” nuk ka gabuar

Postuar në 13 Shkurt, 2013 12:45

Shumë gazeta e televizione kanë dhënë idenë se Gjykata e Apelit, në vendimin që dha për çështjen “Gërdeci”, ka mbajtur anën e të akuzuarve kryesorë. Dhe me këtë është lënë të nënkuptohet se edhe ky vendim gjyqësor bën pjesë në listën e provave, që demonstrojnë se sistemi i drejtësisë është bërë njësh me pushtetin apo regjimin. Ky përfundim i fundit nuk është pa gjë, dhe për këtë ka pasur boll prova të tjera deri më sot (vendimi mbi 21 janarin ishte një provë ulëritëse), por duhet thënë se vendimi i Apelit mbi Gërdecin nuk është tamam një provë e tillë.

Dorëheqja e Papës sipas një sociologu shqiptar të Universitetit të Birmingamit

Postuar në 13 Shkurt, 2013 10:49

Gëzim Alpion, (Dr) është ligjërues në Sociologji në Departamentin e Shkencave Politike dhe Studimeve Ndërkombëtare në Universitetin e Birmingamit në Angli. Po specializohet në sociologjinë e fesë dhe u intervistua mbi dorëheqjen e papritur të Benediktit XVI-të nga Pete Morgan i radios BBC WM më 12 shkurt 2013.

Dr.Alpion, i cili ka trajtuar në botimet e tij shkencore marrëdhëniet e Nënë Terezës me Vatikanin komentoi ndër të tjera:

Shënim: Pse janë kaq të gatshëm të thonë PO të thirrurit e rinj nën shalë?

Postuar në 13 Shkurt, 2013 08:32

Pse i duhen Berishës persona si Dashamir Shehi apo Eduard Selami? Për shkak të Topit dhe sinjaleve se ai mund të marrë vota që ikin nga kazani i helmatisur i PD-së – thonë analizat e para pas daljeve publike të dy të sipërcituarve. Dhe nuk do ishte hera e parë. E bëri me KOP-in sapo u pa që PD nuk kishte më as rini, as fytyra të reja, po e bën me "të djathtët e ndershëm" (klasifikim thjesht për lehtësi komunikimi) tani që nuhat se FRD e Bamir Topit mund t'i marrë të ashtuquajturat "vota të djathta".

Pages

Subscribe to RSS - Arkiv-Lajme